avganistanAutoritetet në krahinën veriore të Afganistanit të Sar-e Pol kanë nisur hetimet për një rast që e përfshinë një vajzë 11 vjeçare e cila është martuar me një djalë tetë vjeçar. Vajza me emrin Gulsum, ka kërkuar nga autoritetet të martën që t’i ndihmojnë asaj për tu divorcuar pas dy muajve martesë. Familja e Gulsumit ka thënë se janë “detyruar” që ta martojnë atë pasi babai i saj ka pasur një aferë me një vajzë të fshatit, me të cilën më pas ishte martuar duke e marrë si grua të dytë. Afera ka zemëruar të afërmit e gruas së dytë të cilët më pas e kanë detyruar babain ta martojë Gulsumin me një nga djemtë e shtëpisë, për të qetësuar gjakrat, transmeton Rel. Ky hetim po bëhet në një kohë kur aktivistët e të drejtave të njeriut po kërkojnë nga presidenti Hamid Karzai, që të ndërmarrë masa kundër martesave të fëmijve dhe dhunës kundër grave.