modeljaNjë modele e “Playboy” është gjetur e vdekur në banesën e saj, pasi dyshohet se kishte marrë një mbidozë droge, e cila i shkaktoi vdekjen. Fjala është për bukuroshen Cassandra Lynn, 34 vjeç, e cila është gjetur e pajetë në vaskën e shtëpisë së saj në Los Angeles.Autoritetet po hetojnë ngjarjen e rëndë, ndërkohë që kanë përdorur edhe rrjetet sociale për të verifikuar nëse modelja ka dashur të vetëvritet, apo e ka tepruar aksidentalisht me drogën.

Cassandra Lynn ishte në kopertinën e revistës për meshkuj “Playboy” në shkurt të vitit 2006, me pseudonimin “Butterfly”, për shkak të pesë fluturave tatuazh që kishte në trup.