Vdiq astronauti që i pari shkeli HënënNeil Armstrong, njeriu që i pari shkeli në Hënë, ndërroi jetë në moshën 82 vjeçare. Astronauti i famshëm vdiq nga komplikimet që u paraqitën në fazën pas operacionit në zemër.

Vdiq ish astronauti i NASA, Neil Armstrong. Në fillim të këtij muaji ai i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik në zemër dhe pas operacionit gjendja i është përkeqësuar duke humbur këtë luftë.

Fjala është për njeriun i cili i pari në historinë e njerëzimit shkeli në Hënë, më 21 korrik të vitit 1969, duke qënë edhe komandant i anijes kosmike “Apollo 11”. Ai atëhere kishte dërguar mesazhin e njohur “Ky është një hap i vogël për njeriun, por hap i madh për njerëzimin”.