Visar Ymeri: Në VV nuk ka shpresë, aty nuk punohet për interesa të Lëvizjes
Ish-kryetari i VV’së Visar Ymeri thotë se zgjidhja e vetme për Vetëvendosjen është heqja dorë nga interesat personale.
“Mendoj se secili duhet të heq dorë nga vetja për të mirën e organizatës dhe mendoj se kjo do të kishte me qenë zgjidhja për organizatën”, tha Ymeri.
“Sot nuk jemi dakorduar dhe nuk e di nëse do të dakordohemi”, theksoi Ymeri.
Pas përfundimit të mbledhjes së VV’së, Ymeri deklaroi se nuk ka pasur përafrim të qëndrimeve, dhe është shprehur i zhgënjyer për faktin se, siç ka thënë ai, nuk ka pasur vullnet nga disa individ.
“Nuk shoh asnjë përafrim. Nuk shoh asnjë vullnet që të diskutohet mbi zgjidhjen e problemeve. Konsideroj se Lëvizja Vetëvendosje është në një fazë të rëndësishme, dhe secili individ do duhej të vendoste organizatën para vetes”, ka thënë Ymeri.