saranda-hasani

© astritgashi

-Shqiptarët e Suedisë sot kanë mundësi te jene krenare me Saranda Hasanin. Sonte në “IDOL 2014” garojë në solo këndim për të bëre shqiptarja e parë që hynë në fazën finale për të fituar këtë garë prestigjioze.

Ky vit është definitivisht viti i shqiptarëve të Suedisë, si në fushën e politikës, sportit e po ashtu në atë të kulturës. Një armatë e tërë e të rinjve çdo ditë e më shumë po na mbushin shpirtërisht e po na bëjnë të krenohemi me origjinën tonë. Po ashtu, po na bëjmë të mendojmë thellë mbi rëndësinë e organizimit të mirëfilltë të shtetit, ku vlerat e individit triumfojnë mbi racën, gjuhën, etninë e gjithçka tjetër (sa shumë do të dëshironim një që mëmëdheu ynë të ofrojë diçka të tillë). Në këtë armatë ka shumë emra e shumë të tjerë që ende punojnë me shumë zell pa dashur të shfaqen për publikun.

Listës së këtyre emrave, sonte po i shtohet edhe një emër i ri. Është një vajzë e re, e bukur, me sytë ngjyrë qielli dhe buzëqeshje plot jetë. E quajnë Saranda Hasani, dhe me origjinë është nga Vitia e Kosovës. Thotë se emrin i vunë familjarë të sajë, frymëzuar nga kaltërsia e bregdetit dhe anitikiteti i Sarandës, qytetit që mbartë në vetë një pjesë të historisë sonë.

Saranda është vetëm 18 vjeçare, dhe me shumë përkushtim i ka hyrë garës për zërin më të mirë të Suedisë. Ka kaluar fazat e para, dhe tani është në prag të përzgjedhjes për tu bërë pjesë zyrtare e programit të mirënjohur për zbulimin e talenteve të rijnë në fushën e muzikës dhe këngës, emisionit ‘Idol’ në Suedi. I duhet mbështetja, ndonëse zërin e ka ‘pushkë’ e interpretimin si të ishte duke jetësuar ndonjë vepër arti në hapësirat e Butrinit (të Saradës në Shqipëri). Ka kënduar edhe më parë, në ngjarje të ndryshme të cilat e kanë bërë edhe më të përgatiture për këtë sfidë.

Urojmë që ta kalojë edhe këtë fazë delikate, dhe të bëhet pjesë e këtij programi që do ti mundëson të jetësoj ëndrrën e saj. Por edhe ëndrrën tonë, atë të përçimit të vlerave dhe traditës sonë të pastër. E ne bashkëkombësit e saj do të japim mbështetjen tonë përmes votave, jo vetëm për të jetësuar ëndrrën e Sarandës por edhe ëndrrën e të gjithë neve. Suksese, Saranda e Kosovës, Shqipërisë dhe Suedisë !