Luan Mema-Kujtoj Syte e Tu
Ti nuk erdhe si vije gjithmon,
Bregut te detit nates erresire,
Te tretje mallin qetesis se shpirtit,
Te thoje i dashur “Naten e mire”
Sot vjen ne kujtimet  e mia
Ne keto buze mbremje pranverore,
Me ato syte e bukur tere shkendija,
Qe ngrohin shpirtin e gjoksin djaleror,
Kujtoj syte e tu qe leshoheshin mbi gjoks,
E me  sjellnin  lirin si i vetmi shpetim
Kujtoj puthjet buze te trendafilte
Me ata syte e bukur plot shkelqim.
Kujtoj lotin tend te kristalt nen qerpik,
Qe perzihej ne rrjedhen  me mallengjim,
Ngrihej si monument bukurie hyjnore,
Se bashku me pulbardhat ne fluturim.
Fjalet hedhnin valle lendines shpirtit.
Buzet prisnin e prisnin puthjet e mallit,
Pa ze,nen driten e yllit te qiellit.
Perveloheshin e digjeshin nga afshet e djalit.
Loti i dashuris qendronte mbi faqe
Kur ne shikoheshim sy nder sy.
Me mirrje syte ne linjat femrore,
Dhe fryma shpejtohej mbi gjokse tek  ty.
Erdhi pranvera me plot lule,
Me e embel ne kete bote,
Kujtoj kenget e bukura te bilbilit,
Syte bojeqielli qe rrjedhin lot.