Sylë Mujaj, Lugano-E drejtë legjitime për procesin e popullit tim sepse brenda kam rrumbullak te investuar krejt rininë tim nëse nuk besoni…. provoni….

26 mars 1981–26 mars 2012

4.- SI NA TRANSFRERUAN NE SERBI 

RRUGA E TRANSFERIMIT NË SERBI

Ishte ditë e hëne 9 nëntori i vitit 1981, kur tri ditë na kishin dhëne racione të dobëta dhe na kishin shti që rrobën ti kthejmë për në shtëpi, kur në këtë ditë, u ndejua shamata vetëm në gjuhën serbe, grindeshin, rrapëllonin korridoret, dëgjoheshin klithje të tmerrshme. Aty nga ora 8 e mëngjesit na urdhëruan që t’i marrim të gjitha rrobat me veti e në kolonë që atje të dalim ne oborrin e burgut, prapë ai shembulli i “pincgaverëve hetohej afër derës se burgut. Ishim të uritur, kishim të ftohtë të madhe, sepse gjerat e trasha të rrobave kishte tri ditë që na i kishin marrë kinse që t’i dërguar në shtëpi. Pra tre pincgaverat e një muaji me herët që na prunë këtu na morën e na kthyen prapë në Prishtinë ne holin para sallës se vizitave. Diçka ishte tash ndryshe ishte diçka me e zhurmëshume ishte diçka veç serbishte çdo fjalë çdo urdhër çdo veprim. Aty këtu nëpër katet e ndërtesës SUP-it të Prishtinës shihej ndonjë fytyrë femre apo mashkulli që qanin, shikonin pak e largoheshin, vinin të tjerë e largoheshin, neve na shikonin me disi dhimbje e kureshtje, si dhe ne i shikonim ata, bile ne nuk qanim, sepse nuk dinim këtë mjeshtri apo nuk e dinim se pse të qanim tash !!!?, kur prapë nuk e dinim çka po bëhej me ne!!!? Molisja jonë e qëllimtë pa bukë tri ditë dhe pa rrobe dimri na dërmoi edhe atë ditë acari, por shkondullimi i njësiteve speciale të Serbisë nuk na jepte kohë as të mendonim as për urinë e as për të ftohtit. sillnin nga do shkonin pa asnjë arsye, shanin e fyenin, gardianët tanë, vraponin që t’i dëgjojnë urdhrat e tyre shpesh dhe ngatërroheshin në këmbët e tyre e rrezoheshin, edhe pa ju dhëne urdhër, sepse sillnin edhe në ta po si ne të burgosurit. As ata as ne nuk kishim faj ishim në “dorën e dreqit”. E gjithë paradite kaloi në maltretime, rrahje e provokime më të egrat që mund të jenë, dy tre vetë u alivanosen sa nga goditjet fizike aq nga molisja dhe të ftohtit e urisë se qëllimtë që veç e kishin përgatitur për këtë ditë ta quajmë të zezë. Asaj ditë që kurrë mos u harroftë apo u ktheftë në të mirën e popullit tonë. U ndërruan edhe grupet speciale, dolën këta që ishin e hynë të tjerët të veshura në tesha të zeza e me fytyra të mbuluara të gjithë hetoheshin ishin serbe, nuk dëgjohej me zë shqiptari përveç ofshamat të ndonjë të burgosuri që për arsye fizike nuk munde shpejt ti zbatoj urdhëratë e policit, atëherë kërciste kërbaçi si në shtazë mbi trupat tonë të lodhur apo krejt të molisur. Tash nuk vëreheshin as nëpër dritaret e SUP-it, të tillë që qanin apo vërenin, diku ishin strukur apo frikuar, /sa duket edhe ata u lodhen/, kjo skenë e mos shikimit të tyre disi e rëndoj edhe me shumë situatën veç të mundimshme fizike e psikike. Na merrnin secilin nga njërin na vendoseshin qer muri me kokë nga muri, na binin me kërbaç deri sa nuk mund të qëndronim me në këmbë, na merrnin nga dy tre policë e na hidheshin brenda nëpër kamionët ushtarake, vetëm në kamionin tonë, ku unë i shtrirë, e që me ndihmën e të tjerëve u ngrita ishim 13 veta, disa me kujtohen edhe sot: profesori Hasan Ukhaxhaj, Lulezim Haxhimusa, Ujkan Zeneli, Ramiz Thaqi, Avdullah Lohaj, Daut Rashani. Kur u mbyll dera, duke menduar se shpëtuam bile nga të ftohtit, filloi tjetra e keqe e frymëmarrjes se vështirësuar, ishim si peshqit e mërdhirë në konservë të ndryshkur. Udhëtonte me kamionët ushtarake pa e ditur se në ç`drejtim shkonim a nga jugu apo nga veriu, tri herë u ndal gjatë rrugës që me vonë e morëm vesh ishte burgu i Prokuples dhe Burgu i Leskovcit, që kamioni ynë dikur vonë të mbërrinte në kazamatin e Nishit në Serbi. Po kjo ishte dhe mbeti udhëtimi ynë i tmerrshëm pa e dituar as një moment se çka po bëhej me ne dhe me jetën tonë që vërtet aq ishte e molisur, të uritur të mërdhirë e gati të vdekur pa ajër të mjaftueshëm të atij ta quaj “udhëtim fantazmë”, që të thuash që e dëshironte diçka që mund të ishte e bukur atëherë pra Vdekjen, këtë e dëshironte secili jo vetëm unë. Diku në një shkrim e kam të cekur edhe një ta quash shqiptar i cili mbasi zbritem në një si tunel në afërsi të dyerve kryesore të këtij kampi, u lajmërua kur doli nga një veturë e zezë, edhe vetë ishte pak zeshkan: tha unë jam profesor i gjuhës shqipe, na tha se na njeh të gjithëve me emër e mbiemër, na tha se ju keni gabuar rënd, e keni dëmtuar vëllazërim – bashkimin, na tha se ju nuk jeni njerëz, me gjitha këto të mira që na i ka dhëne vetë me dorën e vet Marshall Tita, na tha se ka me na vra zoti, na tha se kemi me vdekur këtu, dhe këtu kanë me ju mbetur eshtrat, na thoshte e secilën herë e ngiste zërin e lëvizte dhe me duar, e secilën herë profesori i gjuhës shqipe që quhet Hajri Kryeziu diku nga Prizreni, përdorte fjalor jo shqip, por si një maxhup, na quante se ne jemi mu. shqiptar, që çka mundeni ju me i bë Jugosllavie, ju nuk mundeni ti bëni asgjë ne kemi me fituar sikur Tito në Dervar. fliste ky njeri deri sa Ujkan Zenelit i cili ishte me i riu u rrezua për toke. fare nuk e ndalte fjalimin profesori i cili, me gjestikulacionet afrohej dhe na e prekte hundën e na shtynte me një gjendjeje të një pijaneci apo të çmenduri, këto fjalë i foli në gjuhën shqipe e mos të hyjë çka llomotiti në gjuhën serbe afro një orë e me shumë. po quhej profesori i gjuhës shqipe civili i UDB-së:  Prof.Hajri Kryeziu, që edhe sot jemi në pritje që së paku të kërkojë një falje të vogël se sherri i tij edhe sot diku i mbështetur në ndonjë parti të shumicave apo pakicave thirret: ”se populli ma ka dhënë votën çka po doni ju, pse krekoseni vota është e shenjtë populli na donë ne e jo ju ne jemi me popullin ne dimë me e dashtë popullin“ në atë qëllimin e tij se po po ne do të fitojmë ah medet sa ka Kosova kësi profesorëve që edhe sot pa fije turpi fyejnë e shkelin mbi dhimbjet apo vuajtjet tona e ne prapë ju themi, jemi në pritje të kërkim falje. dhe vërtet do t’i falnim se ne fituam e jo Ata.

 

HYRJA NË KAMPIN E NISHIT

Te rreshtuar në kolonë dy nga dy u hapen, portat kryesore, të mëdhatë, e Zindanit të Nishit, ishte ora diku 21 apo 22 e natës se 9 nëntorit të vitit 1981, kaluam nëpër një park, kishte diçka rrugica e beton të rregulluar nga të burgosurit, tejkaluam këtë park e hymë në ndërtesën që me vonë e morëm vesh ishte “shtëpia e bardhë” apo shtëpia e zezë në origjinal. Hyrja jonë ishte dhe mbeti për shumë vite enigmë vitesh; dhe pse, ne hymë nga dera kryesore me dy tri shkallë në katin përdhese aty ishte një perde e katërt, që të paragjykonte se mbrapa perdes është mur, por aty nuk ishte mur, ishte një perde që çonte në thellësinë e një podrumi shumë të thellë nënë tokë. A ty ekzistonte dhe një korridor shumë i gjatë, por shumë i ngushtë të thuash me qindra metra që sa duket të çonte përfund tokës në anën tjetër të kësaj shtëpie; Në të dy anët e këtij korridori nëntokësor ishin qelit e tmerrshme që shumica e rinisë tonë u kalua dhe u sakrifikua deri në gjakosje, alivanosje, e vdekje pikërisht nëpër këtë korridorin nëntokësorë të shtëpisë se “Bardhë” të burgut të Nishit në Serbi. Aty përsëri në fund të korridorit kishte po si në hyrje shkallë që ngjiteshin lartë deri në katin e dytë të kësaj shtëpie të “bardhë”. Këtu ishte dhe mbeti qëndrimi ynë të thuash me dekada apo 10 vjetësh. Këtu kaloi rinia e me shumë se 200 apo 300 personaliteteve atdhetare. Këtu ishin 24 dhoma speciale që ne gjuhën tonë quhet “Izolim” nga gjithsekush, e ne gjuhën serbe quhet “Grupa Pojaqanih Nadzora” /GPN/. Këtu dhoma ishte me katër krevate, dy nga dy njeri mbi tjetrin, të përforcuar ne beton, dy karrige të drunjta më të larta se normale me je WC, 1 m katror, gjerësia mes krevateve 50 cm e gjatësia e dhomës 5 hapa normal. Dritarja e dhomës ishte a që lart që edhe nëse hip mbi krevat nuk mund ta hapesh, dritare pa xhama, por me katër lloj grilash, e nga ana e jashtme kishte të larguar afro 10 cm. një xham të përbërë nga telat. Muri ishte afro një metër i trashë ne gjatësinë e njeriut fillonte thyerja e murit e vazhdonte afro një metër e gjysme deri të parmaku i dritares ta quash dritare, sepse vetëm nga ora 10. 30 minuta e deri nga ora 15 mund sado pak të reflektohej në ndonjë dhomë, një lloj drite e pa dritë një lloj dritë e vagullt, 12 dhoma në njërën anë e 12 dhoma në anën tjetër largësia e këtyre dy krahë dhomash përshkohej me nju korridor shumë të gjerë të thuash mbi 20 m, ku me detyrim ishim të obliguar që një herë në dy ditë të pastrohej e të lahej ky korridor ku shpesh herë për një trokitje në dhomën tjetër apo ndonjë përshëndetje ky korridore ishte arenë e gjakut shqiptar, kemi dhe ka raste të shumta, si rasti i daljes se Hazir Morines nga Suhareka kur në shenjë përshëndetjeje në këtë korridor ia thotë këngës së Dervish Shaqës-“Kur ta kthyem oj Kosovë Shpinën, apo e lamë borë e gjetëm dimër, ”Haziri na përshëndeti që e kreu burgun, por në shtëpi shkoi i përgjakur, ne ishim ata që e pastruam, ne pastruam edhe gjakun e Ramadan Nikes kur bash nga i ashtu quajturi bashkëvendësi i Ramadanit Saviqi i Drenicës, pa as një motive me kërbaç i ra ne veshin e majtë që i shkaktoj probleme jetësore, ne pastruam gjakun në këtë korridore të shumë e shumë shokëve që kur na qonin të na i heqin flokët, një herë në muaj, na i heqin flokët së bashku me lëkuren, apo nëse i thoshim pse kështu përsëri kërciste dajaku mos me fol të shkonte lëkura, me folë të shante kërbaçi, dreq pune ma ne “dorë dreqi”, nëse fliste njeri e hanin kërbaçin të katërt. Ne pastruam gjakun edhe kur shkonin të pastroheshim në një kthinë, që shpesh, kinse mungonte uji i nxehtë e kishte vetëm ujë të ftoftë, apo herën tjetër na e lëshonin ujin e valë që shumë shokë edhe sot kanë pasoja të trishtuara nëpër lëkurat e tyre. Ne pastronim gjakun edhe nga ordineret që nuk kishte javë që nuk u godiste dikush nëpër dhomat. Ketë e pritnim dhe e kishim të gatshme nga drejtor Nikoliqi e inspektor Nesha: që të rrahet irredentisti e nacionalisti shqiptar e kushtëzohej me nga tre apo katër vite heqje burgu, ne kishim larje gjaku edhe nga ordineret e shumtë shqiptare që ishin për vepra të tjera e i sillnin ne Izolim me kushtëzimet që të rrahet filan profesori apo siç ishte rasti im me një far Ukë Shalën e Ruhotit, se kinse “Uka është i çmendur e ti duhet të kesh kujdes nga Uka” /prite shqiptar zeza prite/ ha ha ha, nuk ishte vetëm një Ukë kishte shumë kësi ukash. është i çmendur, ma sollën në dhomë dhe po sa filloja unë të lexoja apo vizatoja ai i mëshonte krevatit, fishkëllente, nuk me lejonte të shëtis ato pesë hapat e mi me pengonte ne ushqim ma kërkonte ushqimin. Çdo moment apo orë apo ditë nuk me hiqej qafë me ngacmonte që në një mënyrë apo tjetër disi ta preku fizikisht apo ti bëj fare shenjë që ai të lëshonte një piskamë e menjëherë të vijë 10 gardianët e të më lëshohen ne shpine mua jo vetëm me gazin lotsjellës, por dhe me forcën e kërbaçëve, dhe me dënimin një mujor në qeli, kuptohet këtë e priteshin të gjithë edhe shqiptarleci Uka edhe drejtori Nikoliqi edhe ujqerit gardianët me fjalët veç të përgatitura që me kishin thëne në fillim kur ma kishin sjellë Ukën në dhomë: “Kij kujdes se është i çmendur”. apo siç thotë populli ynë “luaje maçë kryet e buallit në muajsh me e luajt”, more nuk ish punë një Ukë, por, por këso “çorbe” kishim çdo ditë çdo natë çdo javë çdo vit në burgun e Nishit, jo vetëm unë, por të gjithë i kanë rastet dikush edhe shumë më të vështira se sa të miat rastet e Beratit, Hydajetit, Ganiut, Hysenit Muhametit, Bajramit, Ahmetit, Martinit, Musa, Ramizi, Esati, Selimi, Salihu, e të gjithë tjerët pa i nda as njërin që ishte i dënuar politik. Po ta preksh me dorë “Ai fitonte” po mos ta preksh me dorë nuk jetohej, vendosa më në fund ta lidhi me kujdesin e madhe me një spango, për këmbët e krevatit, por të mos i shkaktoj dëme fizike. E lidha në të kundërtën ia ktheva kokën mbrapa e me spangon ia lidha kokën me këmbët; se përpëlitej e kishte spangon në fyt kështu qëndroj një ditë, i epsha ushqim, vetë, por kot kur e lëshoja e njëjta gjë, mu deshtë ta përsëris eksperimentin deri sa të vijë Drejtor Nikoliqi, edhe ky ish bashkëvendës i yni nga Leshani i Pejës. Kur e pa i tha, a të ka ra Syla i tha jo të lutem me lejo të dal nuk dua të më hiqet burgu, nuk mundi ta duroj regjimin tim, apo ta duroj regjimin e sa e sa krimbave ordiner shqiptare që bënë shumë dëme nëpër shumë personalitetet shqiptare, si rasti me Prof. Muhamet Rogoven, Martin Qunin, e Sherif Konjufcen, Hysen, Gegen, Berat Luzhën, Hydajet Hysenin, Bajram Kosumin, Ramadan Pllanen, Ahmet Jusufin, Salih Sefa e Enver Dugollin. Emin Krasniqin, Gani Krasniqin, Bajram e Musli Kosumin, Selim Zhubin, Afrim Qerimin, Esat Ahmen, Prof. Hasan Ukhaxha, të rinjtë sot martir të Kosovës artistin Gursel Sylejmanin e Sejdi Elezine të madhin martir Enver Topallin, të riun Bedri Bajramin, Daut Rashanin, Ujkan Zenelin, shokët tjerë Njazi e Sedullah Kadriun, Faik Januzin, Saqip Zymberin, Mustafe Ramadanin, e Januz Musliun, Ramiz Arifin e Plakun e shtrenjte bacin Xaje Nuren, Selim Bucollin, Ramadan Niken, Nasim Haredinaj e Ahmet Jusufin, Sali Salihun Kadri Llugaliu e Fehmi Berishën, Të ndjerin Xhemail Krasniqin, Smail Smakiqin, Ramadan /Gashin/Dobren e Gani Kocin, Salih Malen, Selim Gecin e të ndjerin Xhavit Nuhiu, Kadri Osmanin e Hazir Morinën, të rinjtë e veprave tjera që në çdo momente u solidarizuan me qëllimet tona atdhetare si Tomë Milicaj e Sylë Ahmetin, Musen e Vogël e Sokol Ndrecaj, Rame Kelmendin e Emin Lushten, Plakun e mirë Musli Ademin si dhe shumë të tjerë që nuk i kam harruar, po me dhimbsen që humbën kohë si ish të burgosur politik kinse të Kosovës si rasti i Rexhep Maqedoncit, Ramiz Thaqit, që kështu fatkeqësisht k
a pasur edhe nga raca jonë, por fatbardhësisht në numër të vogël apo ne gishtat e duarve, ka e q`nuk kishte nëpër burgjet e asaj Jugosllavie që sot nuk i ka as spondlat nuk ekzistonte me as në kokat e ish kumareve të Titos apo aty këtu ndonjë pobratim që ju duhet ilegalisht të takohen në mes veti, kësi lloj mileti kemi pasur edhe në Rugovën time, Pejën time të dashtun. Nga ata nuk kërkojmë asgjë, sepse s`kanë as çka japin, kërkojmë që së paku për arsye të gjeneratave të reja se paku të flasin qer të kaluarën e tyre, që edhe po të kërkoni falje qer demet e tyre besomëni nuk na duhen se ishin dhe nuk janë të sinqerta mund t’u ndihmojnë vetëm fëmijëve të tyre që se paku ata mos ta kanë në ndërgjegjen e tyre barrën e përgjegjësisë se prindërve të tyre vetëm kjo kërkohet, e atëherë mund të flejë të qetë që së paku e bënë një veprim ta quash njerëzor që deri diku është obligim edhe fetare, sepse do të vdesë keq. jemi në pritje të kësaj ta quash “detyrë shtëpie”. Kjo fjalë ju destinohet vetëm atyre pushtetarëve që deri diku gjatë këtij 30 vjetori nuk u përmirësuan fare, as nuk u disiplinuan, shih nxunë turrë edhe si me parë nëpër pushtet dhe që një kohë vërtet ia arritën, sepse populli i shumë vuajtur e shumë pushtuar, menduan se këto “hiena” u përmirësuan, po i thonë edhe veti “demokrat” edhe në shtëpi edhe ne publik, bile sa e çuditshme është rasti i kryegjykatësit tim /te ndjerin/ tash Tadej Rodiqi, i cili u zgjodhe edhe këshilltar në krye të partisë demokristiane e i cili me “diturinë” apo paret e majme të një kryegjykatësi beri edhe sherrin e dekadës në atë mbledhjen e katërt të LDK-se e ku fajet ia hodhi ish të burgosurve që paskan hy këtu të “gërryejnë partine nga brenda” a nuk ka me qesharake për popullin e shumë vuajtur që e “hëngër keq këtë loje shtrigash demokratike”, e unë kam sa të doni këso rastesh që në veti ka edhe dhimbje të mëdha, dhe pse mos të shkruhen e të vizatohen mirë qer hirin e gjeneratave të reja. Gjithkund te secili njeri ka vlera dhe antivlera, ne sot na duhen vlera kombëtarë në procesin tonë e jo militantizëm politik. Ja një shembull si mund të kalohet ehte shembull banal, por mendoj frytdhënës për gjeneratat e reja e të pafajshme që e duan Kosovën sa unë e sa ti: Skënderbeu e Hamza, Zogu e Noli, Enveri e Tita, UÇK e Rugova.Duhet një herë të ndalemi e mos ti ngatërrojmë gjerat me historinë e kohen që vetë sot ne po e bëjmë historinë e jo historia si deri me tash qer teket apo klanet të mira apo të liga e bënte dhe e shkruante ashtu si ju diktohej nga dikush, sot është edhe koha në anën tonë që ne me vlerat tona që nuk janë të paketa akademiko shkencore, institucionale kur sot kemi para veti Dy akademi Shkencave e Arteve, kemi Dy parlamente, kemi një popull të ri ne regjion, kemi një Mërgatë apo një thesar me talente të nduar nduarshëm me ekspert nga çdo lëmi duke ia filluar nga Kuzhina e deri te mjetet më të sofistikuara tele-dirigjuese, aviacioni, telekomunikimi etj etj. Këto vlera e presin vetëm koordinimin e mirë të parlamenteve tona që njeriu ekspert lirshëm të vijë ta kryen detyrën e vet ne Tiranë apo Prishtinë apo Shkup e në mbrëmje të kthehet të familja e vetë ne Australi apo ne Amerikë apo të udhëtojë nga Prishtina në Pejë bie fjala. Kemi kohen dhe situatën ne disponimin tonë që kjo se paku të menaxhohet nga pushtetarët drejt e në mënyrë të përgjegjësive morale e juridike. e shumë e shumë tjera të kësaj natyre. Gjeneratave të reja ju duhen vlerat e tyre e jo nevojtoret e tyre, kështu sot kur dhe kushtet e rezultatet po shihen ne trenin mbarëkombëtar të ndalohemi e të marrim veç të mirat e të palarat e tyre ti hedhim, s`ka epokë pa të pa lara, por ka shumë të lara, s`ka njeri pa të këqija, por ka dhe të mira. Vlerat kombëtare nuk kanë limit klanor-politik apo regjional ato po mblidhen me shembullin e Rilindëseve tanë në një kauzë të vetme të formuar e të dalë hapur që quhet vlera Kombëtare Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar. I cili ka destinimin deri ne arritjen e fundit të bashkimit të kombit që egërsisht e ndanë miqtë tanë të sodit. Obligimi ynë është drejt Tribunave kulturore shpirtërore të hapura nëpër krejt planetin, pra ne diskutime me të tjerët qer mijëra e mira tema të pa njohura nga të tjerët apo me zili të anashkaluar, ky është emisioni konkret i UKSH-in tashmë e dalë hapur për krejt bashkëmendimtaret tanë apo miqtë tanë.

 

GRUPI I IZOLIMIT 

Shumica e shqiptareve të izoluar ishin të burgosurit politik të Kosovës nga personat me influence jo të disiplinuar qer pushtuesin apo grupe të organizuara me filozofit e tyre kombëtare, dikush veç atdhetari të pastër, e dikush me ndonjë lloj-lloj ideologjie që në fakt të gjitha drejtimin e kishin ne veprim e ne shkrim një rrugëtim një gjë për të ecur përpara Kosova që ishte ndarë padrejtësisht nga trungu i vetë Shqipëri.Është ndare pikërisht nga këta miqtë tanë të sodit që kaq shumë po na përdhelin e po na duan sot, por sot miqtë tanë duhet edhe ta dinë se nuk janë ato kohërat e kaluara janë kohëra të reja janë kohëra integrimesh jo vetëm shqiptare, por integrime botërore, edhe nëse duan nuk mund të mbyllin procesin e bashkimit shqiptare, që jo bash me dashamirësi po e shohin realizimin edhe fizik të bashkimit kombëtar shqiptar. Për veç këtyre grupeve të organizuara nëpër territoret shqiptare pati edhe shumë personalitete edhe nga trojet tjera të pushtuara, pati nga kjo Maqedonia pati nga Malësia pati shumë nga Lugina e Preshevës Bujanovcit e Medvegjes, sa interesante ne simpatinë tonë apo në bashkëveprim patëm edhe një arbëreshë Dhimiter Patituccin i cili i shpëtoj burgut dhe dha lajmin e parë për mes gazetave italiane për mes të madhit Ismail Kadare se në Prishtinë shpërtheu mllefi shekullor i ndarjes së Kosovës, ky dha informatën në lidhje me tmerrin e krijuar apo qytetin e studentëve të bllokuar nga njësitet speciale të Nishit, ky tregoi i pari se dhjetëra e dhjetëra studente u burgosen e me mijëra po mbahen të mbyllur ne SUP-in e Prishtinës, ky tregoi rastin e masakrës me 26 mars kur u përleshen pa drejtësisht Policia speciale e Nishit e armatosur deri ne dhembë kundër studentëve me duar boshe që nuk e pranojnë me “stafetën e Marshall Titos”, (sot Dhimiter Patitucci është ne kuadrin e ndermes komunar i Milanos, ishte sekretari i Maestros tonë Ibrahim Kodra). Ishte me ne edhe Arvanitasi nga Janina; Kostas Mizis /Koqo Mizo/ që përkrahu organizimin tonë, e që ishte pjesëmarrës i kësaj Pranvere veç Shqiptare të Vitit 1981, /sot ky ekspert është ne Institutin e gjuhëve të huaja ne Tiranë/. Nëpër këto grupe u shumuan edhe grupet nga shërbimi ushtarak i asaj Jugosllavie, që pa një motive të theksuar politik i grupuan dhe i cilësuan si grupe armiqësore, si me karakteristiku Grupi i Masakrës se Paraqinit dhe vrasja e martirit Aziz Kelmendit, pati dhe me dhjetëra grupe të tilla, por nëpër burgje pati dhe shumë kryefamiljar të pa dëgjueshëm të pushtetit sllav.

 

KATËR KREVATE TË BETONUARA

Është diçka që duhet të shkruhet bile se paku të lihet diku, në lidhje me vetë dhomën dhe krevatet e betonuara apo sistemin e kësaj ti thuash jetë burgu, që më duket se ishte pak me zi se sa mendohet apo e kam parë ne të shkruarit e deri sotëm. Nga dita e parë që na vendosen katër personave na i mjeken emrat na i kthyen ne numra, unë nuk isha me Sylë Mujaj nga sot isha numër bile bukur i madhe 712-ti. Ky ndryshim emri ne numër shumë herë na solli edhe pa kënaqësi më të trishtuara, sepse kur ekipi i drejtorisë hynte brenda ne si numra duhej të ngiteshim në këmbë shpejt e njeri mbas tjetrit të hynim në mes krevateve me kokën poshtë e me duart e lidhura mbrapa, ishte diçka e vështir, por duhej të pranohej edhe pa dëshirën tonë, kështu thoshte rregullorja e burgut të Nishit, kështu thoshte bashkëvendësi ynë Nikoliqi, i cili shumë mirë e dinte edhe shqipen, në rast se ndonjëri nga shqiptarët e pranonte vetëm pak se ka gabuar, atëherë shpirtgjerësia e tij, i ofronte lloj-lloj benificionesh të ndryshme si p. sh, nëse kishte bashkëshorte e lejonte në dhomën speciale që së paku një gjysme ore të çojnë dashuri, nëse nuk kishte ndonjëri femër, e lejonte në gjuhën shqipe të dilte në qytetin e Nishit e të kërkonte femër, disave të disiplinuar ju jepte mundësinë e daljes ne fushë, që të punonin ne ekonomi, disave ju jepte sugjerime që të lëne takim sa herë që të duan te inspektor Nesha. /rasti i Rexhep Maqedoncit të famshëm/. Kishte edhe të tjera benificione nga Nikoliqi, por po kthehem të katër krevate, të katër numrat të katër pjatat të katër lugët, te një WC brenda, të dy karriget karakteristike që edhe po të doje nuk mund të qëndrosh i ulur me shumë se sa 20-30 minuta, sepse ishin jo normale pra ishin edhe ato si mbas rregullores se bashkëvendësit tonë Nikoliqit. Karriqat ishin të thjeshta vërtet nga druri i çetinës /breut të zi/, por edhe pse nga druri i mirë kishin “sherrin e madh”, që shumicës se ish të burgosurve politikë ju kushtoj me këtë pozitën më të larta se të zakonshmet të sëmuren nga vënave e këmbëve, kjo ishte ashtu, sepse kështu e kishin parashikuar, !!!? Te kthehem prapë te krevatet e përforcuara ne beton, struktura e krevateve ishte nga gypa të hekurit të stervjetruar dhe këto lloj gypave ishin njeheni dhe çerdhet më të preferuara ne botë me një insekt të quajtur “buba mara-buba shvaba” apo ku ta dijë se qysh quhet ky insekte që mendoj se nuk ka ne botë përsëri që shumohet kaq shumë e kaq shpejt insekte që për tri katër ditë të thuash e lëne gjysmën e trupit të vet në një si të them si një lloj baloni të vogël me larvat që mbas ndarjes nga trupi insektit të shkretë i mbeten vetëm krahët e pjesa tjetër krejt janë me mijëra larva që edhe ato duan rrugëtimin e procesit të vet ne trojet e veta nëpër gypat e hekurishteve shumë vjeçare”. Ditën rrallë dukeshin, por natën bënin kerrin nëpër batanijet dhe nëpër kokat tona, nëpër ushqimet tona, nëpër ëndrrat tona, edhe ky ishte një problem në veti, që duhej të kemi kujdes apo të ruheshim si nga problemi tjetër i personave vagabondë personave për vepra ordinere, që edhe ata ishin shumë, jo vetëm serbë, romë apo vllahë, kishte në mesin e tyre edhe asi që flasin si ne pra shqiptarët, problem tjetër ishin edhe do lloj fluturash që folenë e vet e kishin po në këto krevate të hekurta e plotë korezion /ndryshk/, këto lloj insekteve ishin nëpër dyshekët e famshëm apo “sllamaricat e shekullit të kaluar që çdo krevat i kishte nga tre dyshek; shumëzuar për ta zëmë 100 lavra fluturash të territ, brenda je muaji bëjnë më duket 1200 flutura, sepse në dhomë ishin 12 “sllamarica të konopta”. Katër krevatet në vitin e parë ishin disi edhe të mirë, sepse po të kishim ushqim të bollshëm, ndonjëherë mund të bënim dhe je farë gjimnastike, sepse ju shkonte tamam lartësisë dhe gjerësisë tonë, këtë e vërejtën edhe drejtoria e cila e caktoj edhe në rregulloren e burgut se energjia e tepruar mund të na bëjnë disi të rrezikshëm, kështu, kjo edhe me shkrim u vërejte që në javën e ardhshme, me vetë kaloritë e ushqimit që mos të jemi të aftë të bëjmë ushtrime mes katër krevateve. Të gjitha këto u bënë edhe ligje të burgut ne “shtëpinë e bardhë”, ku ishim ne të burgosurit politik shqiptar, nga bashkëvendësi ynë drejtori fuqiplote Nikoliqi i Leshanit të Pejës.

 

USHQIMI NË BURGUN E NISHIT

Tregova se dieta jonë u ndryshua për shkak të ushtrimeve, në mëngjes , bukë e marmelate me ujë të nxehtë me pakë erë kamomile, dreka ishte shumë e veçantë ese kishte lakra të ziera, që vërtet nuk kishin shije aspak, në mesin e lakrave nga kazani tjetër na u vendoske ndonjë vesh derri, të jem i sinqertë shpesë edhe i pa fërguar mirë apo i pa pastruar me të gjitha ato që i ka derri kur ishte i gjallë, qime, yndyrëra të gjalla, në vitet e para nuk mundeshim asnjeri të hante këtë ushqim, me vonë kinse u mësuam apo nevoja për jetën ishte me e madhe se sa veshi i derrit, unë bile ju tregoj të vërtetën se nuk e lejosh të më shpëtoj as “lakra e as veshi i derrit, i lepijsha edhe qimet, nuk me pengonte as pak as yndyra natyrore, as ajo e kuzhinës, po po i haja çka me qëllonte bile po të kisha do të haja atëherë edhe një pjate tjetër. Rasti i je tjetër racioni që na vinte je herë ne javë e që ishte kryekëput urdhër i drejtorit që mos të kemi kaloritë mëdha për ushtrime: ishte je lloj uji të nxehtë me shije të domates je faferon një copë qepë e një kothere bukë. Përsëri këtu ndodhi një problem tjetër, sepse edhe pse ishte e mangët buka, ne e gjetëm një mënyrë që me tulin e bukës të bënim punime të ndryshme, si “portret Nënës”, nga tuli i bukës, gjetëm edhe një gjë interesante që unë me Hydajet Hysenin e krijuam instrumentin tonë të shenjtë çiftelinë, në fillim patëm pake vështirësi, sepse duhej edhe me u ushqye edhe me nda nga secili nga pak tul buke, nga këtu rrjedh shprehja se “ne hamë me jetuar e ne nuk jetojmë me hëngër”. Kohën e kishim ne diskonim për dy jave u be materiali i nevojshëm, që edhe aty duhej pune e mençuri padyshim. Edhe kjo mjeshtri i kishte hallet e veta, posi me vagabondët e rastit apo të qëllimtë, si me fluturat apo si me “buba maren atë insektin e tmerrit apo insektin e territ”. Edhe këtu ishte një “luftë” që tulin e bukës e ndarë me kujdes e me dhimbje lukthi”, mos të na e grabisin natën këto insektet e territ. Ha ha ha çdo kund duhej të ruheshim, ruaju nga gardiani, ruaju nga shkuji /promaja/, që fishkullonte nëpër të qarat e dyerve të hekurta, ruaju nga vagabondët, ruaju nga mjeku që kur dikujt i dhembte dhëmbi e i tregonte me gisht se ky po me dhembë, mjeku jo i disiplinuar e nxirrte tjetrin, hej ku hyra e si të dal pa e përmendur mjekun Lukiq i cili ishte tmerri i çdo shqiptari që ka kaluar nëpër duart e tij. Heu, ku hyra me falni po ua tregoj je rast, që pikërisht me ndodhi mua, por jo vetëm mua, por shumicës nga këta vagabondët që drejtoria i kushtëzonte që kalimthi të ishin nga një javë apo me shumë, që me ngacmimet e veta disi të na bëhej jeta edhe me e rënde se sa ishte ne realitet. Hyri ky far “vagabondi“ u përshëndet me mua, me tregonte se kishte lexuar shumë ishte njohës i mirë i qeshjes shqiptare, me tregonte se është me origjinë nga Mali i Zi, që në karakter disi thoshte jemi të njëjtë, ndikoj me sjelljet e tij finoke të jem jo shumë i kujdeseshim si me të tjerët vagabond, pra burrërishte ma hodhi, e jo pakë, por gati me kushtoj me jetën time. Pra mashtrimi i fjalëve nga ana e tij unë rashë të flejë duke menduar se ky njeri i “mirë”, do të jetë vërtet i mirë. Gabova e fjet, ky qohet e si mbas urdhrave e merre mjetin që ishte për pastrimin e WC-furçën e drunjtë e ne gjumin e thellë, me meshon aq shumë sa anë alivanosem, e veç kur për herën e parë e pashë vetën ne je spital të qytetit të Nishit, pra mbas të thuash 6 vitesh dola ne shehrin e Nishit, Afër meje pashë je gardian Saviqin edhe ku diku nga Llausha e Skenderait që dinte mirë shqip dhe serbisht. E pyeta se ku gjendem, me tha se krimineli. Të ka meshuar me furçën e WC, dhe e kemi dënuar. Mbas katër ditësh ne spitalin e shehrit të Nishit ku gjatë gjithë kohës isha i lidhur me pranga për krevat dhe me gardianin Saviqin, që i vinte keq për ndodhinë e rastit. Me kthyen ne spitalin e burgut pra t’i tmerrshmi mjek tjetër Lukiqi. që në momentin e parë me tha se tek jam i çmendur, duhet të më japin iliqe kundër çmendurisë, mi caktoj edhe ilaçet e nevojshme, dhe i detyroj infermieret që në prezencën e tyre ti pije si mbas recetës se Lukiqit. Këtu mendoj se është edhe humanizëm edhe njerëzi ta ceku një serb tjetër të quajtur infermier Bora, me origjine nga Graqanica e Kosovës i cili, mi shpjegoj mënyrat, që mos ti marrë këtë recetë të hapave nga Lukiqi. Ai me përcolli deri ne WC e ku me tha shiko se ne kapsulën Chohampeniclor, e qeli njërën dhe ma tregoi një hap të vogël të një ngjyrë të mbylltë që me mjeshtri të Lukiqit ishin të vendosura brenda kapsulës me pluhur të bardhe. Nuk dija si të veproja a ti besoja tash këtij Bores apo jo, por fillova të pyes Boren e çka bënë ky hapi i vocërr brenda në këtë hapin e madh; ai me ktheu se është një lloj helmi që shkaktonte pagjumësi totale dhe mbas një kohë duhet me vdes. Unë i thash nuk dua me vdes nga ky momente po e lajmëroj “grevën e urisë që të me kthejnë ne “Izolim” te shokët, ia shtrova edhe dy tri pyetje që për këtë rast a mundet ta lajmëroj dikë nga shqiptarët ne izolim, me premtoi, dhe çertet ky Bora ma shpëto jete ta thuash. Mbas dy ditëve në të ashtuquajturin izolim u dëgjua një zhurmë se shokët e mi paskan filluar “grevën e urisë për rastin tim”, kjo më dha forcë që edhe mjekut Lukiq ti bëje ballë, me kapsulat e tij, i merrja çdo herë me anë të gjuhës i s’postoja në njërën anë të gojës, dy herë me ka pyetur që ta hapi gojën ashtu veproja e shihte se është çdo gjë në rregull me terapinë e tij, shkonte ashtu që unë duhej ta gjeja mënyrën që edhe pse të shkrira ne gojën time të mos i dërgoja te poshtë ne lukth, i hedhja dhe ato që mund ti ndaja të pa dëmtuara i vendosja ne të thururën e këmishës, Këto kapsula me vonë që të bëhem edhe me i sinqertë me vetën e me të tjerët u vendosen ne karrocën e të ndjerit Xhavit Nuhiut nga Caravajka, i cili ishte i dënuar 5 vite burg që diku në një rrugë të Gjilanit edhe pse i paralizuar nga vetura e tije me shkronja të mëdha e paska shkruar Kosova Republikë. Ky njeri i mirë, mbas daljes nga burgu me karrocën e tij e me kapsulat e mia ka shkuar te prindërit e mi e është vërtetuar se Llukiqi ka qenë dhe mbetet një mjek që e ka harruar betimin e mjekut dhe është vërtetuar se Llukiqi mjeku i spitalit të Nishit ka shkatërruar jetë shqiptarësh të dënuar politik apo edhe sot ka lëne me pasojat mëdha jetësore e psikike pra na ishte një kriminel mjek. Ju mora pakë kohe po kthehem te tuli i bukës ku pra kërkonte vërtet një mjeshtri, që të kthehet ne diçka që tingëllon mirë e ku ta marrish ta kthejmë ne çifteli shqiptare. Ia arritëm mbas sa e sa provave, me ujë, nuk bëhej do të gjendej mënyra, nuk behej, pa tjetër duhej të bëhej diçka !!!? U gjetët që vetëm me pështymën tonë pra nga goja jone mund të bëhet dika e kërkuar apo e dëshiruar që tuli i bukës të fillojë të bëhet skulpturë e qëndrueshme apo të thuash si një lloj qeramike, si një lloj vërtet instrumenti të ëndërruar me vite. Mbas dy javësh brumë të lagur nga pështyma jonë e me qëndrimin e mbështjellë në plastike, /ne mendonim ta ruanim nga “buba mara”, por kjo kujdese e mbështjelljes me plastik e dha rezultatin e duhur edhe të vete ngjizjes apo te një lloj tharmi që ishte materiali tashme rezistencë që të punohej edhe në ajrin e hapur pa u ngrire, kjo formule e veçante prodhoj edhe shumë e shumë instrumente të tjera, që shumica e këtyre punimeve nëpër gjë sende e enët e vizitave u ktheheshin pa në Kosovën tonë. Tuli i bukës na ndihmoj edhe në korrespondencën tonë nga dhoma në dhomë: i ndreqem fytëzat e me gjatësi të ndryshme e ku me lagjen e njerëz ane të fytëzës nga tuli i bukës i ngjitshim fytëz mbas fytëze deri në dhomën tjetër e kështu fytëzat vazhdonin punën e vetë, në tonën, ins
ektet të vetën e vagabondët edhe ata e kryenin detyrën e vetë, asgjë nuk ishte në harmoni, por jeta kishte edhe qëllimin e vet që ne ishim në harmoni me vetë shpirtin e qëllimin tonë ta quajmë fisnik ta quajmë të qytetëruar ta quajmë disi krenare përballë rrebesheve të përditshme të burgut famëkeq të Nishit sot nën Serbi. Dy raste janë interesante për tulin e bukës: Çiftelia pra se gati harrova e cila afër e kishte edhe muzikantin e mirë Musli Kosumin, i cili na këshillonte se si duhet të vendosen perdet e zërit, sa duhet të jetë distanca, në mes perdeve ne si të dëgjuar i kryenim me disipli në këshillat e dhëna dhe ja çiftelia u be e gatshme, por mungonin telat e tash, duhet një javë punë e debate të forta se si e ku e me çka duhet të kryhet që baci Musë, të mos tallej me ne. Menduam edhe natën edhe ditën provuam ide e sugjerime të ndryshme, prapë problem, nuk ia arrinim mirë, provuam me llastiqet e çorapeve nuk i dilej, vendosem të heqim dorë dy ditë, gati një zëri e thamë të katërt baci Musë Hydajeti Unë e Fehmiu, hajde ta provojmë nga penjtë e çorapeve a del diçka. !!!? Doli mrekullia e vitit, baci Musë u gëzua, por vërtet me shumë apo me fort u gëzuam ne të tjerët. Çiftelia kishte madhësinë e zakonshme secilën dite bëhej edhe me e bukur dhe me fibrat e ngjyrës se kafet që e ka vete tuli i bukës, vërtet dukej si një çifteli krejt e zakonshme tash me tela me perde me rregulluesit e akordeve. Të gjithë pritnim si fëmija qumështin që të kumbojë edhe zëri apo toni i parë. Falë mjeshtërisë se bacit Musë dhe me harmonizimin e notave u dëgjua zëri i çiftelisë nga tuli i bukës. Mbas zërit të harmonizuar të notave në çifteli rrjedh po si gurra e Rugovës edhe zëri i Musli Kosumit, e ku nga kjo çifteli u kompozuan shumë e shumë këngë, diçka me dukeshin se edhe këngët janë nga tuli i bukës. Po, po, vërtet erdhi prapë ajo thënia: ”se ne hamë me jetuar e disa jetojnë veç me hëngër”. Për çiftelien u be punë madhe në disa muaj, por ndodhi që një të kontrolluar nga gardianët u gjet çiftelia, tash kishim problemin tjetër se qysh të shpëtohej çiftelia, le të na dënojnë, por çiftelia të mos shkatërrohet. heu sa na doli telashe që as vetë se kishim menduar. Të gjithë ekipi i gardianeve së bashku edhe me shefin e tyre e paskan shqyrtuar rastin e çiftelies në izolim, të gjithë ishin të ndalur vetëm te një pikë se kush e solli çiftelien në burg, kush e lejoi ketë instrument, kush duhet të shkonte në përgjegjësi, nga gardianët, kush e qon mirë me ne e kush nuk e qon mirë cili sillet me ashpër e cili me butë. Faji thonë çdo herë mbetet jetim, çiftelia në zyrën e drejtorit e gardian mbas gardianit në stilin e zbulueseve detektiv na pyetshin veç tregoni e ua sjellim çiftelien, na ua tregonim të vërtetën, por fare nuk ju shkonte për kokë; kokës policore, donin diçka tjetër donin me çdo kushte faktorin njeri kush e solli deri këtu, prapë ne ua thoshim të vërtetën, por kryet e policit mbetet polic, mbetem pa çiftelien, por mbetem edhe pa u kuptuar askush as ata as në vete prodhuesit e çiftelisë. Çiftelia jonë e mirë nga tuli i bukës ënde qëndronte në drejtorin e burgut, me shprese se një ditë do të zbulohet e vërteta!!!!? Çiftelia shkoi, isha në qeli kuptohet me pak bukë, në racionet tona, që vërtet nuk i plotësonte as për afër nevojat tona biologjike. Nga pakë e nga pakë, edhe aty vazhdova të ndajë tul buke, diku edhe me molisjen time diku i hidhëruar, diku i terruar nga vetmia dhe terri, fillova si në shaka që ta ndreqi disi si një lloj suveniri “shtëpinë e Lidhjes se Prizrenit”, ishte punë me e lehtë se çiftelia, por me e rëndë për lukthin tim, e për shëndetin tim. Të thuash edhe një javë para përfundimit një mujor të qelisë,  në vizite më erdhi drejtor Nikoliqi, që e pa dhe e fërkoj kokën qysh është e mundur ketë mrekulli arti ta besh kështu nga tuli i bukës!!!?, I thash se është mjeshtrja e revoltës time që me mungon buka, prandaj për mos me ju dënuar Ju po e dënoj veten apo me të thënë drejt është ajo mjeshtrja e çiftelies që e ke në drejtori. !!!? Qeshjet e tij histerike nuk kishin të ndalur, por dhe ngadhënjimi im nuk kishte fuqi më të madhe se sa edhe veten e quajta Fitues në këtë “betejë të fortë burgu”. E mori me butësi ketë suvenir dhe mi foli dy fjalë edhe mua shqip: të gjithë shqiptarët janë mjeshtër me tha dhe doli, me suvenirin tim “shtëpinë e Lidhjes se Prizrenit”. Suveniret pra nisen ti shtohen në dekorimin e zyrës se Nikoliqit, njëra nga marazi e xhelozia që ishte çiftelia dhe të dytën e mbante si një vepër të madhe artistike, duke u thënë edhe mysafireve të tij se shih çka punojnë të burgosurit nën regjimin e tij, pra të gjitha ato persekutime që na i bënte vetë personalisht i kthente në lëvdata se vetëm ky e njeh mentalitetin shqiptar dhe ishte i pa zëvendësuar nga kush tjetër Nikoliqi e veç Nikoliqi në çdo mandat. Nuk e dijë as vetë sesi apo nga kush, më siguri nga ana jonë, sepse edhe ne kemi vagabondët tonë shqiptar, që fatbardhësisht janë në zvogëlim e sipër, e këtu jap edhe një sugjerim që kjo racë e vagabondëve ordiner shqiptare edhe mos të ishte fare nuk ka problem, ketë lloj ta quash njerëz degjenerues të së keqes mund të shtyhen vetëm me vlera atdhetare e kurrë se qysh me militant klanor apo politik për ta politika është sikur ujitja apo rritja e tyre unë jam dhe mbetem artist autodidakt dhe atdhetare e jo kurrë politik, sepse ushqehen vagabondët e Kombit tim shqiptar, unë nuk i ”ujisë-ushqej” kurrë vagabondët. Drejtor Nikoliqi paska kuptuar se suveniri i artit, nuk tek është art modern nga tuli i bukës, por tek është “simboli i krejt shqiptareve”, tek është hidhëruar shumë e në prezencën e shumë mysafireve e paska hedhur shumë egërsisht në dysheme edhe “Lidhjen e Prizrenit” edhe instrumentin me antik të iliro–shqiptareve pra atë tulin e bukës të kthyer në instrumente. Ne përsëri na dënuan me nga një muaj qeli, e racionet tona gjatë këtij muaji na u epshin pa bukë, here si makarona me sheqer, herë ai lëngu i domateve, ajo lakra me veshin origjinal të derrit nuk na mungonte as një javë, të gjitha këto i kishim dhuratë nga bashkëvendësi ynë apo drejtori i quajtur Nikoliq.

 

LIBRI NË BURG

Ne fillim të nëntorit 1981, gjetëm disa libra shqip, ku mbas disa muajsh kur vërejtën se ne kishim nevojë për lexim shqip, i hoqën të gjitha librat dhe jo rastësisht i prunë libra në gjuhën serbe, dhe shih në alfabetin cirilik, që ne edhe në këtë aspekt të jemi disi të dënuar, ne nuk prituam ia filluam ti marrim dhe ti lexojmë pa më të voglin problem. Brenda muajit e kishim të drejtën e katër librave për lexim, por problemi qëndronte se në dhomat e këtij tip burgu nuk kishte dritë të mjaftuar, dhe kryesisht mund të lexonim nga ora 10 e 30 minuta të ditës deri sa u shuante drita aty nga ora 15 e 30 minuta, sepse ne ishim në katin e dytë të një ndërtese ku në afërsinë tonë gjendej një pallat që na e mbyllte dritën e nevojshme. Shpesh na shtinin që pa i lexuar librat ti kthenim e të merrnim të tjera, kjo lojë e gardianesh ishte më shumë provokative, se sa njerëzore. Shpesh në paketat tona mujore na vinin libra nga familja, por unë nuk dijë as një rast në burgun e Nishit që është lejuar ndonjë libër, por përkundrazi çdo libër i ardhur nga familjet tona, është shqyer apo hedhur në mbeturina, duke na lënduar, se edhe kështu mund të bënë udhëheqja e burgut të Nishit me vendësin tonë drejtor Nikoliqin. Megjithatë ne lexonim çka na binte në dorë, pra në mesatare apo për kokë te të burgosurit në muaj ishin 4 libra që po të pjesëtohet apo shumëzohet për 12 muaj në 10 vite mund të dalë një nivel i një fakulteti të leximit të librit dhe kulturës serbe, hahahahhah, nëse na e llogarit dikush, përsëri hahahahhah.

 

GREVA E URISË

Grevat e urisë nuk ishin të pakta në burgun e Nishit, të cilat na vinin nga provokimet e padurueshme të vet drejtorisë se këtij kampi në krye me drejtor Nikoliqin, i cili njihte shumë mirë mentalitetin tonë, e i cili në çdo rast shkonte e jepte urdhra që të na provokoj, si në fryrje personale ashtu dhe deri në ushqimin tonë ditor. Si rastet e racioneve tona edhe pse ishin nën nivelin e kalorive të nevojshme, e që shpesh gjatë javës kishim atë racionin e tmerrshëm me lakra e ku në mesin e tyre na vinte veshi i derrit as i fërguar as i zier, por të thuash i freskët nga derri i prerë dhe ashtu i pa larë e me yndyra, e me leshra na u vendoste nëpër pjatat tona, jo një vit apo dy vite, por shumë vite.Kjo apo provokimet e tjera, si rasti i individëve ordiner që na u vendoste nëpër dhomat tona që kishin misionin e provokimit të drejtpërdrejt politik, me ngacmimet e tyre në baza nacionale. Këto hordhi kriminele vinin e përfitonin me heqje apo zbutje të dënimeve të tyre si mbas rangut të provokimeve jo vetëm me fjalë, por edhe provokimeve fizike, që kishin urdhër po nga vetë drejtor Nikoliqi. Të shumtët dilnin me suksese, sepse nëse nuk ju bënte punë fjala provokative ata e përdornin edhe forcën ndaj nesh. Kemi shumë raste që shokët tanë binin pre e këtyre manipulimeve apo nuk mundnin t’i kalonin, sepse kushtëzimi i tyre ishte shumë transparent që nuk mund t’u ikje fare. Raste kemi të shumta që gjatë kësaj dekade në burgun e Nishit, mund të them se shumë raste kanë lënë edhe pasoja fizike te një numër i ish të burgosurve shqiptar; Rasti im konkret me thyerje të nofullës, rasti i Berat Luzhës, rasti i Muhamet Rogovës, rasti i Hysen Gegës, rasti i Ramadan Nikës, rasti i Selim Bucollit e shumë e shumë raste të tjera. që kjo gjindeje të kalohej apo t’i bëhej ballë këtyre grupeve kriminele të dresuar nga drejtoria, për në shpëtim i vetëm ishte greva e urisë, e jo mjetet tjera, sepse çdo mënyrë tjetër e veprimit tonë ju jepte suksese krimineleve të dresuar. Rasti më i vështirë ishte viti 1983 kur të thuash nga të 24 dhomat e izolimit të thuash se afro 6 muaj ditë i kaluam shumica jonë në qelitë e këtij kampi. Grevat tona të urisë nuk ishin të zakonshme, sepse po të lajmëroje grevën e dinim shumë mirë se ne për çfarë procedure do të kalonte; së pari na zhvisheshin krejt nga rrobë e burgut, vinin njësitë të përgatitura si gardian të specializuar si boksier e të tjerë ku fillonte shamata së pari me gazin lotsjellës, e se dyti me rrahje të kërbaçit deri në alivanosje, na tërheqshin zvarrë deri në qelinë e caktuar, na i gjuanin rrobë e kur na delte alivanosja i vishnim. Mbas tri katër ditësh na e përgatisnin raportin e llojit të veçantë si fajtor që po duam ta shkatërrojmë edhe Jugosllavinë edhe sistemin e burgut, kur kuptohet dënimet tona ishin 30 ditë qelie, këtu ishin edhe dënimet e tjera si rasti me cigare dhe çdo ditë me provokime të llojit më të ultë nga ana e gardianëve barbarë. Edhe shëtitjet tona ishin të zvogëluar në minuta, si dhe gjatë këtyre dënimeve për lëvizjen apo ngritjen, apo kthimin e kokës na kushtonte me rrahje fizike. në anën tjetër që ishim solidar me njeri tjetrin moralisht e ndienim veten të fortë, sepse çdo herë nëse njëri fillonte grevën u bashkonin të gjithë dhe pa dyshim edhe dënimi ishte me i përballueshëm kur e dije se me veti ishin shokët e tu që të përkraheshin në aspektin moral e të karakterit stoik ti bëje ballë torturave aq mizore, sidomos të veçanta në burgun e Nishit, në krahasim me burgjet e tjera të asaj Jugosllavie. Gjatë 10 vjeteshin në burgun e tmerrshëm të Nishit të thuash se gjysma e dënimit tonë u kalua nëpër qelitë e errtë të “shtëpisë se bardhë”.

 

VIZATIMI NË BURG

Ne mos mundësi të qëndrimit në ato kushte mizore të izolimit në kthinat e dhomave të tmerrshme në dimensionet aq të ngushta, në dhomën e përbëre nga katër krevate një WC-je një metër katror, në hapësirën lëvizëse në mes krevatesh nga 50 cm gjerësi, dy karrigeve të drunjta, ne na duhej të gjenim mënyra t’u bëhej ballë, njëra nder to ishte edhe mënyra e shkrimeve apo vizatimeve. Kuptohet në kushte të pa kushte kur çdo gjë mungonte apo ishte e ndaluara që në të kishim. Ne, disa që kaluam shumë kohë e vite në këtë sistem dreqi të burgut, u morëm edhe me vizatim, ku për të kaluar kohen i gjenim mënyrat e krijimit të kushteve nga mjete të ndryshme si nga copat e kartonëve të vizitave, nga pakot e cigareve, nga lloj lloj letre që mundnim ta gjenim apo që na lejohej të hynte në kthinën tonë. Ndërsa për shkrim apo për vizatim përdornim edhe llojet e ndryshme të sallatave si rrepanin për ngjyrën e kuqa, thëngjillin e shkresave për vizatim, tulin e bukës për skulptura apo instrumente të ndryshme, penjte nga çorapet tona apo rrobat tona, margjinat e gazetave që na vinin me vonesë e lloj–lloj materiale të ndryshëm që mund të na hynte ne përdorim, asgjë nuk lëshonim dhe shih e gjenim mënyrën që nga ai trishtim të kalohet në çaste të mira apo veprave të mira burgu. Kemi shumë materiale që u dërguan përmes enëve të vizitave, e ku në mënyrën e veçantë i shtinim dhe i kthenim në Kosovën tonë të dashur apo në familjet tona, si shkrime, letra familjare, skulptura të tulit të bukës, poezi të ndryshme, portrete te më të dashurve tanë etj, etj. Këto lloj materialesh e dokumentesh besoj se janë një thesar i mirë jo vetëm artistik, por dhe i vetë kravatave tona të veçanta se si mundet njeriu edhe në kohën e pa kohë të krijoj dhe veproj.

 

PASTRIMI I KORRIDORIT NË BURG

Qëndrimi ynë me vite në kthinat e tmerrshme, dhe të ngushta të izolimit, na jepte ndonjëherë edhe ndonjë ta quash dalje apo në të ashtuquajturën pastrim të korridorit apo hollit të madh në mes të 12 dhomave kundruall 12 dhomave tjera në sistemin e izolimit. Korridori ishte i madhe të thuash afro 15 metra nga ana tjetër. Dilnim 4 veta nga dhoma i merrnim materialet e nevojshme dhe nën përkujdesjen e gardianit fillonim pastrimin e caktuar. Shpesh në këto lloj pastrimesh ndodhnin ndeshje të tmerrshme me gardianët mbikëqyrës, sepse ndodhte që gjatë pastrimit kur ne u afronim afër derës tjetër e ku e dinim se aty është shoku ynë, ne pa zë e përshëndetnim njëri tjetrin, dhe kështu e vërente edhe gardiani, e ndërkrente punën na kthente në dhomë na e shkruante raportin shpesh edhe me shpifje dhe ne na epej urdhri që të bëhemi rresht për dy e drejtë e në qeli, që na kushtonte aq shtrenjte një muaj ditë dënim qelie. Këso lloj dënimesh nuk ishin të pakta në burgun e Nishit. Me të gjitha të këqijat që sjelltë dalja në pastrimin e korridorit kishte dhe të mirat e veta kur shpesh kur qëndronte ndonjë gardian jo fort i disiplinuar ne mund të kontaktonim me dhomat e tjera dhe të kuptonim gjendjen se si është situata edhe në Kosovën tonë nga shokët tanë të regjioneve të ndryshme, pra ia vlente edhe vetë dënimi ynë që ne të pajiseshim me njohuri të reja, që na vinin në një mënyrë apo rrugë të ndryshme deri në qelitë e këtij kampi të veçantë të Nishit.

 

QETHJA NË QELI

Gjeja me e tmerrshme ishte edhe qethja jonë ku mbas përfundimit të një muaji e priteshim si “dhia thikën”, që ne të qetheshim. Na ftonin të rreshtohemi e të dilnim nga dhoma, u bënim rresht për dy dhe prisnim që njëri mbas tjetrit të uleshim në karrigen e berberit. Kjo mënyrë e qethjes tonë ishte njëra nder ndodhitë më të tmerrshme, sepse vetë berberi ishte një mizor i burgosur që këtë detyrë e kishte privilegj nga vete shpifjet e tij apo denoncimet që i kishte bëre nëpër pavijonet tjera. Ky lloj berberi e çonte në mënyrë besnike këshillat e gardianit që sa me shpejte me minuta të qethej i burgosuri, lojërat e tmerrshme bëheshin kur fillonte qethja jonë, e ku me atë makinën e ndryshkur shpesh ne përgjakeshim apo mbeteshim pa një pjesë lëkurë, që këto raste nuk janë të pakta në rastet tona. Nëse kundërshtonim kërciste kërbaçi i gardianit, nëse u uleshim pa bë zë përsëri na kushtonte nga sjellja e pa cipë e berberit, ky lloj ankthi i veçantë për ne ishte çdo muaj në burgun e Nishit. Askush nuk e pësoi aq shumë sa miku ynë Ramadan Nikaj nga Drenasi, i cili mbeti i dëmtuar rëndë nga veshi.

 

LARJA NË IZOLIM

Edhe sistemi i larjes apo pastrimit tonë i kishte veçoritë e veta në burgun e Nishit që edhe këtu ne duhej ta paguajmë dënimin e autorizuar nga drejtoria e burgut. Dilnim në pastrim në dy javë u përgatitemi me ndërresat e dhëna brekë e këmishë të veçanta apo të shqyera. Koha e pastrimit tonë ishte me minuta që këto minuta për ne ishin e mbeten të tmerrshme shpesh nga kinse gabimi i gardianëve se gabim e lëshonin ujin e ftoftë kull apo shpesh kur jepej urdhri të jemi nder tushat e tmerrshëm na rrjedhtë uji i valë që të gjithë u përpëliteshim nga muri në mur, që nuk guxonim as të kundërshtojmë, shpesh ndodhitë e tilla nga uji i ftoftë apo i valë ne kishim pasoja në lëkurën tonë që na duhej me javë shërimi, po, po kështu ishte burgi i Nishit për ne shqiptarët nga viti 1981 deri në vitin 1990, e ku çdo herë kishim nga një befasi të ndryshme nga vetë drejtoria në krye me drejtor Nikoliqin i origjinës së Kosovës tonë.

 

DIÇKA PO ZIHET NË BURGUN E NISHIT DHE NË KOSOVË

Edhe pse gazetat vinin mbas dy tri ditësh ne e përcjellim situatën e Kosovës tonë dhe i shihnim apo i ndjenim edhe vlimet edhe ndryshimet në rritjen e mos kënaqësive dita ditës. Ndryshimet i kuptonim edhe nga vizitat tona të cilat ishin të mbikëqyrura rreptësisht apo të regjistruara në manjetofonin UHER, të burgut, ku ne që nga fillimi asnjeri nuk e pranoj të folurit në gjuhën serbe, nga viti 1981 na u vendos regjistrimi i vizitave tona e ku shpesh mbas vizitave, kinse paskemi folur politikisht ne nga vizita kalonim në procesin e raportimit në drejtori që ne dënoheshim me nga 30 ditë qeli, të zakonshme, shpesh në vizita ne na u sjellin lajme me gjestikulime apo thashetheme, kinse familjare që ne i kuptonim se rrjedhat e procesit çlirim po shkonin në mënyrë të kënaqshme kundër pushtuesit serb. Ne mbas sa e sa vitesh krijuam edhe sistemin tonë të informimeve nga muri në mur për mes alfabetit tonë të trokitjeve apo shenjave të veçanta që për një kohë të shkurtër ishim në gjendje ti kuptojmë e të bëhet një sistem i përgjithshëm që të njoftoheshim e ti njoftojmë të gjithë më të rejat nga vizita në vizitë apo nga dhoma në dhomë, apo nga lajmi në lajm apo nga përgatitja për protestë e dhomës në dhomë, këtë mënyrë të informimit nuk, munden ta zbulojnë kurrë drejtoria e burgut të Nishit edhe pse e hetoj që diçka po bëhej nga dhoma në dhomë edhe pse muret ishin aq te trasha e sistemi i sigurisë ishte aq i madh. Nuk e pritnin as ata kur në sekondat apo minutat e caktuar të gjitha dhomat ishin të gatshme për protestën e caktuar nga mënyra jonë e informimit me shenjat tona nga muri në mur. Filluam të bëhemi edhe të disiplinuar në raportet tona kundruall drejtorisë se burgut e cila ishte e hutuar se çka dreqin po bëhej në këtë mënyrë kur në afërsi të dyerve tona qëndronin me kërbaç të thuash krejt kohen gardianët. Kjo ishte mbas të thuash nëntë viteve izolim një sukses i yni që ta trandim apo ta mundim vetë drejtorinë në krye me vetë drejtorin Nikoliqin e tmerrshëm, dhe të thuash ne të ishim mirë të njoftuar edhe pa mjete të mas-medieve në lidhje me situatën aktuale ne të krejt trevën e Kosovës apo në rrjedhat e kontakteve me të gjitha burgjet jugosllave kur u arrit edhe të thuash suksesi me i madhe që të bëjmë përgatitjen e grevës se përgjithshme në krejt burgjet jugosllave e cila u arrit me datën 15 janar të vitit 1990, ku as vetë drejtoria e Nishit nuk e kishte të çartë se çka po bëhej as me burgun e Nishit as me lidhjet tona të atij alfabetit tonë të veçantë e ku pikërisht në këtë datë në grevën e përgjithshme i tronditem deri në rrëzim të vet drejtorisë se burgut ku nga sistemi ynë ne i joshëm edhe të ish burgosurit tjerë me fjalët që ne e kryem burgun, por ju duhet ta shfrytëzoni pranin tonë në lidhje me përmirësimin e ushqimit, dhe shih patëm sukses kur të thuash të gjitha pavijonet e burgut të Nishit e refuzuan ushqimin dhe punën e ku ju dha një grusht vendimtar edhe Drejtorisë se burgut të Nishit në krye me drejtor Nikoliqin i cili u rrezua pikërisht nga ana e organizimit tonë, e në burgun e Nishit për herën e parë, hynë banane e ushqim i nivelit, e jo si deri me tani vetëm mbeturina e pasteta të vitit 1956, pra kjo përvojë e jona apo këmbëngulësia jonë e disiplinuar dha dhe frytet e veta edhe politike në ndryshim vlerash edhe në kampin e tmerrshëm të Nishit edhe në marrjen e informatave mbi rrjedhat aktuale në krejt Kosovën tonë të dashur.

 

EPILOGU I NDODHISË SË BURGUT

Nëpër zindanët e burgut të Nishit nga viti 1981 deri në vitin 1990 kaluan afro 400 apo 500 të burgosur politik ku shumica e tyre ishin në sistemin e izolimit që të thuash shumicën e burgut e mbajtën në këtë sistem, nga 2 e deri në 9 vite izolim, Afro 100 veta të thuash që ishim në këtë kamp të pa ndarë që nga viti 1981 e deri me lëshimin tonë të datës 18 prill të vitit 1990. As kush nuk mund ta dinë me mirë se sa qindra të burgosur se si i kaluan jo një vit, dy vite, tri vite, katër vite, pesë vite, gjashtë vite, shtatë vite, tetë vite, nëntë vite, por rrumbullak 10 vite, intervistat pyetjet e çdo njeriu, kanë në kokën e tyre gjera që vërtet i duhen shtresës tjetër që mbeten jashtë burgjeve, për këtë “jete”, do të duhej të mblidheshin të gjitha bashkë të gjitha përshkrimet ku do të delte një libër aq i madh sa do të ngopeshin se lexuari se sa interesant na ishte kjo “jetë” kundruall jetës tjetër, që deri diku nuk pranohet as si e vërtetë se si u kaluan dy here e gjysme vlere e fakulteteve ato më të vështirat e psikologjise apo e filozofisë, e biologjisë, apo e vet fizikës dhe kimisë po po interesohuni të gjitha këto do t’i keni te gatshme nga këta lloj “studenteve”, që i kryen “studimet“ me nota të larta dhe sot jo rastësisht i keni karshi jush dhe interesant edhe duken të zakonshëm si Ju.

 

5.- SI NA LËSHUAN NGA BURGU

 

RRUGA E TRANSFERIMIT NË SERBI Ishte ditë e hëne 9 nëntori i vitit 1981, kur tri ditë na kishin dhëne racione të dobëta dhe na kishin shti që rrobën ti kthejmë për në shtëpi, kur në këtë ditë, u ndejua shamata vetëm në gjuhën serbe, grindeshin, rrapëllonin korridoret, dëgjoheshin klithje të tmerrshme. Aty nga ora 8 e mëngjesit na urdhëruan që t’i marrim të gjitha rrobat me veti e në kolonë që atje të dalim ne oborrin e burgut, prapë ai shembulli i “pincgaverëve hetohej afër derës se burgut. Ishim të uritur, kishim të ftohtë të madhe, sepse gjerat e trasha të rrobave kishte tri ditë që na i kishin marrë kinse që t’i dërguar në shtëpi. Pra tre pincgaverat e një muaji me herët që na prunë këtu na morën e na kthyen prapë në Prishtinë ne holin para sallës se vizitave. Diçka ishte tash ndryshe ishte diçka me e zhurmëshume ishte diçka veç serbishte çdo fjalë çdo urdhër çdo veprim. Aty këtu nëpër katet e ndërtesës SUP-it të Prishtinës shihej ndonjë fytyrë femre apo mashkulli që qanin, shikonin pak e largoheshin, vinin të tjerë e largoheshin, neve na shikonin me disi dhimbje e kureshtje, si dhe ne i shikonim ata, bile ne nuk qanim, sepse nuk dinim këtë mjeshtri apo nuk e dinim se pse të qanim tash !!!?, kur prapë nuk e dinim çka po bëhej me ne!!!? Molisja jonë e qëllimtë pa bukë tri ditë dhe pa rrobe dimri na dërmoi edhe atë ditë acari, por shkondullimi i njësiteve speciale të Serbisë nuk na jepte kohë as të mendonim as për urinë e as për të ftohtit. sillnin nga do shkonin pa asnjë arsye, shanin e fyenin, gardianët tanë, vraponin që t’i dëgjojnë urdhrat e tyre shpesh dhe ngatërroheshin në këmbët e tyre e rrezoheshin, edhe pa ju dhëne urdhër, sepse sillnin edhe në ta po si ne të burgosurit. As ata as ne nuk kishim faj ishim në “dorën e dreqit”. E gjithë paradite kaloi në maltretime, rrahje e provokime më të egrat që mund të jenë, dy tre vetë u alivanosen sa nga goditjet fizike aq nga molisja dhe të ftohtit e urisë se qëllimtë që veç e kishin përgatitur për këtë ditë ta quajmë të zezë. Asaj ditë që kurrë mos u harroftë apo u ktheftë në të mirën e popullit tonë. U ndërruan edhe grupet speciale, dolën këta që ishin e hynë të tjerët të veshura në tesha të zeza e me fytyra të mbuluara të gjithë hetoheshin ishin serbe, nuk dëgjohej me zë shqiptari përveç ofshamat të ndonjë të burgosuri që për arsye fizike nuk munde shpejt ti zbatoj urdhëratë e policit, atëherë kërciste kërbaçi si në shtazë mbi trupat tonë të lodhur apo krejt të molisur. Tash nuk vëreheshin as nëpër dritaret e SUP-it, të tillë që qanin apo vërenin, diku ishin strukur apo frikuar, /sa duket edhe ata u lodhen/, kjo skenë e mos shikimit të tyre disi e rëndoj edhe me shumë situatën veç të mundimshme fizike e psikike. Na merrnin secilin nga njërin na vendoseshin qer muri me kokë nga muri, na binin me kërbaç deri sa nuk mund të qëndronim me në këmbë, na merrnin nga dy tre policë e na hidheshin brenda nëpër kamionët ushtarake, vetëm në kamionin tonë, ku unë i shtrirë, e që me ndihmën e të tjerëve u ngrita ishim 13 veta, disa me kujtohen edhe sot: profesori Hasan Ukhaxhaj, Lulezim Haxhimusa, Ujkan Zeneli, Ramiz Thaqi, Avdullah Lohaj, Daut Rashani. Kur u mbyll dera, duke menduar se shpëtuam bile nga të ftohtit, filloi tjetra e keqe e frymëmarrjes se vështirësuar, ishim si peshqit e mërdhirë në konservë të ndryshkur. Udhëtonte me kamionët ushtarake pa e ditur se në ç`drejtim shkonim a nga jugu apo nga veriu, tri herë u ndal gjatë rrugës që me vonë e morëm vesh ishte burgu i Prokuples dhe Burgu i Leskovcit, që kamioni ynë dikur vonë të mbërrinte në kazamatin e Nishit në Serbi. Po kjo ishte dhe mbeti udhëtimi ynë i tmerrshëm pa e dituar as një moment se çka po bëhej me ne dhe me jetën tonë që vërtet aq ishte e molisur, të uritur të mërdhirë e gati të vdekur pa ajër të mjaftueshëm të atij ta quaj “udhëtim fantazmë”, që të thuash që e dëshironte diçka që mund të ishte e bukur atëherë pra Vdekjen, këtë e dëshironte secili jo vetëm unë. Diku në një shkrim e kam të cekur edhe një ta quash shqiptar i cili mbasi zbritem në një si tunel në afërsi të dyerve kryesore të këtij kampi, u lajmërua kur doli nga një veturë e zezë, edhe vetë ishte pak zeshkan: tha unë jam profesor i gjuhës shqipe, na tha se na njeh të gjithëve me emër e mbiemër, na tha se ju keni gabuar rënd, e keni dëmtuar vëllazërim – bashkimin, na tha se ju nuk jeni njerëz, me gjitha këto të mira që na i ka dhëne vetë me dorën e vet Marshall Tita, na tha se ka me na vra zoti, na tha se kemi me vdekur këtu, dhe këtu kanë me ju mbetur eshtrat, na thoshte e secilën herë e ngiste zërin e lëvizte dhe me duar, e secilën herë profesori i gjuhës shqipe që quhet Hajri Kryeziu diku nga Prizreni, përdorte fjalor jo shqip, por si një maxhup, na quante se ne jemi mu. shqiptar, që çka mundeni ju me i bë Jugosllavie, ju nuk mundeni ti bëni asgjë ne kemi me fituar sikur Tito në Dervar. fliste ky njeri deri sa Ujkan Zenelit i cili ishte me i riu u rrezua për toke. fare nuk e ndalte fjalimin profesori i cili, me gjestikulacionet afrohej dhe na e prekte hundën e na shtynte me një gjendjeje të një pijaneci apo të çmenduri, këto fjalë i foli në gjuhën shqipe e mos të hyjë çka llomotiti në gjuhën serbe afro një orë e me shumë. po quhej profesori i gjuhës shqipe civili i UDB-së: Prof.Hajri Kryeziu, që edhe sot jemi në pritje që së paku të kërkojë një falje të vogël se sherri i tij edhe sot diku i mbështetur në ndonjë parti të shumicave apo pakicave thirret: ”se populli ma ka dhënë votën çka po doni ju, pse krekoseni vota është e shenjtë populli na donë ne e jo ju ne jemi me popullin ne dimë me e dashtë popullin“ në atë qëllimin e tij se po po ne do të fitojmë ah medet sa ka Kosova kësi profesorëve që edhe sot pa fije turpi fyejnë e shkelin mbi dhimbjet apo vuajtjet tona e ne prapë ju themi, jemi në pritje të kërkim falje. dhe vërtet do t’i falnim se ne fituam e jo Ata.

HYRJA NË KAMPIN E NISHIT Te rreshtuar në kolonë dy nga dy u hapen, portat kryesore, të mëdhatë, e Zindanit të Nishit, ishte ora diku 21 apo 22 e natës se 9 nëntorit të vitit 1981, kaluam nëpër një park, kishte diçka rrugica e beton të rregulluar nga të burgosurit, tejkaluam këtë park e hymë në ndërtesën që me vonë e morëm vesh ishte “shtëpia e bardhë” apo shtëpia e zezë në origjinal. Hyrja jonë ishte dhe mbeti për shumë vite enigmë vitesh; dhe pse, ne hymë nga dera kryesore me dy tri shkallë në katin përdhese aty ishte një perde e katërt, që të paragjykonte se mbrapa perdes është mur, por aty nuk ishte mur, ishte një perde që çonte në thellësinë e një podrumi shumë të thellë nënë tokë. A ty ekzistonte dhe një korridor shumë i gjatë, por shumë i ngushtë të thuash me qindra metra që sa duket të çonte përfund tokës në anën tjetër të kësaj shtëpie; Në të dy anët e këtij korridori nëntokësor ishin qelit e tmerrshme që shumica e rinisë tonë u kalua dhe u sakrifikua deri në gjakosje, alivanosje, e vdekje pikërisht nëpër këtë korridorin nëntokësorë të shtëpisë se “Bardhë” të burgut të Nishit në Serbi. Aty përsëri në fund të korridorit kishte po si në hyrje shkallë që ngjiteshin lartë deri në katin e dytë të kësaj shtëpie të “bardhë”. Këtu ishte dhe mbeti qëndrimi ynë të thuash me dekada apo 10 vjetësh. Këtu kaloi rinia e me shumë se 200 apo 300 personaliteteve atdhetare. Këtu ishin 24 dhoma speciale që ne gjuhën tonë quhet “Izolim” nga gjithsekush, e ne gjuhën serbe quhet “Grupa Pojaqanih Nadzora” /GPN/. Këtu dhoma ishte me katër krevate, dy nga dy njeri mbi tjetrin, të përforcuar ne beton, dy karrige të drunjta më të larta se normale me je WC, 1 m katror, gjerësia mes krevateve 50 cm e gjatësia e dhomës 5 hapa normal. Dritarja e dhomës ishte a që lart që edhe nëse hip mbi krevat nuk mund ta hapesh, dritare pa xhama, por me katër lloj grilash, e nga ana e jashtme kishte të larguar afro 10 cm. një xham të përbërë nga telat. Muri ishte afro një metër i trashë ne gjatësinë e njeriut fillonte thyerja e murit e vazhdonte afro një metër e gjysme deri të parmaku i dritares ta quash dritare, sepse vetëm nga ora 10. 30 minuta e deri nga ora 15 mund sado pak të reflektohej në ndonjë dhomë, një lloj drite e pa dritë një lloj dritë e vagullt, 12 dhoma në njërën anë e 12 dhoma në anën tjetër largësia e këtyre dy krahë dhomash përshkohej me nju korridor shumë të gjerë të thuash mbi 20 m, ku me detyrim ishim të obliguar që një herë në dy ditë të pastrohej e të lahej ky korridor ku shpesh herë për një trokitje në dhomën tjetër apo ndonjë përshëndetje ky korridore ishte arenë e gjakut shqiptar, kemi dhe ka raste të shumta, si rasti i daljes se Hazir Morines nga Suhareka kur në shenjë përshëndetjeje në këtë korridor ia thotë këngës së Dervish Shaqës-“Kur ta kthyem oj Kosovë Shpinën, apo e lamë borë e gjetëm dimër, ”Haziri na përshëndeti që e kreu burgun, por në shtëpi shkoi i përgjakur, ne ishim ata që e pastruam, ne pastruam edhe gjakun e Ramadan Nikes kur bash nga i ashtu quajturi bashkëvendësi i Ramadanit Saviqi i Drenicës, pa as një motive me kërbaç i ra ne veshin e majtë që i shkaktoj probleme jetësore, ne pastruam gjakun në këtë korridore të shumë e shumë shokëve që kur na qonin të na i heqin flokët, një herë në muaj, na i heqin flokët së bashku me lëkuren, apo nëse i thoshim pse kështu përsëri kërciste dajaku mos me fol të shkonte lëkura, me folë të shante kërbaçi, dreq pune ma ne “dorë dreqi”, nëse fliste njeri e hanin kërbaçin të katërt. Ne pastruam gjakun edhe kur shkonin të pastroheshim në një kthinë, që shpesh, kinse mungonte uji i nxehtë e kishte vetëm ujë të ftoftë, apo herën tjetër na e lëshonin ujin e valë që shumë shokë edhe sot kanë pasoja të trishtuara nëpër lëkurat e tyre. Ne pastronim gjakun edhe nga ordineret që nuk kishte javë që nuk u godiste dikush nëpër dhomat. Ketë e pritnim dhe e kishim të gatshme nga drejtor Nikoliqi e inspektor Nesha: që të rrahet irredentisti e nacionalisti shqiptar e kushtëzohej me nga tre apo katër vite heqje burgu, ne kishim larje gjaku edhe nga ordineret e shumtë shqiptare që ishin për vepra të tjera e i sillnin ne Izolim me kushtëzimet që të rrahet filan profesori apo siç ishte rasti im me një far Ukë Shalën e Ruhotit, se kinse “Uka është i çmendur e ti duhet të kesh kujdes nga Uka” /prite shqiptar zeza prite/ ha ha ha, nuk ishte vetëm një Ukë kishte shumë kësi ukash. është i çmendur, ma sollën në dhomë dhe po sa filloja unë të lexoja apo vizatoja ai i mëshonte krevatit, fishkëllente, nuk me lejonte të shëtis ato pesë hapat e mi me pengonte ne ushqim ma kërkonte ushqimin. Çdo moment apo orë apo ditë nuk me hiqej qafë me ngacmonte që në një mënyrë apo tjetër disi ta preku fizikisht apo ti bëj fare shenjë që ai të lëshonte një piskamë e menjëherë të vijë 10 gardianët e të më lëshohen ne shpine mua jo vetëm me gazin lotsjellës, por dhe me forcën e kërbaçëve, dhe me dënimin një mujor në qeli, kuptohet këtë e priteshin të gjithë edhe shqiptarleci Uka edhe drejtori Nikoliqi edhe ujqerit gardianët me fjalët veç të përgatitura që me kishin thëne në fillim kur ma kishin sjellë Ukën në dhomë: “Kij kujdes se është i çmendur”. apo siç thotë populli ynë “luaje maçë kryet e buallit në muajsh me e luajt”, more nuk ish punë një Ukë, por, por këso “çorbe” kishim çdo ditë çdo natë çdo javë çdo vit në burgun e Nishit, jo vetëm unë, por të gjithë i kanë rastet dikush edhe shumë më të vështira se sa të miat rastet e Beratit, Hydajetit, Ganiut, Hysenit Muhametit, Bajramit, Ahmetit, Martinit, Musa, Ramizi, Esati, Selimi, Salihu, e të gjithë tjerët pa i nda as njërin që ishte i dënuar politik. Po ta preksh me dorë “Ai fitonte” po mos ta preksh me dorë nuk jetohej, vendosa më në fund ta lidhi me kujdesin e madhe me një spango, për këmbët e krevatit, por të mos i shkaktoj dëme fizike. E lidha në të kundërtën ia ktheva kokën mbrapa e me spangon ia lidha kokën me këmbët; se përpëlitej e kishte spangon në fyt kështu qëndroj një ditë, i epsha ushqim, vetë, por kot kur e lëshoja e njëjta gjë, mu deshtë ta përsëris eksperimentin deri sa të vijë Drejtor Nikoliqi, edhe ky ish bashkëvendës i yni nga Leshani i Pejës. Kur e pa i tha, a të ka ra Syla i tha jo të lutem me lejo të dal nuk dua të më hiqet burgu, nuk mundi ta duroj regjimin tim, apo ta duroj regjimin e sa e sa krimbave ordiner shqiptare që bënë shumë dëme nëpër shumë personalitetet shqiptare, si rasti me Prof. Muhamet Rogoven, Martin Qunin, e Sherif Konjufcen, Hysen, Gegen, Berat Luzhën, Hydajet Hysenin, Bajram Kosumin, Ramadan Pllanen, Ahmet Jusufin, Salih Sefa e Enver Dugollin. Emin Krasniqin, Gani Krasniqin, Bajram e Musli Kosumin, Selim Zhubin, Afrim Qerimin, Esat Ahmen, Prof. Hasan Ukhaxha, të rinjtë sot martir të Kosovës artistin Gursel Sylejmanin e Sejdi Elezine të madhin martir Enver Topallin, të riun Bedri Bajramin, Daut Rashanin, Ujkan Zenelin, shokët tjerë Njazi e Sedullah Kadriun, Faik Januzin, Saqip Zymberin, Mustafe Ramadanin, e Januz Musliun, Ramiz Arifin e Plakun e shtrenjte bacin Xaje Nuren, Selim Bucollin, Ramadan Niken, Nasim Haredinaj e Ahmet Jusufin, Sali Salihun Kadri Llugaliu e Fehmi Berishën, Të ndjerin Xhemail Krasniqin, Smail Smakiqin, Ramadan /Gashin/Dobren e Gani Kocin, Salih Malen, Selim Gecin e të ndjerin Xhavit Nuhiu, Kadri Osmanin e Hazir Morinën, të rinjtë e veprave tjera që në çdo momente u solidarizuan me qëllimet tona atdhetare si Tomë Milicaj e Sylë Ahmetin, Musen e Vogël e Sokol Ndrecaj, Rame Kelmendin e Emin Lushten, Plakun e mirë Musli Ademin si dhe shumë të tjerë që nuk i kam harrua
r, po me dhimbsen që humbën kohë si ish të burgosur politik kinse të Kosovës si rasti i Rexhep Maqedoncit, Ramiz Thaqit, që kështu fatkeqësisht ka pasur edhe nga raca jonë, por fatbardhësisht në numër të vogël apo ne gishtat e duarve, ka e q`nuk kishte nëpër burgjet e asaj Jugosllavie që sot nuk i ka as spondlat nuk ekzistonte me as në kokat e ish kumareve të Titos apo aty këtu ndonjë pobratim që ju duhet ilegalisht të takohen në mes veti, kësi lloj mileti kemi pasur edhe në Rugovën time, Pejën time të dashtun. Nga ata nuk kërkojmë asgjë, sepse s`kanë as çka japin, kërkojmë që së paku për arsye të gjeneratave të reja se paku të flasin qer të kaluarën e tyre, që edhe po të kërkoni falje qer demet e tyre besomëni nuk na duhen se ishin dhe nuk janë të sinqerta mund t’u ndihmojnë vetëm fëmijëve të tyre që se paku ata mos ta kanë në ndërgjegjen e tyre barrën e përgjegjësisë se prindërve të tyre vetëm kjo kërkohet, e atëherë mund të flejë të qetë që së paku e bënë një veprim ta quash njerëzor që deri diku është obligim edhe fetare, sepse do të vdesë keq. jemi në pritje të kësaj ta quash “detyrë shtëpie”. Kjo fjalë ju destinohet vetëm atyre pushtetarëve që deri diku gjatë këtij 30 vjetori nuk u përmirësuan fare, as nuk u disiplinuan, shih nxunë turrë edhe si me parë nëpër pushtet dhe që një kohë vërtet ia arritën, sepse populli i shumë vuajtur e shumë pushtuar, menduan se këto “hiena” u përmirësuan, po i thonë edhe veti “demokrat” edhe në shtëpi edhe ne publik, bile sa e çuditshme është rasti i kryegjykatësit tim /te ndjerin/ tash Tadej Rodiqi, i cili u zgjodhe edhe këshilltar në krye të partisë demokristiane e i cili me “diturinë” apo paret e majme të një kryegjykatësi beri edhe sherrin e dekadës në atë mbledhjen e katërt të LDK-se e ku fajet ia hodhi ish të burgosurve që paskan hy këtu të “gërryejnë partine nga brenda” a nuk ka me qesharake për popullin e shumë vuajtur që e “hëngër keq këtë loje shtrigash demokratike”, e unë kam sa të doni këso rastesh që në veti ka edhe dhimbje të mëdha, dhe pse mos të shkruhen e të vizatohen mirë qer hirin e gjeneratave të reja. Gjithkund te secili njeri ka vlera dhe antivlera, ne sot na duhen vlera kombëtarë në procesin tonë e jo militantizëm politik. Ja një shembull si mund të kalohet ehte shembull banal, por mendoj frytdhënës për gjeneratat e reja e të pafajshme që e duan Kosovën sa unë e sa ti: Skënderbeu e Hamza, Zogu e Noli, Enveri e Tita, UÇK e Rugova.Duhet një herë të ndalemi e mos ti ngatërrojmë gjerat me historinë e kohen që vetë sot ne po e bëjmë historinë e jo historia si deri me tash qer teket apo klanet të mira apo të liga e bënte dhe e shkruante ashtu si ju diktohej nga dikush, sot është edhe koha në anën tonë që ne me vlerat tona që nuk janë të paketa akademiko shkencore, institucionale kur sot kemi para veti Dy akademi Shkencave e Arteve, kemi Dy parlamente, kemi një popull të ri ne regjion, kemi një Mërgatë apo një thesar me talente të nduar nduarshëm me ekspert nga çdo lëmi duke ia filluar nga Kuzhina e deri te mjetet më të sofistikuara tele-dirigjuese, aviacioni, telekomunikimi etj etj. Këto vlera e presin vetëm koordinimin e mirë të parlamenteve tona që njeriu ekspert lirshëm të vijë ta kryen detyrën e vet ne Tiranë apo Prishtinë apo Shkup e në mbrëmje të kthehet të familja e vetë ne Australi apo ne Amerikë apo të udhëtojë nga Prishtina në Pejë bie fjala. Kemi kohen dhe situatën ne disponimin tonë që kjo se paku të menaxhohet nga pushtetarët drejt e në mënyrë të përgjegjësive morale e juridike. e shumë e shumë tjera të kësaj natyre. Gjeneratave të reja ju duhen vlerat e tyre e jo nevojtoret e tyre, kështu sot kur dhe kushtet e rezultatet po shihen ne trenin mbarëkombëtar të ndalohemi e të marrim veç të mirat e të palarat e tyre ti hedhim, s`ka epokë pa të pa lara, por ka shumë të lara, s`ka njeri pa të këqija, por ka dhe të mira. Vlerat kombëtare nuk kanë limit klanor-politik apo regjional ato po mblidhen me shembullin e Rilindëseve tanë në një kauzë të vetme të formuar e të dalë hapur që quhet vlera Kombëtare Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar. I cili ka destinimin deri ne arritjen e fundit të bashkimit të kombit që egërsisht e ndanë miqtë tanë të sodit. Obligimi ynë është drejt Tribunave kulturore shpirtërore të hapura nëpër krejt planetin, pra ne diskutime me të tjerët qer mijëra e mira tema të pa njohura nga të tjerët apo me zili të anashkaluar, ky është emisioni konkret i UKSH-in tashmë e dalë hapur për krejt bashkëmendimtaret tanë apo miqtë tanë. GRUPI I IZOLIMIT Shumica e shqiptareve të izoluar ishin të burgosurit politik të Kosovës nga personat me influence jo të disiplinuar qer pushtuesin apo grupe të organizuara me filozofit e tyre kombëtare, dikush veç atdhetari të pastër, e dikush me ndonjë lloj-lloj ideologjie që në fakt të gjitha drejtimin e kishin ne veprim e ne shkrim një rrugëtim një gjë për të ecur përpara Kosova që ishte ndarë padrejtësisht nga trungu i vetë Shqipëri.Është ndare pikërisht nga këta miqtë tanë të sodit që kaq shumë po na përdhelin e po na duan sot, por sot miqtë tanë duhet edhe ta dinë se nuk janë ato kohërat e kaluara janë kohëra të reja janë kohëra integrimesh jo vetëm shqiptare, por integrime botërore, edhe nëse duan nuk mund të mbyllin procesin e bashkimit shqiptare, që jo bash me dashamirësi po e shohin realizimin edhe fizik të bashkimit kombëtar shqiptar. Për veç këtyre grupeve të organizuara nëpër territoret shqiptare pati edhe shumë personalitete edhe nga trojet tjera të pushtuara, pati nga kjo Maqedonia pati nga Malësia pati shumë nga Lugina e Preshevës Bujanovcit e Medvegjes, sa interesante ne simpatinë tonë apo në bashkëveprim patëm edhe një arbëreshë Dhimiter Patituccin i cili i shpëtoj burgut dhe dha lajmin e parë për mes gazetave italiane për mes të madhit Ismail Kadare se në Prishtinë shpërtheu mllefi shekullor i ndarjes së Kosovës, ky dha informatën në lidhje me tmerrin e krijuar apo qytetin e studentëve të bllokuar nga njësitet speciale të Nishit, ky tregoi i pari se dhjetëra e dhjetëra studente u burgosen e me mijëra po mbahen të mbyllur ne SUP-in e Prishtinës, ky tregoi rastin e masakrës me 26 mars kur u përleshen pa drejtësisht Policia speciale e Nishit e armatosur deri ne dhembë kundër studentëve me duar boshe që nuk e pranojnë me “stafetën e Marshall Titos”, (sot Dhimiter Patitucci është ne kuadrin e ndermes komunar i Milanos, ishte sekretari i Maestros tonë Ibrahim Kodra). Ishte me ne edhe Arvanitasi nga Janina; Kostas Mizis /Koqo Mizo/ që përkrahu organizimin tonë, e që ishte pjesëmarrës i kësaj Pranvere veç Shqiptare të Vitit 1981, /sot ky ekspert është ne Institutin e gjuhëve të huaja ne Tiranë/. Nëpër këto grupe u shumuan edhe grupet nga shërbimi ushtarak i asaj Jugosllavie, që pa një motive të theksuar politik i grupuan dhe i cilësuan si grupe armiqësore, si me karakteristiku Grupi i Masakrës se Paraqinit dhe vrasja e martirit Aziz Kelmendit, pati dhe me dhjetëra grupe të tilla, por nëpër burgje pati dhe shumë kryefamiljar të pa dëgjueshëm të pushtetit sllav.

KATËR KREVATE TË BETONUARA Është diçka që duhet të shkruhet bile se paku të lihet diku, në lidhje me vetë dhomën dhe krevatet e betonuara apo sistemin e kësaj ti thuash jetë burgu, që më duket se ishte pak me zi se sa mendohet apo e kam parë ne të shkruarit e deri sotëm. Nga dita e parë që na vendosen katër personave na i mjeken emrat na i kthyen ne numra, unë nuk isha me Sylë Mujaj nga sot isha numër bile bukur i madhe 712-ti. Ky ndryshim emri ne numër shumë herë na solli edhe pa kënaqësi më të trishtuara, sepse kur ekipi i drejtorisë hynte brenda ne si numra duhej të ngiteshim në këmbë shpejt e njeri mbas tjetrit të hynim në mes krevateve me kokën poshtë e me duart e lidhura mbrapa, ishte diçka e vështir, por duhej të pranohej edhe pa dëshirën tonë, kështu thoshte rregullorja e burgut të Nishit, kështu thoshte bashkëvendësi ynë Nikoliqi, i cili shumë mirë e dinte edhe shqipen, në rast se ndonjëri nga shqiptarët e pranonte vetëm pak se ka gabuar, atëherë shpirtgjerësia e tij, i ofronte lloj-lloj benificionesh të ndryshme si p. sh, nëse kishte bashkëshorte e lejonte në dhomën speciale që së paku një gjysme ore të çojnë dashuri, nëse nuk kishte ndonjëri femër, e lejonte në gjuhën shqipe të dilte në qytetin e Nishit e të kërkonte femër, disave të disiplinuar ju jepte mundësinë e daljes ne fushë, që të punonin ne ekonomi, disave ju jepte sugjerime që të lëne takim sa herë që të duan te inspektor Nesha. /rasti i Rexhep Maqedoncit të famshëm/. Kishte edhe të tjera benificione nga Nikoliqi, por po kthehem të katër krevate, të katër numrat të katër pjatat të katër lugët, te një WC brenda, të dy karriget karakteristike që edhe po të doje nuk mund të qëndrosh i ulur me shumë se sa 20-30 minuta, sepse ishin jo normale pra ishin edhe ato si mbas rregullores se bashkëvendësit tonë Nikoliqit. Karriqat ishin të thjeshta vërtet nga druri i çetinës /breut të zi/, por edhe pse nga druri i mirë kishin “sherrin e madh”, që shumicës se ish të burgosurve politikë ju kushtoj me këtë pozitën më të larta se të zakonshmet të sëmuren nga vënave e këmbëve, kjo ishte ashtu, sepse kështu e kishin parashikuar, !!!? Te kthehem prapë te krevatet e përforcuara ne beton, struktura e krevateve ishte nga gypa të hekurit të stervjetruar dhe këto lloj gypave ishin njeheni dhe çerdhet më të preferuara ne botë me një insekt të quajtur “buba mara-buba shvaba” apo ku ta dijë se qysh quhet ky insekte që mendoj se nuk ka ne botë përsëri që shumohet kaq shumë e kaq shpejt insekte që për tri katër ditë të thuash e lëne gjysmën e trupit të vet në një si të them si një lloj baloni të vogël me larvat që mbas ndarjes nga trupi insektit të shkretë i mbeten vetëm krahët e pjesa tjetër krejt janë me mijëra larva që edhe ato duan rrugëtimin e procesit të vet ne trojet e veta nëpër gypat e hekurishteve shumë vjeçare”. Ditën rrallë dukeshin, por natën bënin kerrin nëpër batanijet dhe nëpër kokat tona, nëpër ushqimet tona, nëpër ëndrrat tona, edhe ky ishte një problem në veti, që duhej të kemi kujdes apo të ruheshim si nga problemi tjetër i personave vagabondë personave për vepra ordinere, që edhe ata ishin shumë, jo vetëm serbë, romë apo vllahë, kishte në mesin e tyre edhe asi që flasin si ne pra shqiptarët, problem tjetër ishin edhe do lloj fluturash që folenë e vet e kishin po në këto krevate të hekurta e plotë korezion /ndryshk/, këto lloj insekteve ishin nëpër dyshekët e famshëm apo “sllamaricat e shekullit të kaluar që çdo krevat i kishte nga tre dyshek; shumëzuar për ta zëmë 100 lavra fluturash të territ, brenda je muaji bëjnë më duket 1200 flutura, sepse në dhomë ishin 12 “sllamarica të konopta”. Katër krevatet në vitin e parë ishin disi edhe të mirë, sepse po të kishim ushqim të bollshëm, ndonjëherë mund të bënim dhe je farë gjimnastike, sepse ju shkonte tamam lartësisë dhe gjerësisë tonë, këtë e vërejtën edhe drejtoria e cila e caktoj edhe në rregulloren e burgut se energjia e tepruar mund të na bëjnë disi të rrezikshëm, kështu, kjo edhe me shkrim u vërejte që në javën e ardhshme, me vetë kaloritë e ushqimit që mos të jemi të aftë të bëjmë ushtrime mes katër krevateve. Të gjitha këto u bënë edhe ligje të burgut ne “shtëpinë e bardhë”, ku ishim ne të burgosurit politik shqiptar, nga bashkëvendësi ynë drejtori fuqiplote Nikoliqi i Leshanit të Pejës.

USHQIMI NË BURGUN E NISHIT Tregova se dieta jonë u ndryshua për shkak të ushtrimeve, në mëngjes , bukë e marmelate me ujë të nxehtë me pakë erë kamomile, dreka ishte shumë e veçantë ese kishte lakra të ziera, që vërtet nuk kishin shije aspak, në mesin e lakrave nga kazani tjetër na u vendoske ndonjë vesh derri, të jem i sinqertë shpesë edhe i pa fërguar mirë apo i pa pastruar me të gjitha ato që i ka derri kur ishte i gjallë, qime, yndyrëra të gjalla, në vitet e para nuk mundeshim asnjeri të hante këtë ushqim, me vonë kinse u mësuam apo nevoja për jetën ishte me e madhe se sa veshi i derrit, unë bile ju tregoj të vërtetën se nuk e lejosh të më shpëtoj as “lakra e as veshi i derrit, i lepijsha edhe qimet, nuk me pengonte as pak as yndyra natyrore, as ajo e kuzhinës, po po i haja çka me qëllonte bile po të kisha do të haja atëherë edhe një pjate tjetër. Rasti i je tjetër racioni që na vinte je herë ne javë e që ishte kryekëput urdhër i drejtorit që mos të kemi kaloritë mëdha për ushtrime: ishte je lloj uji të nxehtë me shije të domates je faferon një copë qepë e një kothere bukë. Përsëri këtu ndodhi një problem tjetër, sepse edhe pse ishte e mangët buka, ne e gjetëm një mënyrë që me tulin e bukës të bënim punime të ndryshme, si “portret Nënës”, nga tuli i bukës, gjetëm edhe një gjë interesante që unë me Hydajet Hysenin e krijuam instrumentin tonë të shenjtë çiftelinë, në fillim patëm pake vështirësi, sepse duhej edhe me u ushqye edhe me nda nga secili nga pak tul buke, nga këtu rrjedh shprehja se “ne hamë me jetuar e ne nuk jetojmë me hëngër”. Kohën e kishim ne diskonim për dy jave u be materiali i nevojshëm, që edhe aty duhej pune e mençuri padyshim. Edhe kjo mjeshtri i kishte hallet e veta, posi me vagabondët e rastit apo të qëllimtë, si me fluturat apo si me “buba maren atë insektin e tmerrit apo insektin e territ”. Edhe këtu ishte një “luftë” që tulin e bukës e ndarë me kujdes e me dhimbje lukthi”, mos të na e grabisin natën këto insektet e territ. Ha ha ha çdo kund duhej të ruheshim, ruaju nga gardiani, ruaju nga shkuji /promaja/, që fishkullonte nëpër të qarat e dyerve të hekurta, ruaju nga vagabondët, ruaju nga mjeku që kur dikujt i dhembte dhëmbi e i tregonte me gisht se ky po me dhembë, mjeku jo i disiplinuar e nxirrte tjetrin, hej ku hyra e si të dal pa e përmendur mjekun Lukiq i cili ishte tmerri i çdo shqiptari që ka kaluar nëpër duart e tij. Heu, ku hyra me falni po ua tregoj je rast, që pikërisht me ndodhi mua, por jo vetëm mua, por shumicës nga këta vagabondët që drejtoria i kushtëzonte që kalimthi të ishin nga një javë apo me shumë, që me ngacmimet e veta disi të na bëhej jeta edhe me e rënde se sa ishte ne realitet. Hyri ky far “vagabondi“ u përshëndet me mua, me tregonte se kishte lexuar shumë ishte njohës i mirë i qeshjes shqiptare, me tregonte se është me origjinë nga Mali i Zi, që në karakter disi thoshte jemi të njëjtë, ndikoj me sjelljet e tij finoke të jem jo shumë i kujdeseshim si me të tjerët vagabond, pra burrërishte ma hodhi, e jo pakë, por gati me kushtoj me jetën time. Pra mashtrimi i fjalëve nga ana e tij unë rashë të flejë duke menduar se ky njeri i “mirë”, do të jetë vërtet i mirë. Gabova e fjet, ky qohet e si mbas urdhrave e merre mjetin që ishte për pastrimin e WC-furçën e drunjtë e ne gjumin e thellë, me meshon aq shumë sa anë alivanosem, e veç kur për herën e parë e pashë vetën ne je spital të qytetit të Nishit, pra mbas të thuash 6 vitesh dola ne shehrin e Nishit, Afër meje pashë je gardian Saviqin edhe ku diku nga Llausha e Skenderait që dinte mirë shqip dhe serbisht. E pyeta se ku gjendem, me tha se krimineli. Të ka meshuar me furçën e WC, dhe e kemi dënuar. Mbas katër ditësh ne spitalin e shehrit të Nishit ku gjatë gjithë kohës isha i lidhur me pranga për krevat dhe me gardianin Saviqin, që i vinte keq për ndodhinë e rastit. Me kthyen ne spitalin e burgut pra t’i tmerrshmi mjek tjetër Lukiqi. që në momentin e parë me tha se tek jam i çmendur, duhet të më japin iliqe kundër çmendurisë, mi caktoj edhe ilaçet e nevojshme, dhe i detyroj infermieret që në prezencën e tyre ti pije si mbas recetës se Lukiqit. Këtu mendoj se është edhe humanizëm edhe njerëzi ta ceku një serb tjetër të quajtur infermier Bora, me origjine nga Graqanica e Kosovës i cili, mi shpjegoj mënyrat, që mos ti marrë këtë recetë të hapave nga Lukiqi. Ai me përcolli deri ne WC e ku me tha shiko se ne kapsulën Chohampeniclor, e qeli njërën dhe ma tregoi një hap të vogël të një ngjyrë të mbylltë që me mjeshtri të Lukiqit ishin të vendosura brenda kapsulës me pluhur të bardhe. Nuk dija si të veproja a ti besoja tash këtij Bores apo jo, por fillova të pyes Boren e çka bënë ky hapi i vocërr brenda në këtë hapin e madh; ai me ktheu se është një lloj helmi që shkaktonte pagjumësi totale dhe mbas një kohë duhet me vdes. Unë i thash nuk dua me vdes nga ky momente po e lajmëroj “grevën e urisë që të me kthejnë ne “Izolim” te shokët, ia shtrova edhe dy tri pyetje që për këtë rast a mundet ta lajmëroj dikë nga shqiptarët ne izolim, me premtoi, dhe çertet ky Bora ma shpëto jete ta thuash. Mbas dy ditëve në të ashtuquajturin izolim u dëgjua një zhurmë se shokët e mi paskan filluar “grevën e urisë për rastin tim”, kjo më dha forcë që edhe mjekut Lukiq ti bëje ballë, me kapsulat e tij, i merrja çdo herë me anë të gjuhës i s’postoja në njërën anë të gojës, dy herë me ka pyetur që ta hapi gojën ashtu veproja e shihte se është çdo gjë në rregull me terapinë e tij, shkonte ashtu që unë duhej ta gjeja mënyrën që edhe pse të shkrira ne gojën time të mos i dërgoja te poshtë ne lukth, i hedhja dhe ato që mund ti ndaja të pa dëmtuara i vendosja ne të thururën e këmishës, Këto kapsula me vonë që të bëhem edhe me i sinqertë me vetën e me të tjerët u vendosen ne karrocën e të ndjerit Xhavit Nuhiut nga Caravajka, i cili ishte i dënuar 5 vite burg që diku në një rrugë të Gjilanit edhe pse i paralizuar nga vetura e tije me shkronja të mëdha e paska shkruar Kosova Republikë. Ky njeri i mirë, mbas daljes nga burgu me karrocën e tij e me kapsulat e mia ka shkuar te prindërit e mi e është vërtetuar se Llukiqi ka qenë dhe mbetet një mjek që e ka harruar betimin e mjekut dhe është vërtetuar se Llukiqi mjeku i spitalit të Nishit ka shkatërruar jetë shqiptarësh të dënuar politik apo edhe sot ka lëne me pasojat mëdha jetësore e psikike pra na ishte një kriminel mjek. Ju mora pakë kohe po kthehem te tuli i bukës ku pra kërkonte vërtet një mjeshtri, që të kthehet ne diçka që tingëllon mirë e ku ta marrish ta kthejmë ne çifteli shqiptare. Ia arritëm mbas sa e sa provave, me ujë, nuk bëhej do të gjendej mënyra, nuk behej, pa tjetër duhej të bëhej diçka !!!? U gjetët që vetëm me pështymën tonë pra nga goja jone mund të bëhet dika e kërkuar apo e dëshiruar që tuli i bukës të fillojë të bëhet skulpturë e qëndrueshme apo të thuash si një lloj qeramike, si një lloj vërtet instrumenti të ëndërruar me vite. Mbas dy javësh brumë të lagur nga pështyma jonë e me qëndrimin e mbështjellë në plastike, /ne mendonim ta ruanim nga “buba mara”, por kjo kujdese e mbështjelljes me plastik e dha rezultatin e duhur edhe të vete ngjizjes apo te një lloj tharmi që ishte materiali tashme rezistencë që të punohej edhe në ajrin e hapur pa u ngrire, kjo formule e veçante prodhoj edhe shumë e shumë instrumente të tjera, që shumica e këtyre punimeve nëpër gjë sende e enët e vizitave u ktheheshin pa në Kosovën tonë. Tuli i bukës na ndihmoj edhe në korrespondencën tonë nga dhoma në dhomë: i ndreqem fytëzat e me gjatësi të ndryshme e ku me lagjen e njerëz a
ne të fytëzës nga tuli i bukës i ngjitshim fytëz mbas fytëze deri në dhomën tjetër e kështu fytëzat vazhdonin punën e vetë, në tonën, insektet të vetën e vagabondët edhe ata e kryenin detyrën e vetë, asgjë nuk ishte në harmoni, por jeta kishte edhe qëllimin e vet që ne ishim në harmoni me vetë shpirtin e qëllimin tonë ta quajmë fisnik ta quajmë të qytetëruar ta quajmë disi krenare përballë rrebesheve të përditshme të burgut famëkeq të Nishit sot nën Serbi. Dy raste janë interesante për tulin e bukës: Çiftelia pra se gati harrova e cila afër e kishte edhe muzikantin e mirë Musli Kosumin, i cili na këshillonte se si duhet të vendosen perdet e zërit, sa duhet të jetë distanca, në mes perdeve ne si të dëgjuar i kryenim me disipli në këshillat e dhëna dhe ja çiftelia u be e gatshme, por mungonin telat e tash, duhet një javë punë e debate të forta se si e ku e me çka duhet të kryhet që baci Musë, të mos tallej me ne. Menduam edhe natën edhe ditën provuam ide e sugjerime të ndryshme, prapë problem, nuk ia arrinim mirë, provuam me llastiqet e çorapeve nuk i dilej, vendosem të heqim dorë dy ditë, gati një zëri e thamë të katërt baci Musë Hydajeti Unë e Fehmiu, hajde ta provojmë nga penjtë e çorapeve a del diçka. !!!? Doli mrekullia e vitit, baci Musë u gëzua, por vërtet me shumë apo me fort u gëzuam ne të tjerët. Çiftelia kishte madhësinë e zakonshme secilën dite bëhej edhe me e bukur dhe me fibrat e ngjyrës se kafet që e ka vete tuli i bukës, vërtet dukej si një çifteli krejt e zakonshme tash me tela me perde me rregulluesit e akordeve. Të gjithë pritnim si fëmija qumështin që të kumbojë edhe zëri apo toni i parë. Falë mjeshtërisë se bacit Musë dhe me harmonizimin e notave u dëgjua zëri i çiftelisë nga tuli i bukës. Mbas zërit të harmonizuar të notave në çifteli rrjedh po si gurra e Rugovës edhe zëri i Musli Kosumit, e ku nga kjo çifteli u kompozuan shumë e shumë këngë, diçka me dukeshin se edhe këngët janë nga tuli i bukës. Po, po, vërtet erdhi prapë ajo thënia: ”se ne hamë me jetuar e disa jetojnë veç me hëngër”. Për çiftelien u be punë madhe në disa muaj, por ndodhi që një të kontrolluar nga gardianët u gjet çiftelia, tash kishim problemin tjetër se qysh të shpëtohej çiftelia, le të na dënojnë, por çiftelia të mos shkatërrohet. heu sa na doli telashe që as vetë se kishim menduar. Të gjithë ekipi i gardianeve së bashku edhe me shefin e tyre e paskan shqyrtuar rastin e çiftelies në izolim, të gjithë ishin të ndalur vetëm te një pikë se kush e solli çiftelien në burg, kush e lejoi ketë instrument, kush duhet të shkonte në përgjegjësi, nga gardianët, kush e qon mirë me ne e kush nuk e qon mirë cili sillet me ashpër e cili me butë. Faji thonë çdo herë mbetet jetim, çiftelia në zyrën e drejtorit e gardian mbas gardianit në stilin e zbulueseve detektiv na pyetshin veç tregoni e ua sjellim çiftelien, na ua tregonim të vërtetën, por fare nuk ju shkonte për kokë; kokës policore, donin diçka tjetër donin me çdo kushte faktorin njeri kush e solli deri këtu, prapë ne ua thoshim të vërtetën, por kryet e policit mbetet polic, mbetem pa çiftelien, por mbetem edhe pa u kuptuar askush as ata as në vete prodhuesit e çiftelisë. Çiftelia jonë e mirë nga tuli i bukës ënde qëndronte në drejtorin e burgut, me shprese se një ditë do të zbulohet e vërteta!!!!? Çiftelia shkoi, isha në qeli kuptohet me pak bukë, në racionet tona, që vërtet nuk i plotësonte as për afër nevojat tona biologjike. Nga pakë e nga pakë, edhe aty vazhdova të ndajë tul buke, diku edhe me molisjen time diku i hidhëruar, diku i terruar nga vetmia dhe terri, fillova si në shaka që ta ndreqi disi si një lloj suveniri “shtëpinë e Lidhjes se Prizrenit”, ishte punë me e lehtë se çiftelia, por me e rëndë për lukthin tim, e për shëndetin tim. Të thuash edhe një javë para përfundimit një mujor të qelisë, në vizite më erdhi drejtor Nikoliqi, që e pa dhe e fërkoj kokën qysh është e mundur ketë mrekulli arti ta besh kështu nga tuli i bukës!!!?, I thash se është mjeshtrja e revoltës time që me mungon buka, prandaj për mos me ju dënuar Ju po e dënoj veten apo me të thënë drejt është ajo mjeshtrja e çiftelies që e ke në drejtori. !!!? Qeshjet e tij histerike nuk kishin të ndalur, por dhe ngadhënjimi im nuk kishte fuqi më të madhe se sa edhe veten e quajta Fitues në këtë “betejë të fortë burgu”. E mori me butësi ketë suvenir dhe mi foli dy fjalë edhe mua shqip: të gjithë shqiptarët janë mjeshtër me tha dhe doli, me suvenirin tim “shtëpinë e Lidhjes se Prizrenit”. Suveniret pra nisen ti shtohen në dekorimin e zyrës se Nikoliqit, njëra nga marazi e xhelozia që ishte çiftelia dhe të dytën e mbante si një vepër të madhe artistike, duke u thënë edhe mysafireve të tij se shih çka punojnë të burgosurit nën regjimin e tij, pra të gjitha ato persekutime që na i bënte vetë personalisht i kthente në lëvdata se vetëm ky e njeh mentalitetin shqiptar dhe ishte i pa zëvendësuar nga kush tjetër Nikoliqi e veç Nikoliqi në çdo mandat. Nuk e dijë as vetë sesi apo nga kush, më siguri nga ana jonë, sepse edhe ne kemi vagabondët tonë shqiptar, që fatbardhësisht janë në zvogëlim e sipër, e këtu jap edhe një sugjerim që kjo racë e vagabondëve ordiner shqiptare edhe mos të ishte fare nuk ka problem, ketë lloj ta quash njerëz degjenerues të së keqes mund të shtyhen vetëm me vlera atdhetare e kurrë se qysh me militant klanor apo politik për ta politika është sikur ujitja apo rritja e tyre unë jam dhe mbetem artist autodidakt dhe atdhetare e jo kurrë politik, sepse ushqehen vagabondët e Kombit tim shqiptar, unë nuk i ”ujisë-ushqej” kurrë vagabondët. Drejtor Nikoliqi paska kuptuar se suveniri i artit, nuk tek është art modern nga tuli i bukës, por tek është “simboli i krejt shqiptareve”, tek është hidhëruar shumë e në prezencën e shumë mysafireve e paska hedhur shumë egërsisht në dysheme edhe “Lidhjen e Prizrenit” edhe instrumentin me antik të iliro–shqiptareve pra atë tulin e bukës të kthyer në instrumente. Ne përsëri na dënuan me nga një muaj qeli, e racionet tona gjatë këtij muaji na u epshin pa bukë, here si makarona me sheqer, herë ai lëngu i domateve, ajo lakra me veshin origjinal të derrit nuk na mungonte as një javë, të gjitha këto i kishim dhuratë nga bashkëvendësi ynë apo drejtori i quajtur Nikoliq.

LIBRI NË BURG Ne fillim të nëntorit 1981, gjetëm disa libra shqip, ku mbas disa muajsh kur vërejtën se ne kishim nevojë për lexim shqip, i hoqën të gjitha librat dhe jo rastësisht i prunë libra në gjuhën serbe, dhe shih në alfabetin cirilik, që ne edhe në këtë aspekt të jemi disi të dënuar, ne nuk prituam ia filluam ti marrim dhe ti lexojmë pa më të voglin problem. Brenda muajit e kishim të drejtën e katër librave për lexim, por problemi qëndronte se në dhomat e këtij tip burgu nuk kishte dritë të mjaftuar, dhe kryesisht mund të lexonim nga ora 10 e 30 minuta të ditës deri sa u shuante drita aty nga ora 15 e 30 minuta, sepse ne ishim në katin e dytë të një ndërtese ku në afërsinë tonë gjendej një pallat që na e mbyllte dritën e nevojshme. Shpesh na shtinin që pa i lexuar librat ti kthenim e të merrnim të tjera, kjo lojë e gardianesh ishte më shumë provokative, se sa njerëzore. Shpesh në paketat tona mujore na vinin libra nga familja, por unë nuk dijë as një rast në burgun e Nishit që është lejuar ndonjë libër, por përkundrazi çdo libër i ardhur nga familjet tona, është shqyer apo hedhur në mbeturina, duke na lënduar, se edhe kështu mund të bënë udhëheqja e burgut të Nishit me vendësin tonë drejtor Nikoliqin. Megjithatë ne lexonim çka na binte në dorë, pra në mesatare apo për kokë te të burgosurit në muaj ishin 4 libra që po të pjesëtohet apo shumëzohet për 12 muaj në 10 vite mund të dalë një nivel i një fakulteti të leximit të librit dhe kulturës serbe, hahahahhah, nëse na e llogarit dikush, përsëri hahahahhah.

GREVA E URISË Grevat e urisë nuk ishin të pakta në burgun e Nishit, të cilat na vinin nga provokimet e padurueshme të vet drejtorisë se këtij kampi në krye me drejtor Nikoliqin, i cili njihte shumë mirë mentalitetin tonë, e i cili në çdo rast shkonte e jepte urdhra që të na provokoj, si në fryrje personale ashtu dhe deri në ushqimin tonë ditor. Si rastet e racioneve tona edhe pse ishin nën nivelin e kalorive të nevojshme, e që shpesh gjatë javës kishim atë racionin e tmerrshëm me lakra e ku në mesin e tyre na vinte veshi i derrit as i fërguar as i zier, por të thuash i freskët nga derri i prerë dhe ashtu i pa larë e me yndyra, e me leshra na u vendoste nëpër pjatat tona, jo një vit apo dy vite, por shumë vite.Kjo apo provokimet e tjera, si rasti i individëve ordiner që na u vendoste nëpër dhomat tona që kishin misionin e provokimit të drejtpërdrejt politik, me ngacmimet e tyre në baza nacionale. Këto hordhi kriminele vinin e përfitonin me heqje apo zbutje të dënimeve të tyre si mbas rangut të provokimeve jo vetëm me fjalë, por edhe provokimeve fizike, që kishin urdhër po nga vetë drejtor Nikoliqi. Të shumtët dilnin me suksese, sepse nëse nuk ju bënte punë fjala provokative ata e përdornin edhe forcën ndaj nesh. Kemi shumë raste që shokët tanë binin pre e këtyre manipulimeve apo nuk mundnin t’i kalonin, sepse kushtëzimi i tyre ishte shumë transparent që nuk mund t’u ikje fare. Raste kemi të shumta që gjatë kësaj dekade në burgun e Nishit, mund të them se shumë raste kanë lënë edhe pasoja fizike te një numër i ish të burgosurve shqiptar; Rasti im konkret me thyerje të nofullës, rasti i Berat Luzhës, rasti i Muhamet Rogovës, rasti i Hysen Gegës, rasti i Ramadan Nikës, rasti i Selim Bucollit e shumë e shumë raste të tjera. që kjo gjindeje të kalohej apo t’i bëhej ballë këtyre grupeve kriminele të dresuar nga drejtoria, për në shpëtim i vetëm ishte greva e urisë, e jo mjetet tjera, sepse çdo mënyrë tjetër e veprimit tonë ju jepte suksese krimineleve të dresuar. Rasti më i vështirë ishte viti 1983 kur të thuash nga të 24 dhomat e izolimit të thuash se afro 6 muaj ditë i kaluam shumica jonë në qelitë e këtij kampi. Grevat tona të urisë nuk ishin të zakonshme, sepse po të lajmëroje grevën e dinim shumë mirë se ne për çfarë procedure do të kalonte; së pari na zhvisheshin krejt nga rrobë e burgut, vinin njësitë të përgatitura si gardian të specializuar si boksier e të tjerë ku fillonte shamata së pari me gazin lotsjellës, e se dyti me rrahje të kërbaçit deri në alivanosje, na tërheqshin zvarrë deri në qelinë e caktuar, na i gjuanin rrobë e kur na delte alivanosja i vishnim. Mbas tri katër ditësh na e përgatisnin raportin e llojit të veçantë si fajtor që po duam ta shkatërrojmë edhe Jugosllavinë edhe sistemin e burgut, kur kuptohet dënimet tona ishin 30 ditë qelie, këtu ishin edhe dënimet e tjera si rasti me cigare dhe çdo ditë me provokime të llojit më të ultë nga ana e gardianëve barbarë. Edhe shëtitjet tona ishin të zvogëluar në minuta, si dhe gjatë këtyre dënimeve për lëvizjen apo ngritjen, apo kthimin e kokës na kushtonte me rrahje fizike. në anën tjetër që ishim solidar me njeri tjetrin moralisht e ndienim veten të fortë, sepse çdo herë nëse njëri fillonte grevën u bashkonin të gjithë dhe pa dyshim edhe dënimi ishte me i përballueshëm kur e dije se me veti ishin shokët e tu që të përkraheshin në aspektin moral e të karakterit stoik ti bëje ballë torturave aq mizore, sidomos të veçanta në burgun e Nishit, në krahasim me burgjet e tjera të asaj Jugosllavie. Gjatë 10 vjeteshin në burgun e tmerrshëm të Nishit të thuash se gjysma e dënimit tonë u kalua nëpër qelitë e errtë të “shtëpisë se bardhë”.

VIZATIMI NË BURG Ne mos mundësi të qëndrimit në ato kushte mizore të izolimit në kthinat e dhomave të tmerrshme në dimensionet aq të ngushta, në dhomën e përbëre nga katër krevate një WC-je një metër katror, në hapësirën lëvizëse në mes krevatesh nga 50 cm gjerësi, dy karrigeve të drunjta, ne na duhej të gjenim mënyra t’u bëhej ballë, njëra nder to ishte edhe mënyra e shkrimeve apo vizatimeve. Kuptohet në kushte të pa kushte kur çdo gjë mungonte apo ishte e ndaluara që në të kishim. Ne, disa që kaluam shumë kohë e vite në këtë sistem dreqi të burgut, u morëm edhe me vizatim, ku për të kaluar kohen i gjenim mënyrat e krijimit të kushteve nga mjete të ndryshme si nga copat e kartonëve të vizitave, nga pakot e cigareve, nga lloj lloj letre që mundnim ta gjenim apo që na lejohej të hynte në kthinën tonë. Ndërsa për shkrim apo për vizatim përdornim edhe llojet e ndryshme të sallatave si rrepanin për ngjyrën e kuqa, thëngjillin e shkresave për vizatim, tulin e bukës për skulptura apo instrumente të ndryshme, penjte nga çorapet tona apo rrobat tona, margjinat e gazetave që na vinin me vonesë e lloj–lloj materiale të ndryshëm që mund të na hynte ne përdorim, asgjë nuk lëshonim dhe shih e gjenim mënyrën që nga ai trishtim të kalohet në çaste të mira apo veprave të mira burgu. Kemi shumë materiale që u dërguan përmes enëve të vizitave, e ku në mënyrën e veçantë i shtinim dhe i kthenim në Kosovën tonë të dashur apo në familjet tona, si shkrime, letra familjare, skulptura të tulit të bukës, poezi të ndryshme, portrete te më të dashurve tanë etj, etj. Këto lloj materialesh e dokumentesh besoj se janë një thesar i mirë jo vetëm artistik, por dhe i vetë kravatave tona të veçanta se si mundet njeriu edhe në kohën e pa kohë të krijoj dhe veproj.

PASTRIMI I KORRIDORIT NË BURG Qëndrimi ynë me vite në kthinat e tmerrshme, dhe të ngushta të izolimit, na jepte ndonjëherë edhe ndonjë ta quash dalje apo në të ashtuquajturën pastrim të korridorit apo hollit të madh në mes të 12 dhomave kundruall 12 dhomave tjera në sistemin e izolimit. Korridori ishte i madhe të thuash afro 15 metra nga ana tjetër. Dilnim 4 veta nga dhoma i merrnim materialet e nevojshme dhe nën përkujdesjen e gardianit fillonim pastrimin e caktuar. Shpesh në këto lloj pastrimesh ndodhnin ndeshje të tmerrshme me gardianët mbikëqyrës, sepse ndodhte që gjatë pastrimit kur ne u afronim afër derës tjetër e ku e dinim se aty është shoku ynë, ne pa zë e përshëndetnim njëri tjetrin, dhe kështu e vërente edhe gardiani, e ndërkrente punën na kthente në dhomë na e shkruante raportin shpesh edhe me shpifje dhe ne na epej urdhri që të bëhemi rresht për dy e drejtë e në qeli, që na kushtonte aq shtrenjte një muaj ditë dënim qelie. Këso lloj dënimesh nuk ishin të pakta në burgun e Nishit. Me të gjitha të këqijat që sjelltë dalja në pastrimin e korridorit kishte dhe të mirat e veta kur shpesh kur qëndronte ndonjë gardian jo fort i disiplinuar ne mund të kontaktonim me dhomat e tjera dhe të kuptonim gjendjen se si është situata edhe në Kosovën tonë nga shokët tanë të regjioneve të ndryshme, pra ia vlente edhe vetë dënimi ynë që ne të pajiseshim me njohuri të reja, që na vinin në një mënyrë apo rrugë të ndryshme deri në qelitë e këtij kampi të veçantë të Nishit.

QETHJA NË QELI Gjeja me e tmerrshme ishte edhe qethja jonë ku mbas përfundimit të një muaji e priteshim si “dhia thikën”, që ne të qetheshim. Na ftonin të rreshtohemi e të dilnim nga dhoma, u bënim rresht për dy dhe prisnim që njëri mbas tjetrit të uleshim në karrigen e berberit. Kjo mënyrë e qethjes tonë ishte njëra nder ndodhitë më të tmerrshme, sepse vetë berberi ishte një mizor i burgosur që këtë detyrë e kishte privilegj nga vete shpifjet e tij apo denoncimet që i kishte bëre nëpër pavijonet tjera. Ky lloj berberi e çonte në mënyrë besnike këshillat e gardianit që sa me shpejte me minuta të qethej i burgosuri, lojërat e tmerrshme bëheshin kur fillonte qethja jonë, e ku me atë makinën e ndryshkur shpesh ne përgjakeshim apo mbeteshim pa një pjesë lëkurë, që këto raste nuk janë të pakta në rastet tona. Nëse kundërshtonim kërciste kërbaçi i gardianit, nëse u uleshim pa bë zë përsëri na kushtonte nga sjellja e pa cipë e berberit, ky lloj ankthi i veçantë për ne ishte çdo muaj në burgun e Nishit. Askush nuk e pësoi aq shumë sa miku ynë Ramadan Nikaj nga Drenasi, i cili mbeti i dëmtuar rëndë nga veshi.

LARJA NË IZOLIM Edhe sistemi i larjes apo pastrimit tonë i kishte veçoritë e veta në burgun e Nishit që edhe këtu ne duhej ta paguajmë dënimin e autorizuar nga drejtoria e burgut. Dilnim në pastrim në dy javë u përgatitemi me ndërresat e dhëna brekë e këmishë të veçanta apo të shqyera. Koha e pastrimit tonë ishte me minuta që këto minuta për ne ishin e mbeten të tmerrshme shpesh nga kinse gabimi i gardianëve se gabim e lëshonin ujin e ftoftë kull apo shpesh kur jepej urdhri të jemi nder tushat e tmerrshëm na rrjedhtë uji i valë që të gjithë u përpëliteshim nga muri në mur, që nuk guxonim as të kundërshtojmë, shpesh ndodhitë e tilla nga uji i ftoftë apo i valë ne kishim pasoja në lëkurën tonë që na duhej me javë shërimi, po, po kështu ishte burgi i Nishit për ne shqiptarët nga viti 1981 deri në vitin 1990, e ku çdo herë kishim nga një befasi të ndryshme nga vetë drejtoria në krye me drejtor Nikoliqin i origjinës së Kosovës tonë.

DIÇKA PO ZIHET NË BURGUN E NISHIT DHE NË KOSOVË Edhe pse gazetat vinin mbas dy tri ditësh ne e përcjellim situatën e Kosovës tonë dhe i shihnim apo i ndjenim edhe vlimet edhe ndryshimet në rritjen e mos kënaqësive dita ditës. Ndryshimet i kuptonim edhe nga vizitat tona të cilat ishin të mbikëqyrura rreptësisht apo të regjistruara në manjetofonin UHER, të burgut, ku ne që nga fillimi asnjeri nuk e pranoj të folurit në gjuhën serbe, nga viti 1981 na u vendos regjistrimi i vizitave tona e ku shpesh mbas vizitave, kinse paskemi folur politikisht ne nga vizita kalonim në procesin e raportimit në drejtori që ne dënoheshim me nga 30 ditë qeli, të zakonshme, shpesh në vizita ne na u sjellin lajme me gjestikulime apo thashetheme, kinse familjare që ne i kuptonim se rrjedhat e procesit çlirim po shkonin në mënyrë të kënaqshme kundër pushtuesit serb. Ne mbas sa e sa vitesh krijuam edhe sistemin tonë të informimeve nga muri në mur për mes alfabetit tonë të trokitjeve apo shenjave të veçanta që për një kohë të shkurtër ishim në gjendje ti kuptojmë e të bëhet një sistem i përgjithshëm që të njoftoheshim e ti njoftojmë të gjithë më të rejat nga vizita në vizitë apo nga dhoma në dhomë, apo nga lajmi në lajm apo nga përgatitja për protestë e dhomës në dhomë, këtë mënyrë të informimit nuk, munden ta zbulojnë kurrë drejtoria e burgut të Nishit edhe pse e hetoj që diçka po bëhej nga dhoma në dhomë edhe pse muret ishin aq te trasha e sistemi i sigurisë ishte aq i madh. Nuk e pritnin as ata kur në sekondat apo minutat e caktuar të gjitha dhomat ishin të gatshme për protestën e caktuar nga mënyra jonë e informimit me shenjat tona nga muri në mur. Filluam të bëhemi edhe të disiplinuar në raportet tona kundruall drejtorisë se burgut e cila ishte e hutuar se çka dreqin po bëhej në këtë mënyrë kur në afërsi të dyerve tona qëndronin me kërbaç të thuash krejt kohen gardianët. Kjo ishte mbas të thuash nëntë viteve izolim një sukses i yni që ta trandim apo ta mundim vetë drejtorinë në krye me vetë drejtorin Nikoliqin e tmerrshëm, dhe të thuash ne të ishim mirë të njoftuar edhe pa mjete të mas-medieve në lidhje me situatën aktuale ne të krejt trevën e Kosovës apo në rrjedhat e kontakteve me të gjitha burgjet jugosllave kur u arrit edhe të thuash suksesi me i madhe që të bëjmë përgatitjen e grevës se përgjithshme në krejt burgjet jugosllave e cila u arrit me datën 15 janar të vitit 1990, ku as vetë drejtoria e Nishit nuk e kishte të çartë se çka po bëhej as me burgun e Nishit as me lidhjet tona të atij alfabetit tonë të veçantë e ku pikërisht në këtë datë në grevën e përgjithshme i tronditem deri në rrëzim të vet drejtorisë se burgut ku nga sistemi ynë ne i joshëm edhe të ish burgosurit tjerë me fjalët që ne e kryem burgun, por ju duhet ta shfrytëzoni pranin tonë në lidhje me përmirësimin e ushqimit, dhe shih patëm sukses kur të thuash të gjitha pavijonet e burgut të Nishit e refuzuan ushqimin dhe punën e ku ju dha një grusht vendimtar edhe Drejtorisë se burgut të Nishit në krye me drejtor Nikoliqin i cili u rrezua pikërisht nga ana e organizimit tonë, e në burgun e Nishit për herën e parë, hynë banane e ushqim i nivelit, e jo si deri me tani vetëm mbeturina e pasteta të vitit 1956, pra kjo përvojë e jona apo këmbëngulësia jonë e disiplinuar dha dhe frytet e veta edhe politike në ndryshim vlerash edhe në kampin e tmerrshëm të Nishit edhe në marrjen e informatave mbi rrjedhat aktuale në krejt Kosovën tonë të dashur.

EPILOGU I NDODHISË SË BURGUT Nëpër zindanët e burgut të Nishit nga viti 1981 deri në vitin 1990 kaluan afro 400 apo 500 të burgosur politik ku shumica e tyre ishin në sistemin e izolimit që të thuash shumicën e burgut e mbajtën në këtë sistem, nga 2 e deri në 9 vite izolim, Afro 100 veta të thuash që ishim në këtë kamp të pa ndarë që nga viti 1981 e deri me lëshimin tonë të datës 18 prill të vitit 1990. As kush nuk mund ta dinë me mirë se sa qindra të burgosur se si i kaluan jo një vit, dy vite, tri vite, katër vite, pesë vite, gjashtë vite, shtatë vite, tetë vite, nëntë vite, por rrumbullak 10 vite, intervistat pyetjet e çdo njeriu, kanë në kokën e tyre gjera që vërtet i duhen shtresës tjetër që mbeten jashtë burgjeve, për këtë “jete”, do të duhej të mblidheshin të gjitha bashkë të gjitha përshkrimet ku do të delte një libër aq i madh sa do të ngopeshin se lexuari se sa interesant na ishte kjo “jetë” kundruall jetës tjetër, që deri diku nuk pranohet as si e vërtetë se si u kaluan dy here e gjysme vlere e fakulteteve ato më të vështirat e psikologjise apo e filozofisë, e biologjisë, apo e vet fizikës dhe kimisë po po interesohuni të gjitha këto do t’i keni te gatshme nga këta lloj “studenteve”, që i kryen “studimet“ me nota të larta dhe sot jo rastësisht i keni karshi jush dhe interesant edhe duken të zakonshëm si Ju.