Për ndeshjen miqësore Shqipëri-Kosovë janë shitur deri më tani 14 mijë bileta nga 22 mijë që janë në dispozicion për këtë përballje.

Ndeshja do të luhet mbrëmjen e sotme në orën 20:00 në Zvicër.

Kombëtarja shqiptare e futbollit pritet të dalë në fushë me një formacion me shumë ndryshime.

Kundër përfaqësueses që drejtohet nga Bernard Challandes, trajneri Christian Panucci do të eksperimentojë thuajse në të gjitha repartet.

Në portë, Etrit Berisha rikthehet mes shtyllave, ndërsa para gardianit të Atalantës do të jetë Hysaj.

Në të djathtë do të gjendet Veseli, në qendër do të shihet Gjimshiti dhe në të majtë do të jetë Lika.

Mesfusha e pritshme e kuqezinjve në stadiumin e Zyrihut do të ketë Ramadanin, Ndojin, Krenar Qakën dhe Odise Roshin.

Ndërsa sulmi i kuqezinjve do të përbëhet nga Sindrit Guri dhe Sokol Cikalleshi.

Shpërndaje artikullin në: