Ambasada e SHBA dënon dhunën e pranishme gjatë protestës së sotme.

Objektivi i deklaruar i opozitës për ta bërë demokracinë e Shqipërisë më të fortë shkon kundër dhunës që është duke u ushtruar nga protestuesit.

Dhuna është thelbësisht jodemokratike dhe duhet të ndalojë. Drejtuesit e protestës kanë përgjegjësinë të nxisin qetësi.

Iu bëjmë thirrje të gjitha palëve që të tregojnë vetëpërmbajtje.

Një skenë e pazakonte dasme ka ndodhur në Kinë, e cila është bërë hit në rrjete.

Një grua e ekzagjeroi duke shpresuar që të martohej me ish-partnerin e saj, duke iu shfaqur këtij të fundit me fustan nuseje mu para syve të gruas me të cilën po lidhte kurorë.

Ajo i lutej e përgjërohej me fjalët “unë jam fajtore”, në përpjekje për t’ja kthyer mendjen ndoshta në castin më të paduhur.

Thuhet se dhëndëri e la për dallimet mëdha në karakter.

Ai u befasua dhe u përpoq ta qetësonte, e njëherësh iu drejtua të ftuarve: “Kemi një situatë të papritur, por ndoshta kjo është fytyra e vërtetë e dashurisë”

“Nëse pyet se çfarë është vërtet dashuria, është përkushtimi i jetës suaj për dikë tjetër”, shtoi dhëndëri mes dy nusesh.

Përdoruesit e rrjetit social në Kinë më së shumti e dënuan të parën në komentet e tyre.

“Mos shkatërroni lidhjen e dikujt tjetër për të kënaqur obsesionin tuaj”, shkroi një përdorues 

Trajko Veljanovskit nuk i merret imuniteti i deputetit. I gjykuari mbi dyshimet për organizimin e 27 prillit të përgjakshëm, do të mbrohet në liri. Pas dështimit të një dite më parë për të votuar në kohë për imunitetin e Veljanovskit, kreu i Kuvendit Talat Xhaferi fajin e hodhi te deputetët, konkretisht te deputeti i LSDM-së Muhamet Zekiri. Xhaferi nuk pranoi të ketë shkelur me qëllim afatin, duke thënë se ai nuk mbron askënd, aq më pak ata që kanë probleme me ligjin.

Zekiri kondërshtoi akuzat e Xhaferit dhe ngriti pyetjen për një koordinim të mundshëm mes kryeparlamentarit dhe VMRO-DPMNE-së.

NË MËNYRË KATEGORIKE I HEDH POSHTË POHIMET E KRYETARIT TË KUVENDIT, TALAT XHAFERI SE UNË JAM SHKAKU PSE AI NUK KA ARRITUR DERI NË MESNATË TË MBYLL VOTIMIN PËR PIKËN E RENDIT TË DITËS. OPINIONI KËRKON PËRGJIGJE “A KA PASUR MBRËMË KALKULIME APO JO” NDËRSA KRYETARI I KUVENDIT, TALAT XHAFERI DUHET TË PËRGJIGJET E JO TË KALKULOJË SIÇ E BËRI NË KONFERENCËN E SHTYPIT”- THEKSOI MUHAMET ZEKIRI, DEPUTET I LSDM-SË.

Pas situatës së krijuar në seancën e fundit, koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së Jovan Mitrevski njoftoi se ata nuk do të marrin pjesë në koordinimet e mëtejme, për aq kohë sa Xhaferi nuk sqaron situatën dhe për aq kohë sa organet e partisë nuk vendosin për hapat e ardhshëm.

BDI-ja, e gjendur në qendër të akuzave për shkak të mos-pjesëmarrjes së deputetit të saj gjatë votimit në Komisionin amë për imunitetin e Veljanovskit, fajëson kreun e Komisionit Pavle Bogoevski. Komisioni për çështje të imunitetit, në mungesë të anëtarit të BDI-së, kishte votuar me 4 vota “për” dhe 4 “kundër” dhe nuk kishte një propozim konkret për Kuvendin.

ASGJË MBRËMË NUK DO TË NDODHTE NË RAST SE KRYETARI I KOMISIONIT PËR MANDAT DHE IMUNITET NUK DO TË MERREJ VESH ME VMRO-DPMNE-NË, DUKE E PËRJASHTUAR BDI-NË DHE DUKE E BËRË VOTIMIN NË ORA 21 NË MARRËVESHJE MIDIS ATYRE DY PARTIVE DHE PA NA NJOFTUAR NEVE FARE”- THEKSOI ARTAN GRUBI, DEPUTET I BDI-SË.

Bogoevski, nga ana tjetër, sqaroi votimin në Komision dhe ngriti dilema mbi një skenarë të mundshëm koodinimi BDI-VMRO.

KUR VOTOHEJ NË KOMISION UNË NË TRI RASTE KAM TENTUAR TA KONTAKTOJ KOLEGEN MIRSADA EMINI ASANI DHE I DËRGOVA SMS POROSI. AJO DY HERË MA NDALI TELEFONIN. HERËN E TRETË ME SIGURI GABIMISHT E HAPI TELEFONIN DHE 12 SEKONDA HESHTI PARA SE TA NDËRPRESË LIDHJEN. NGA ATËHERË UNË NDALOVA TENTIMIN QË T’I LAJMËROHEM”- THA PAVLE BOGOEVSKI, KRYETAR I KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE TË IMUNITETIT.

Akuzat dhe kundërakuzat hodhën dritë mbi mundësinë e një krize mes koalicionit të shumicës, gjë të cilën disa nga deputetët tërthorazi e pranuan. Përveç mos-heqjes së imunitetit të Veljanovskit, Kuvendi do të njoftojë gjykatën  edhe për mos-heqjen e imunitetit të deputetit tjetër të VMRO-së Lupço Dimovski, për të cilën seancë po ashtu kanë skaduar afatet ligjore. Veljanovski gjykohet me akuzën për organizim të 27 prillit, në kohën kur drejtonte seancën konstituive si ish kryeparlamentar.

Është një nga perimet që sjell më shumë freski në gatime.

Por freskia nuk është e vetmja arsye përse kastraveci duhet konsumuar rregullisht.

Sipas të dhënave të Agroweb kastraveci përmban fibër, proteinë, kalçium, si dhe vitaminat A, B12, B6, C dhe D.

Një nga përfitimet madhore që kastraveci ofron për organizmin është stabilizimi i kolesterolit.

Për më tepër, kastraveci forcon imunitetin dhe ka aftësi të jashtëzakonshme në uljen e tensionit të lartë të gjakut.

Përqendrimi i lartë i ujit tek kastraveci e bën atë një aleat të dobishëm kundër dehidratimit.

Në këtë artikull do të mësoni më shumë se çfarë mund të bëjë kastraveci për të ulur tensionin e lartë të gjakut.

Stabilizimi i Tensionit Të Gjakut

Përmbajtja e vitaminave dhe mineraleve të kastravecit e bën atë tepër të dobishëm për shëndetin, veçanërisht për ata që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut.

Konsumi i vazhdueshëm i kastravecave çon në mënyrë të pashmangshme në stabilizimin e tensionit të gjakut.

Ulja E Tensionit Të Gjakut

Njerëzit që vuajnë nga tensioni i gjakut duhet të konsumojnë kastravecë rregullisht.

Ekspertët rekomandojnë që në momentin që tensioni i gjakut rritet, duhet të konsumoni kastravecë për ta ulur atë shpejt dhe për ta stabilizuar.

Mirëmbajtja E Tensionit Të Gjakut

Nëse tensioni i gjakut rritet në mënyrë të vazhdueshme dhe të përsëritur, mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme kronike siç janë sëmundjet e zemrës apo ishemia.

Për të mirëmbajtur tensionin e gjakut dhe parandaluar ngritjen e tij të shpeshtë, njeriu duhet të konsumojë rregullisht kastravecë.

Qetësimi I Tensionin E Gjakut

Konsumi i vazhdueshëm i kastravecit jo vetëm e parandalon ngritjen tensionin e gjakut por edhe përsëritjen e këtij problem.

Megjithatë, që të mos mërziteni me shijen e kastravecit, mund ta përfshini atë në receta të ndryshme si sallata, lëngje e të tjera.

Kundër Dhimbjeve Të Kokës

Tensioni i lartë i gjakut shoqërohet me dhimbje koke dhe dobësi.

Për të shmangur këtë gjendje dhe larguar dhimbjen e kokës, Ju rekomandojmë të pini lëng kastraveci.

Ky lëng është i freskët dhe zgjidhje shumë e mirë dhe e shpejtë kundër dhimbjes së kokës.

E mira e kastravecit është që jo vetëm që shmang ngritjen e përsëritur të tensionit të gjakut por edhe e zgjidh atë si problem.

Me fal nje buzeqeshje

zemren mos ma lendo.
Me thuaj dhe njehere te dua
dhe fort me perqafo.
S´dua ta di se cili je,
kjo zemer per ty po rreh,
ky sy per ty po qan, s
epse dua te te kem prane.
nese nje dite do behem hi,
Ta dish se jam djegur per Ty.

Pranvera e kujtimeve

Ne kete dite pranvere zogjet po cicerojne,
nje pranvere te hershme ma kujtojne.
Ishte koha kur ne shume u dashuronim,
qe gjithecka eshte e perkryer e mendonim.
Krejt bota e jona eshte na dukej,
nuk besonim qe kjo ndjenje ndonjehere te zhdukej.
Por papritur si rrufe nga qielli na ra.
Na detyruan familjet me u nda.
Na erdhi ndarja qe nuk e kishim pritur,
na la te shtangur e te habitur.
Sikur fundi i botes ndodhte para syve te mi.
E te ndryshoja gje nuk kisha fuqi.
Pranvere ishte gjithcka ne lulezim,
veq dashurise tone qe pesoj shkaterrim.
Me dhemb shume kur kujtoj,
me nje tjeter familja te martoj.
Se nje premtim qe kishin dhene duhej te realizohej,
nje vajze e familjes tjeter me ty duhej te martohej.
Edhe pse sot familje ke krijuar,
e di qe shume i palumtur je duke jetuar.
Zoti na denoj pse nuk e di,
qe ne te jetojme pa dashuri.
E tani pranverat veq vuajtjen ma kujtojne,
mi hapin plaget sa here vijne e shkojne.

Te dua deri ne vdekje

Ne mes nesh qendron nje lume,

qe me u bashku na pengon shume.
Ma zbulove dashurin me mesove si dashurohet,
me ty asgje nuk mbetet enderr po realizhet.
Vec kujtimet per ty nuk me kan mbete,
por edhe gjurmet ne zemer do te jene perjete.
Edhe pse dikund tjeter ti jeton e une tjeter kund jetoj
,dije se gjithmon do te kujtoj e te dashuroj.
Dashurine tone nuk ka pluhur qe e mbulon e ta bej te mos vlej,
se ajo gjithe do te jete e fresket e do te shkelqej.
Edhe sikur ne mes nesh te jete nje mal.
Kete dashuri nuk del kush qe e ndal.
Sepse te dua sa eshte bota qosh e skaj,
te dua deri ne vdekje edhe pas saj.

Ka dashuri te vogla
Dashuri te pare, dashuri nr. 1,
Dashuiza,
Qe zukatin ne kujtese posi miza,
Qe bejne kakao,
Qe lajne kanotjera;
Ka dhe dashuri te medha; te lira si era,
Mbetur tutje-tehu neper bote anembane
Qe s’na dijne ku jemi,
Qe s’i dijme ku jane.

Dashuri e vogel kerkon te kthej fotografite;
Dashurive te medha u merr erë floket ndane binareve,
Ngulçimet e tyre u ngjajne sirenave,
Sirenave te hapsirta te ndarjeve.

I. Kadare

Leshoje drerin Artemide.

Harkoje harkun,
shigjeten shigjetoje,
piken e lotit qe shket nga syri i drerit,
nese te ngushellon,
qelloje.

Leshoje drerin Artemide.
Se dashuria ka uri,
dhe vjeshta,vjeshta e llahtarisur ve kujen
si te jete ne zi.

Shigjeta e nisur kurre s’kthehet pas
dhe mosha s’eshte gafore qe shkon praptas.

Klapite e lindjes te tmerrojne?
Rreshqit,
rreshqit ne siperfaqen e jetes,
gjahtare e vetvetes.

Mbi koken tende rri mberthyer
nje cerdha gjysmehene,
nen driten e saj
ne kopsht te Luksemburgut,
pellumbat dashurohen gjersa cmenden.

Leshoje drerin Artremide
dhe mos e nis ate shigjete.

Sorkadhja veshur me te zeza,
kahmot
pas blirit
pret.

Paris,1992

Xh.Spahiu

Deputetët britanikë përgatiten të votojnë sot për ta miratuar ose jo marrëveshjen e Theresa Mayt për shkëputjen nga Bashkimi Europian. Vota më domethënëse ndonjëherë pritet të zhvillohet më vonë gjatë ditës, pas përfundimit të një debati gati 5-ditor mbi “Brexit”-in.

May u ka bërë thirrje të gjithë politikanëve ta mbështesin marrëveshjen e saj, në të kundërt rrezikojnë “të zhgënjejnë popullin britanik”. Por, duke qenë se shumë prej deputetëve të saj pritet t’u bashkohen partive opozitare për të votuar kundër marrëveshjes, pritet gjerësisht që ajo të dalë e humbur në këtë votim.

Deputetët do të mund të sugjerojnë edhe amendamentet që mund ta përmirësojnë marrëveshjen, përpara se votimi të nisë rreth orës 19 (20 me tonën).

Kryeministrja iu adresua deputetëve të Parlamentit pasditen e së hënës, në përpjekjen e fundit të saj për të siguruar mbështetje për marrëveshjen, e cila përfshin qoftë akordin e tërheqjes me kushtet e përcaktuara mes Britanisë dhe BE-së, sikurse edhe një deklaratë politike për marrëdhëniet e ardhshme.

Edhe këtë të martë, në mëngjes, May pritet t’iu adresohet anëtarëve të kabinetit të saj, përpara se debati të rifillojë nga mesdita. Por, shumë prej deputetëve konservatorë dhe atyre të Unionistëve Demokratikë mbeten të palëkundur në kundërshtimin e tyre ndaj marrëveshjes.

Rreth 100 deputetë konservatorë dhe 10 “DUP”-istë mund t’iu bashkohen laburistëve dhe partive të tjera në opozitë gjatë votimit për ta rrëzuar marrëveshjen.

Marrëveshja, gjithsesi e pësoi një humbje të rëndë natën e së hënës, në Dhomën e Lordëve, ku u mbështet një mocion i laburistëve me 321 vota pro dhe 152 kundër.

Edhe pse kjo votë nuk ka peshë, pasi janë deputetët që do të thonë fjalën e fundit, mocioni që refuzon gjithashtu një skenar shkëputjeje pa marrëveshje shpreh “keqardhjen” se marrëveshja e Mayt do të dëmtonte prosperitetin ekonomik në të ardhmen, sigurinë e brendshme dhe ndikimin global të Britanisë së Madhe.

Partitë opozitare hungareze i bënë thirrje Qeverisë së Hungarisë ta arrestojë dhe shpejt ta ekstradojë ish-kryeministrin maqedonas Nikola Gruevski, i cili ka kërkuar azil në atë vend.

Partia Nacionaliste Hungareze “Jobik”, si dhe partitë e majta “Diaolg” dhe Koalicioni Demokratik, sot kumtuan se Gruevskit duhet t’i refuzohet kërkesa për azil dhe të ekstradohet në Maqedoni.

Zëdhënësi i “Jobik”-ut, Adam Mirkocski, e kualifikoi gjendjen si “skandal i paparë”, duke theksuar se Gruevski është “kriminal i kërkuar” nga vendi, ku nuk ka luftë dhe ai nuk ndiqet mbi bazë religjioze apo politike.

Riçard Barabash, zëdhënësi i “Dialogut” theksoi se vendi i Gruevskit është “prapa grilave”.

Presidenti i Real Madridit do ta përforcojë skuadrën.

Real Madridi ka vite që nuk shpenzon shuma të mëdha në blerjen e lojtarëve.

Kjo strategji e klubit ka pasur sukses në tre sezonet e fundit, ku Reali ka fituar po kaq herë Ligën e Kampionëve.

Mirëpo, largimi i Cristiano Ronaldos dhe mos gjetja e një zëvendësuesi për portugezin, ka bërë që gjërat të vështirësohen për “Los Blancos”, që në katër ndeshjet e fundit nuk kanë realizuar asnjë gol.

Florentino Perez ka bërë gati një ofertë prej 150 milionë eurosh për Eden Hazard të Chelseat, të cilin dëshiron ta transferojë qysh në afatin kalimtar të janarit.

Ndonëse një gjë e tillë nuk do të jetë e lehtë, duke parë që te Chelsea këmbëngulin për ta mbajtur Hazardin, por në këtë rast dëshira e vetë lojtarit do të jetë vendimtare.

Hazard e ka lënë të hapur mundësinë që të largohet nga Chelsea dhe ende nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me “Blutë”.

Lulëzimi nuk guxon t’u thotë shqiptarëve që regjistrimi i Babales ishte i vërtetë. Ai thotë që kjo punë dihej dhe kush mendon ndryshe është naiv. Prokuroria dhe Rama e kanë fajin.

Por ai nuk thotë që do të luftojë deri në fund për të nxjerrë të vërtetën që mendohet se vazhdon të jetë në regjistrimin origjinal që vetë PD disponon dhe shpërndau. Nuk po thotë që ai e ka në dorë të vërtetën pavarësisht se çfarë thotë Rama e Prokuroria. Mund të shkojë ta bëje provën ku të dojë, por ai nuk po thotë ketë.

Ai po sulmon prokurorinë dhe kjo lojë duhet të marrë fund. Prokuroria duhet ta thërrasë dhe ta bejë që kur të dalë andej të fillojë të flasë me vete. Ndoshta do t’ja kursejë këto dalje nëpë media per të trembur frikën e vet.

Rama duhet të kërkojë që drejtësia t’i shkojë kërkimit të së vërtetës deri në fund dhe jo të bëjë atë që bëri me pallatin e vjerrit, duke i dhënë Bashës para në vend që ti jepte popullit drejtësi duke bërë që nje popull i tërë të paguajë hajdutë deti e toke publike.

Shumica e militantëve te Partisë Socialiste nuk do ta besonin dhe po të ishte e vërtetë kjo histori. Shumica e qytetarëve të ketij vendi e kanë kuptuar herët se çfarë ka ndodhur.

Dy pijanecë mund të gënjejnë njëri tjetrin në klub të fshatit. Apo dhe ca shokë mund të bëjnë shaka apo gënjejnë njëri tjetrin për qejf. Kjo nuk është vepër penale.

Por të mashtrosh një popull të tërë, me seri, me ditë të tëra dhe më së shumti ndjekësit e tu, ata që të besojne, që kanë shpresë te ty dhe ti motivosh për të bërë rrëmujë një vend duke provokuar incidente kjo është kriminale dhe për këtë nuk shpëton dot ligjërisht. Ky është një krim i rëndë.

Askush nuk i ka harruar protestat para Ministrisë së Brendshme. Askush nuk e ka harruar plagosjen e një gazetari gjoja në raportim e sipër jo me telefon por me ca rrjeta teli nëpër duar.  Askush nuk i ka harruar recitimet e të rinjve të PD dhe LSI pranë te dyert e Ministrisë së Brendshme.

Të gjitha këto të frymëzuara nga një mashtrim publik.

Drejtësia do të shkojë në vend kur ata që shpërndanë dhe e treguan këtë mashtrim të madh me shumë gjasa dhe që e hartuan të vihen përballe ligjit.

Dhe me sa duket Lulezim Basha po e merr vetë përsiper plotësisht ketë histori. Drejtësia e ka mundësinë ta falë Babalen. Edhe po e dënoi asgje nuk fiton shoqëria. Të dëshpëruar si ai ka plot. Ai mund të bëhet një i penduar dhe të japë të gjitha faktet e provat  që shantazhuesit, mashtruesit publike të mbajnë përgjegjësinë ligjore që meritojnë në mënyrë shëmbullore.

Por të dëshpëruar si Lulëzim Basha ka vetëm një. Ai është… kryetari i opozitës.