Zv/komandanti i Gardës Revolucionare Iraniane Mohammad Saleh Jokar ka paralajmëruar se flota amerikane në Gjirin Persik është brenda rrezes së veprimit të raketave me rreze të shkurtër të Teheranit.

Jokar tha se SHBA-të nuk mund ta përballojnë një luftë të re në rajon. “Edhe raketat tona me rreze të shkurtër mund të arrijnë lehtësisht luftanijet amerikane në Gjirin Persik”, tha ai, i cituar nga agjencia iraniane e lajmeve “Fars”.

Kjo deklaratë përbën përshkallëzimin e fundit në luftën e fjalëve mes dy vendeve teksa tensionet mes tyre janë rritur pas sanksioneve dhe presionit politik të SHBA-së, sëbashku me rritjen e prezencës së trupave amerikane në rajon.

“Irani nuk po përpiqet të hapë konflikt në rajon, por gjithmonë i ka mbrojtur fuqishëm interesat e tij dhe do të vazhdojë të bëjë të njëjtën gjë”, tha të enjten ministri iranian i Punëve të Jashtme, Mohammad Javad Zarif.

Luftanijet amerikane USS Gonzalez dhe USS McFaul iu bashkuan sëfundmi luftanijes USS Abraham Lincoln në brigjet e Omanit, duke rritur shqetësimet në Teheran.

Shpërndaje në


20 October 2019

Facebook

Facebook Pagelike Widget