Gjendet trupi i pajetë i një vajze  shqiptare  përgjatë rrugës Cese di Avezzano në Acquila të Italisë, e cila rezultonte e zhdukur prej dy ditësh.

Mësohet se viktima është Marjana Marku, 30 vjeç, e cila dhe punonte në një lokal nate.

Familjarët e vajzës kishin denoncuar në polici zhdukjen e saj, e cila  kishte humbur gjurmët prej dy ditësh.

Nga ana e policisë po hetohen të gjitha pistat e mundshme për vdekjen e saj, pasi janë pikasur ënjtje në stomakun e viktimës, ndërsa afër trupit të saj është gjetur një makinë e djegur e cila ishte vjedhur dy ditë më parë.

Mësohet se trupi i vajzës Marjana Marku, u njoh nga i vëllai.