Njihuni me disa nga njerëzit më të çuditshëm në botë
Dikush që luan futboll duke pasur 3 këmbë, binjakë që kanë jetuar dhe si kanë folur kurrë askujt përveç njëri tjetrit, një tjetër burrë që kishte 24 personalitete. Të gjithë këto kanë qenë njerëz dhe kanë ekzistuar dikur, ndonëse para kësaj ne i kemi parë vetëm si personazhe fiktivë nëpër përralla.
“Njeriu i pyjeve”- Petrus Gonsalvus
Të gjithë e dinë historinë e “E bukura dhe bisha”, të cilët u dashuruan me njëri tjetrin. Por shumë pak e dinë që kjo histori ka ndodhur vërtetë dhe personazhet kanë jetuar. Gjithçka nisi në 1537-n, në Tenerife, ku lindi një fëmijë jo i zakonshëm.
I gjithë trupi i tij ishte i mbuluar me flokë. Prindërit mendonin se djali kishte një çrregullim të shkaktuar nga djalli dhe kur mbushi 10 vjeç, ia shitën atë piratëve francezë.
Ata e quajtën “Njeriu i pyjeve” dhe e prezantuan me mbretin e Francës, Henri II.
Ky i fundit, vuri ri se djaloshi ishte shumë i shkathët dhe inteligjent. E shkolloi, e edukoi dhe pasi mbreti vdiq, gruaja e tij u kujdes për të, derisa e martoi me zonjushën e bukur të quajtur Catherine.
Futbollisti legjendar, Francesco Lentini
Ai lindi në Itali më 1889-n. Thuhet se ai do të kishte një vëlla binjak, por diçka nuk shkoi siç duhet dhe trupi i vëllait të tij u ndërthur tek shtylla kurrizore e Lentini-it. Kështu, ai kishte 3 këmbë.
11 vëllezërit dhe motrat ishin normalë dhe prindërit refuzuan ta rrisnin. E dërguan në jetimore dhe aty hodhi hapat e parë drejt futbollit dhe performancave në cirk.
Fëmija tmerrësisht i zgjuar, Christian Heinrich Heineken
Ky djalë, lindi në 1721-in në Gjermani. Babai i tij ishte arkitekt, ndërsa e ëma artiste dhe kimiste shumë e zonja. Kur ishte vetëm 10 muajsh, ai nisi të fliste duke përsëritur emrat e objekteve. Ndonjëherë formonte edhe fjali.
Memoria e tij ishte e pabesueshme dhe kur ishte vetëm 1 vjeç mund të të përmblidhte “New Testament” në latinisht. Kur mbushi 3 vjeç ai jepte leksione rreth historisë daneze. Fatkeqësisht, jeta për të zgjati vetëm 4 vite, për shkak të intolerancës ndaj glutenit, sëmundje rreth të cilës asokohe s’kishte asnjë informacion.
Njeriu me 24 personalitete
William Milligan kishte një çrregullim shumë të rrallë psikologjik. Ai zotëronte rreth 24 personalitete, të cilët nuk ishin përgjegjës për njëri tjetrin. Vetë William mund të kontrollonte vetëm personalitetin e tij, Billy-in, por jo të tjerët.
Në mendjen e tij kishte gra, burra, fëmijë dhe njerëz me nivele të ndryshme inteligjence që kishin karaktere dhe gjuhë të ndryshme.
Binjaket e heshtura (June dhe Jennifer)
Në 1963-in në Barbados lindën 2 binjake, që më pas u quajtën “binjaket e heshtura”. Vajzat nuk flisnin me askënd përveç njëra tjetrës në një gjuhë që e kuptonin vetëm ato. Prindërit u përpoqën t’i ndanin vajzat që të komunikonin edhe me njerëz të tjerë. Kjo e bëri edhe më keq situatën.
Kur binjaket u kthyen nga studimet e mbronin edhe më shumë veten dhe njëra tjetrën nga bota. Kalonin shumë kohë në dhomën e tyre. Krijonin poezi dhe histori( të frikshme) dhe i shkruanin në ditaret e tyre. Kur u lodhën duke shkruar për krimet e të tjerëve, nisën të binin krime vetë.
Pasi gjykata mori dënimin për to, i dërguan në një spital psikiatrik. Ndonëse vajzat ishin të ndara, ia dilnin të ishin identike në çdo moment. Edhe kur pozonin merrnin të njëjtin kënd. 11 vite më pas, një gazetare e cila i ndihmoi të trajtoheshin në një tjetër spital tregon se njëra prej binjakeve i tha: “Do të më duhet të vdes.” E pyetur pse, ajo i ishte përgjigjur gazetares: “Sepse kështu e vendosëm ne.” Dhe në fakt, vdiqën.