bashatopstoryPrej vitit 2005, Lulzim Basha është një prej figurave më të rëndësishme të Partisë Demokratike, duke mbajtur disa prej posteve më të rëndësishme në jetën e vendit, si ministër i Transportit, i Jashtëm apo i Rendit. Sot, Basha ka sërisht një post vendimtar për vendin, por shpesh atë e kanë kritikuar se karriera e tij ka qenë joreale e se ka shijuar mbështetje të rëndësishme të faktorëve të jashtëm për të arritur deri këtu.

Në një tjetër rol, gjithashtu shumë të rëndësishëm për vendin, atë të kryetarit të opozitës, Basha ndodhet paradoksalisht përpara shumë sfidave paralele, duke qenë kryebashkiak edhe për dy vjet e lider i opozitës njëkohësisht, por më shumë se kaq, duhet të provojë që ka një projekt të vërtetin politik përtej hijës së ish-kryeministrit Berisha.

Sokol Balla – Zoti Basha, mirësevini në këtë studio.

Lulzim Basha – Mirëse ju gjej. Faleminderit për ftesën.

Sokol Balla – Zoti Basha, ju viheni sot në një moment vendimtar të aktivitetit të opozitës së re. Ju sot keni paralajmëruar një aksion të fuqishëm politik të opotizës dhe partive të tjera në shenjë proteste ndaj miratimit në Parlament të aktit normativ që shtyn për gjashtë muaj hyrjen në fuqi të ligjit për nëpunësin civil. Pse opozita merr këtë vendim?

Lulzim Basha – Pikë së pari, veprimi politik ka nisur prej disa javësh në raport me këtë ligj, që përbën edhe një prej tre kushteve që BE i vuri Shqipërisë, kusht që nuk u përmbush në kohën e duhur pasi opozita atëherë deshi ta bllokonte integrimin. Ju kujtojmë thirrjet e përsëritura të Brukselit ndaj klasës politike, për të qenë e përfshirë në proces dhe kaluar ato tre ligje, njësoj si thirrjet tona në ato kohë. Për fat të mirë, ky konsensus u arrit, ndonëse jo në kohë për të marrë rekomandimin pozitiv, por kakoi në 30 Maj dhe pjesë e kësaj dakordësie ishte edhe data e hyrjes në fuqi e secilit prej ligjeve, në këtë rast “nëpunësi” u caktua në 1 Tetor. Dua të theksoj se ai konsensus ishte një arritje historike, sepse shënoi pozitivisht fytyrën e politikës shqiptare, e cila është skalitur më së shumti nga përndjekje, luftë të përditshme politike dhe në këtë mënyrë është një bllok më shumë në murin e pozitivitetit.

Së dyti, rëndësia e konsensusit në ato tre ligje u duk se ishte e barabartë me atë të tre ligjeve në vetvete, kur u tha se aprovimi me konsenus ishte më i rëndësishëm se aprovimi me referedum. Pra, ishte një datë dhe konsensus historik, që mundësoi që progresraporti i Komisionit të rekomandonte statusin pa kushte pak ditë më parë.

Megjithatë, pas zgjedhjeve të 23 qershorit dhe periudhës së tranzcionit, u mësua jozyrtarisht se mazhoranca e re kishte synim të zhbënte këtyë ligj, këtë konsensus dhe ju kujtoj që në këtë përpjekje, menjëherë pasi mësuam informacionin bëmë thirrje të përsëritura publike e mediatike për t’u tërhequr ndaj çdo hapi në raport me prishjen e këtij konsensusi. Arkivi juaj do të tregojë se thirrjet tona ranë në vesh që nuk donin të dëgjonin. Për ironi të fatit, ishin burime po kaq të alarmuara sa opozita, që na thanë se jo vetëm do të ndërhyrej në ligj, por ajo do të bëhej edhe me një akt normativ, që është një dekret-ligj njësoj si dekretet e presidentit dhe ai në vetvete është antikonsensual, pasi ndryshe nga çdo ligj, akti normativ nuk është i hapur për diskutim, ai ose miratohet ose hidhet poshtë. Pra, ku nuk ka vend për diskutim, nuk ka vend as për konsensus.

Për fat të keq, natën e 30 shtatorit, katër orë para se ligji të hynte në fuqi, me datën 1 Tetor që ishte propozim i PS, ky konsensus u nëpërkëmb dhe bashkë me të u flak tutje edhe besimi reciprok, u gris në sytë e çdo shqiptari konsensusi. Ne vazhduam luftëm tonë opozitare në dy fronte, pikë së pari në frontin ligjor, duke depozituar pezullimin e aktit dhe nëpërmjet ndërgjegjësimit tashmë jo vetëm të kundërshtarëve tanë, por edhe opioninit publik për këtë akt të rëndë që u mundua të shihej si një ndryshim teknik, por që në thelb është një akt politik ekzekutus i këtij konsensusi. Veprimi ynë ishte refuzim i farsës, për të mos lejuar opozitën të nëpërkëmbej në atë sallë. Opozita është një vlerë e rëndësishme dhe s’mund të jetë një shtojcë e qeverisë. Mendojmë se ky veprim sjell akt të rëndë me pasoja të rënda, pasi sot në kundërshtim me çdo paralajmërim tonin, mazhoranca thelloi paligjshmërinë, duke botuar një akt jo vetëm konsensual, por edhe antikushtetues, pasi një ligj me 3/5 nuk mund të preket me procedurë të përshpejtuar parlamentare, aq më pak me një vendim qeverie.

Sokol Balla – Zoti Basha, kemi qëndrimin teknik mbi ligjin dhe pasojat politike me prishje konsensusi. I marrim me radhë këto dy aspekte të këtij debati publik, por ama ka disa pyetje dhe hamendësi të tjera. Ju iu referuat faktit se ky akt normativ e ndryshon në thelb ligjin. Por akti nuk ka të bëjë me ligjin…

Lulzim Basha – Thashë që akti normativ, nga natyra nuk është konsensual, pasi është de facto i pahapur për diskutim dhe thashë që është antikushtetues pasi pretendon të prekë një ligj, e në fakt e prek një ligj të miratuar me 3/5. Ligji është ligji nga neni parë tek i fundit, hyrja në fuqi e ligjit është pjesë e ligjit dhe përcaktimet se si do të hyjë në fuqi, me cilat akte nënligjore, ishin pjesë eksprese e negociatave dhe kërkesave të PS që u zbatuan ashtu siç i kërkoi ajo. Këtu s’bëhet fjalë për diçka teknike, por një ndërhyrje politike që rrëzon konsensusin. E rëndësishme të nënvizohet kjo.

Sokol Balla – Zoti Basha, ky është një ligj që në raport-progres merr vlerësime maksimale nga ana e BE-së, si i domosdoshëm dhe i duhur. Por, i njëjti raport i KE-së, kur vjen puna tek ligji, thotë se abrogon legjislacionin aktual pa provuar masat tranzitore deri në hyrjen e tij në fuqi. Qeveria aprovoi në Shtator të 2013-s shtesat teknike për të shmangur këtë vakum ligjor. Adoptimi i akteve nënligjore është i një rëndësie primare dhe i domosdoshëm.  Në një farë mënyre, edhe në këtë vlerësim zyrtar ligji shihet si i mirë, por me vakum ligjor në zbatimin e tij. A ndien përgjegjësi PD si qeveri e djeshme për vakumin ligjor që nuk u plotësua?

Lulzim Basha – Nuk ka asnjë vakum ligjor dhe këtë e përsëris. Ligji që hyn në fuqi në 1 Tetor është i zbatueshëm, edhe sepse qeveritë tona kanë miratuar mbi 1 mijë akte nënligjore në vit. Siç përcaktohet në nenin 69 të këtij ligji, qeveria duhet të përgatisë aktet tre muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit e do të thotë që nëse ligji do të futej në fuqi, siç u votua me unanimitetit për të hyrë në fuqi në datën 1 Tetor, qeveria kishte kohë deri në 31 Dhjetor për të përgatitur aktet nënligjore, që duhet të shtrijnë efektet e tyre gjashtë muaj pas aprovimit. Pra, ligji thotë se qeveria ka tre muaj kohë për të përgatitur aktet nënligjore dhe brenda gjashtë muajsh duhet të hyjnë në fuqi, ky është ligji përgatitur nga ekspertët e BE-së dhe votuar me unanimitet nga pakët.

Sokol Balla – Pse nuk u bënë më parë këto akte, që në kohën e drejtimit të qeverisë demokratike?

Lulzim Basha – Nuk kishte pengesë, sikundër praktika e ligjeve në 99,9% ka qenë e akteve nënligjore të votuara pas hyrjes të ligjeve, kështu është vepruar në 23 vjet dhe kështu veprohet rëndom në çdo demokraci perëndimore. Edhe në këtë fushë do të ishim të gatshëm të jepnin ekspertizën për të shpjeguar këtë pjesë kapitale të ligjit, pasi janë ato nene që ofrojnë garanci, ndërsa ato nene që kanë nevojë për akte nënligjore, ato mund të hartoheshin në një kohë shumë më të shkurtër se tre muajt në dispozicion. është një alibi e plotë.

Progresraporti? Dua, me këtë rast të shpreh neverinë time për keqpërdorimin që iu bë KE-së dhe këtij raporti nga kreu i maxhorancës, që sot përsëriti se akti normativ gjen mbështetjen nga BE, e kjo është një e pavërtetë 24-karatëshe. Është absurde dhe ju e dini zoti Balla, që BE kujdeset shumë që zyrtarisht mos të lërë kurrë shteg të interpretohet si marrës pale në një debat. Përdorimi i BE-së, për ta sjellë si një avokat të antikushtetueshmërisë u bë me një qëllim të vetëm, për të kompleksuar deputetët e mazhorancës dhe për t’i futur në rrugën e minimit të mirëbesimit të krijuar në 30 Maj mes palëve.