Google+, rrjeti i dytë social në botë

Firma britanike Trendstream gjatë javës ka përditësuar indeksin e saj global të rrjeteve sociale dhe në të ka zbuluar se Google+ tani është në vendin e dytë, si rrjeti i dytë më i famshëm social në botë. Përveç Google+, edhe rrjeti tjetër social me fokus në video – YouTube ka kaluar në vendin e tretë, duke e lënë pas rivalin e madh të Facebook-ut, rrjetin social Twitter, i cili ndiqet nga LinkedIn, që tani është në vendin e pestë.

Sipas tabelës së Trendstream, Google+ zë vendin e dytë, pasi numri i përdoruesve aktiv për Facebook në dhjetor të vitit të kaluar ishte 693 milionë, ndërsa Google+ kishte 343 milionë. Pjesa më e madhe e përqindjes së rrjeteve sociale bazohet në Kinë.