Monika-beluciMonica Bellucci ka pozuar për “Vanity Fair”. Aktorja dhe modeluesja italiane shfaqet tepër seksi në setin e fotove të kësaj reviste, në të cilën ka folur dhe për ndarjen nga bashkëshorti, Vincent Cassel pas 18-vjetësh.“Kemi qenë bashkë për 18-vjet dhe për llojin e jetës që bëjmë ne aktorët ky është një rezultat i arrirë. Jemi dashur gjithmonë me sinqeritet për sa i përket ndjenjave dhe me të njëjtën gjë jemi ndarë, ky nuk është divorc lufte”, ka vazhduar 49-vjeçarja.