Pesha

Flasin dy gjyshe:
– Sa peshon? – E pyet njëra.
– Me syze – 80 kilogramë.
– E pa syze?
– Eh, pa syze nuk e shoh peshoren…

Higjiena

Kur i lan duart cigani, para apo pas urinimit?
Gjatë…

Numri i fatit

I thotë shokut:
– A të kam treguar se numri im i fatit është 7? Shiko, jam i lindur me 7.7.1977 në orën 7 e 7 minuta e 7 sekonda. Në lotari fitova 7 milionë euro, të gjitha ato para i vura bast në kalin me numër 7…
– Po kjo është e jashtëzakonshme. Ma merr mendja kali me numrin 7 arriti i pari? – pyet shoku.
– Jo, i shtati!

Fshatari në autobus

Një fshatar ka ardhur në qytet dhe hip në autobus. Në një moment një zonjë e shkel me take dhe fillon të kërkojë falje:
– Më falni, ju lutem, pa qëllim!
– Mos u shqetësoni zonjë, ne në katund jemi mësuar të na shkelin lopët!

Karrigia

Kthehet gruaja në shtëpi dhe e gjen burrin duke punuar diçka.
– Çfarë je duke bërë?
– A nuk e sheh, jam duke e bërë një karrige për ty!
– Po a, shumë mirë. Mezi pres të ulem në të. E kur është gati?
– Ja, ja, gati, vetëm ta kyç në rrymë…

Si lindi Chuck Norrisi

Chuck Norrisin e ka lindur tezja! Pse? Askush nuk ka guxuar të shkojë me nënën e tij…

Mori fund!

Cilat janë reagimet e meshkujve (në baza fetare, kombëtare, politike dhe mendore)kur e dashura bën gati valixhet dhe i thotë se ka marrë fund lidhja e tyre:

Ateisti: Nuk besoj.
Budisti: Vetëm ti të jesh e lumtur.
Katoliku: Fajet i kam unë.
Çifuti: Do ta kthej!
Ortodoksi: Vetëm le të jetë i yni!
Myslimani: Një më pak.
Melankoliku: Do të bëj vetëvrasje!
Apatiku: Ok.
Pesimisti: E kam ditur…
Optimisti: Merre çelësin me vete – për çdo rast…
Realisti: E ke marrë valixhen time.
Naivi: E kur kthehesh?
Racionalisti: Nuk ke arsye!
Skeptiku: A je e sigurt?
Romantiku: Por, unë të dua!
Filozofi: E pse pikërisht sot?
Avokati: Kjo do të të kushtojë shumë.
Bankieri: Kjo do të më kushtojë.
Liberali: Më në fund i lirë!
Komunisti: E kam obligim të të ndaj me të tjerët.
Ekologu: Merre biçikletën.
Prifti: Po gabon…
Socialdemokrati: Respektoj vendimin tënd.
Serbi: Me kusht që tjetri të mos jetë shqiptar!
Shqiptari: Udha e mbarë të qoftë…

Politikani te floktari

Shkon një politikan te floktari dhe i lutet:
– Largo çka të duket keq!
Dhe floktari ia heq kokën…

Kapitullimi

Chuck Norrisi ka lindur më 6 maj 1945. Gjermania e Hitlerit kapitulloi më 7 maj 1945. Kjo nuk është koincidencë!

Përgjigjja

Profesori u thotë nxënësve:
– Kush përgjigjet në pyetjen e ardhshme, mund të shkojë në shtëpi.
Një nxënës e godet tavolinën.
– Cili e bëri këtë? – pyet arsimtari.
– Unë – përgjigjet nxënësi. Tash mund të shkoj në shtëpi… Ditën e mirë…

Akulli

Pse biondja nuk ka akull në frigorifer? Sepse nuk e di recetën.

Një njeri në depresion

Një burrë qëndron i ulur në një bar dhe shikon pijen e tij. Ai qëndron ashtu rreth gjysmë ore. Pastaj,një tip problematik i afrohet ia merr gotën dhe ia pi pijen. Në moment personi fillon të qajë.
– Mos kështu të lutem, vetëm bëra shaka. Ja po ta paguaj një pije…
– Nuk është puna aty. Kjo ishte dita më e keqe në jetën time. Fillimisht, më zuri gjumi dhe u vonova në punë,shefi më shkarkoi nga puna. U largova nga ndërtesa, kur dola jashtë pashë se ma kishin vjedhur veturën, ndërsa polica nuk mund ta gjejë.Mora një taksi për të shkuar në shtëpi, kur dola vërejta se e kisha harruar kuletën brenda, ndërsa taksisti iku. Hyra në shtëpi, e gjeta gruan time duke më tradhtuar me kopshtarin. Ika nga shtëpia erdha në këtë bar dhe kur po mendoja t’i jepja fund jetës,ti ma pive edhe helmin që pata…

Hormone femërore në birrë

Shkencëtarët kanë zbuluar se birra përmban sasi të vogël të hormoneve femërore. Për ta vërtetuar teorinë e tyre, ata bënë një eksperimentduke u dhënë meshkujve sasi të mëdha të birrës. Teoria doli e saktë, pasi që 100% e pjesëmarrësve në studim filluan të flasin pakuptimdhe nuk dinin të vozisnin.

Shpërndaje artikullin në: