Mercedes-AMG S63 Coupe është edhe një model tjetër i cili ka kaluar nëpër duart e kompanisë së njohur gjermane Brabus dhe tani mban emrin Brabus 800.

Numri 800 në emër nënkupton se motori i këtij modeli V8 tani është me kapacitet prej 800 kuajfuqi, transmeton Koha.net. Po ashtu, ky model tani shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometera në orë e arrin për 3,1 sekonda ndërsa atë maksimale deri në 300 km/h.

Natyrisht, së bashku me motorin e fuqishëm, në paketë përfshihet edhe aerodinamika nga fibra të karbonit (mbrojtësi i përparmë, difuzeri i pasmë, spoileri mbi bagazh, pasqyrat, etj.), maska e përparme me logon “Brabus”, set i ri i rrotave Monoblock M 21-inç nga alumini, amortizatorët e modifikuar, sistemi sportiv i shkarkimit të gazrave, frenat më të forta, si dhe interier të modifikuar (lëkurë, pedalet sportive Brabus, tepihët e veçantë, pragjet me ndriçim, etj.)

 

Shpërndaje artikullin në: