Ndalohet një ish-polic, dyshohet se ka lidhje me grabitjen në Rinas
Tre ditë pas grabitjes së bujshme në Rinas, është ndaluar në Elbasan një person që dyshohet se ka lidhje me ngjarjen.
Mësohet se personi i ndaluar është me inicialet A.H, ish punonjës policie në Elbasan, përcjell ReportTv.
Ai dyshohet se ishte i përfshirë në grabitjen e bujshme në pistën e avionit të Rinasit.
Sipas informacioneve të para shtetasi me iniciale A.H dyshohet se është një nga 5 grabitësit e Rinasit.
Nga ekspertiza që është bërë rezulton se nga telefonatat që kanë bërë autorët ky ka komunikuar me ta dhe ka elementë të bashkëpunimit.
Shpërndaje artikullin në: