image

Njeriu më i pasur në botë, biznesmeni meksikan me preardhje libaneze Karlos Slim, ndryshon projektin për ndërtimin e Luginës së Vardarit në Maqedoni. Sipas tij, ky projekt të ishte më i suksesshëm ekonomikisht dhe vlera e tij do të ishte dukshëm më e ulët. Slim, në takimin me kryemministrin Nikolla Gruevski dhe ministrat e kabinetit të tij ka kërkuar që në vend të 12 hidrocentraleve të vegjël në ‘Luginën e Vardarit’ të ndërtohen 4 hidrocentrale më të mëdhenj por me kapacitet energjetik më të lartë.  Ministri i Ekonomisë Valon Saraçini tha për ALSAT-M, se projekti i cili do të korrigjohet  do t’i dërgohet biznismenit më të pasur në botë dhe më pas do të merret vendimi për hartimin e ofertave nga ana e Slim.

“Kemi rënë dakord që të bëjmë disa ndryshime dhe t’i dërgohen materiale konkrete zotit Karlos Slim dhe ekipit të tij, me qëllim që ata të përgatisin materialin dhe ofertën të cilën planifikojnë ta bëjnë për Luginën e Vardarit”, deklaroi Valon Saraçini, ministër i Ekonomisë.
Përveç energjetikës Slim ka shprehur interesim për të investuar edhe në miniera dhe telekomunikime, ndërsa aty ku nuk ka interes, do të lobojë për Maqedoninë që kompani të tjera të vijnë dhe të investojnë.
“Biseduam edhe në pjesën e projekteve të privatizimit të kompanive të Kombinatit të duhanit dhe disa kompani tjera shtetërore. gjithashtu u përmendën edhe projektet në pjesën e infrastrukturës tek të cilat prezazntuam ndërtimin e autostradave, koridorit 8 dhe 10 linjave hekurudhore”, tha Zoran Stavreski, ministër i Financave.
Pasuria e meksikanit Slim vlerësohet në 65 miliardë dollarë, thënë ndryshe 22 buxhete vjetore të Maqedonisë. Vetëm vitin e kaluar Slim pësoi humbje prej 5 miliardë dollarësh si rezultat i krizës ekonomike në botë