Pret me qëllim gishtin e vogël,humb gjygjin kundër 16 kompanive të sigurimeve
Gjyqtarët në Aalborg të Danimarkës nuk e besojnë historinë e një 31-vjeçari për një aksident me një sharrë ryme.
Ata kanë konstatuar se 31-vjeçari nga Jutlandi i Veriut qëllimisht e ka futur gishtin e tij të vogël në një sharrë rrethore, për të fituar para nga një mori kompani sigurimesh.
Kështu kanë vlerësuar tre gjyqtarët në Gjykatën e Aalborgut. Në një aktgjykim të dorëzuar të enjten, 16 kompani të sigurimeve, të cilat ishin hedhur në gjyq, u liruan nga kërkesa për dëmshpërblim, njoftoi gjykata në faqen e saj të internetit.
Shuma e përgjithshme që i aksidentuari kishte kishte kërkuar nga kompanitë e sigurimit arriti në 33 milion DKK, por kompanitë pas vendimit gjygjësorë nuk duhet të paguajnë asgjë. Në total, ai ishte siguruar në 17 kompani sigurimesh.
Gjykatësit e shohin të habitshëm se 31-vjeçari kishte nënshkruar shumë polica të sigurimit në pak më shumë se tre vjet e gjysmë para se ai të plagosej.
Në vend të përfitimit të miliona krunave, personi në fjalë ka përfituar një shpenzim shtesë. Në emër të shpenzimeve të lëndës, ai duhet të paguajë 210.000 kr., thuhet në fund të aktgjykimit.
rtvzeri.com