VMRO-DPMNE-ja gjatë ditës dorëzon në Kuvend iniciativën për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Partia e Mickoskit këmbëngul në kërkesat e të dielës, të vendosura nga organet më të larta të partisë.

Kërkojmë që Zoran Zaevi të japë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Qeverisë dhe për një kohë sa më të shpejtë të formohet Qeveri teknike për organizimin e zgjedhjeve për deputetë me qëllim që të respektohen afatet për qeveri 100-ditëshe. Nuk ka kohë për të humbur. Ne do të presim përgjigje për këtë kërkesë dhe më vonë do të vendosim dhe do t’i ndërmarrim hapat e radhës- deklaroi Nikolla Micevski, koordinator i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së.

Shumica parlamnetare nuk do ta votojë iniciativën e VMRO-DPMNE-së por thonë se kjo nuk nënkupton përjashtim të mundësisë për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Të forta janë argumentet edhe “për” edhe “kundër” zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Si parti e përgjegjshme e cila ka ndërtuar kapacitete të larta demorkatike, vlen t’i shqyrtojmë të gjithë argumentet dhe të debatohet. Në fund vetëm mund të them se LSDM-ja do të sjellë vendim duke u drejtuar kryekëput nga interesat e shtetit dhe interesat e qytetarëve të vendit- pohoi Kostadin Kostadinov, deputet i LSDM-së.

Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi ka afat treditor për të shqyrtuar nismën e VMRO-së dhe për ta shpërndarë atë tek deputetët. Por, akoma nuk dihet se kur nisma do të gjendet në seancë plenare.

REAGIM I PROFESORËVE TË  USHT:

KJO PREAMBULLË NUK SHPREH VULLNETIN E POPULLIT SHQIPTAR NË MAQEDONI

Në projekt tekstin e Amendamentit XXXIV për Kushtetutën e RM-së i hartuar dhe propozuar Parlamentit të RM-së nga Qeveria e RM-së, thuhet: “Në Preambulën e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë fjalët “vendimet e KAÇPM-së” zëvendësohen me fjalët “Proklamata nga mbledhja e parë e KAÇPM-së deri te populli maqedonas për mbledhjen e mbajtur të KAÇPM-së”, pas fjalës “vitit” shtohen fjalët “edhe të marrëveshjes kornizë të Ohrit”, ndërsa fshihen fjalët: “vendosën të”. -Në KAÇPM, më 2 gusht, kanë marrë pjesë shqiptarët, si popull në themelimin e shtetit të ri,  në kuadër të  Maqedonisë Popullore federative. Në këtë Kuvend, ishin të përfaqësuar të gjitha nacionalitetet të cilët jetonin në Maqedoni; Delegat maqedonas ishin 107, delegatë shqiptarë ishin 2, turq2, serb 1, ebrej 1, vlleh 1.[1] Edhe pse numri delegatëve nuk ishte  i barabartë në bazë të popullsisë që jetonte në Maqedoni, por ky përfaqësim i dha legjitimitet  organeve të popullit në Maqedoni.

Ndërsa popullata shqiptare e Maqedonisë së bashku me turqit dhe vllehët u emëruan si pakica nacionale.[2] Që do të gëzojnë të gjitha të drejtat. Këto të drejta  sipas kreut maqedonas manifestoheshin në nenin 8 të vendimeve të ASNOM-it, për të cilën thuhej se e përbënin  përfaqësuesit e popullit pa dallim kombëtar, fetar, gjinie, race, përcaktimeve partiake-politike.[3]

Poashtu në këtë preambullë me qëllim nuk përmendet Manifesti i shpallur në “CRVENA VODË” në tetotor 1943, Ku ka marrë pjesë në këtë proklamatë edhe Hamdi  Dema, Ky Manifest shprehte bashkimin e të gjithëve që jetonin në Maqedoni, Si: Maqedonasve, shqiptarëve, turqve etj.[4]

Në arsyetimin e Qeverisë, mes tjerash, theksohet se, qëllimi i këtij revizioni kushtetues konsiston në implementimin e Marrëveshjes me Greqinë me çka do duhej të mundësohej hyrja e vendit në BE dhe NATO.

Tani shtrohet pyetja,kujt i pengon Juve apo Greqisë dhe pse i pengon Greqisë të përmendet edhe populli shqiptar në Preambullë, që jeton në këto troje para se të themelohet Maqedonia si shtet.

Prandaj, për të harmonizuar tekstin e Preambulës me Marrëveshjen me Greqinë, në Preambulë kryhen disa ndryshime, me atë që, me rastin e theksimit të traditave shtetërore-juridike, emërtohen dokumentet konkrete të KAÇPM-së, përkatësisht futet Proklamata nga mbledhja e parë e KAÇPM-së deri te populli maqedonas për mbledhjen e mbajtur të KAÇPM-së

Në të gjitha këto arsyetime për të harmonizuar tekstin e preambulës, me theksimin e traditave shtetërore –juridike, shqiptarët në gjitha segmentet historike janë prezent me popullin maqedonas; me gjuhë, traditë, kulture dhe me plotë histori. Siç dihet nënkryetar i Presediumit emërohet Nexhat Agolli.

Në Preambulë përmendet edhe marrëveshja kornizë e Ohrit, e cila tashmë është ngulitur me amendamentet kushtetuese të v. 2001.

Pse po tentohet në mënyrë jo reale të potencohet Marrëveshja e Ohrit e v. 2001. Kjo si marrëveshje për kohën e tanishme nuk i plotëson  kërkesat demokratike të shqiptarëve të prezantohen si 20%, ku dihet historikisht se ne jemi popull me traditë të lashtë në këto troje të Maqedonisë, dhe tërë bota civilizuese na njeh si Shqiptarë

1.Analiza dhe debati parlamentar dhe publik për këtë projekt Amendament kushtetues, do duhej të fokusohet në pikat kyçe, si vijon:

-Cila është rëndësia e Proklamatës nga mbledhja e parë e KAÇPM-së (Kuvendi Antifashist i Çlirimit Popullor të Maqedonisë) deri te populli maqedonas për mbledhjen e mbajtur të KAÇPM-së në raport me shqiptarët si dhe me qytetarët e tjerë.

-Në Kuvendin Antifashist i Çlirimit Popullor të Maqedonisë, në raport me shqiptarët thuhet, “se ne si vëllezër krah për kra do ta themelojmë shtetin e ri të Maqedonioisë.

Përndryshe në vendimet e KAÇPM-së, si bie fjala, për shembull, në Manifestin nga Mbledhja e Parë e KAÇPM-së deri te populli maqedonas (2 Gusht 1944), shqiptarët vetëm dyherë përmenden edhe atë si “fashistë”, pra, si pjesë e togfjalëshit: “fashistët shqiptaromëdhenj-големоалбанските фашисти” dhe “fashistët shqiptarë-албанските фашисти” dhe, poashtu vetëm njëherë përmenden si: “vëllezër arnautë-браќа арнаути”! Ndërsa veprimin e Sharllos dhe  deklaratën e tij se Maqedonia duhet të bashkohet me Bullgarinë tentojnë ta zbusin duke deklaruar se ai ka pasur qëndrim jo të drejtë për luftën e armatosur në Maqedoni dhe fare nuk përmendet veprimi i tij në këtë Manifest. Ndërsa shpalljen në gazetën “Maqedonija”, që u botua në Shkup, pas ardhjes së bullgarëve në Shkup në prilll 1941, shkrante: “Maqedonia prej sot është e lirë”.

Në proklamamtën e 2 gushtit shqiptarët përmenden edhe si fashistë, shqiptarëmdhenj, (golemoalbanskite fshisti) dhe vetëm njëherë përmenden si “vëllezër shqiptarë” (braqa arnauti). Ndërsa tentojnë ta fshehin deklaratën e kryetarit të Vanço Mihjallivit, i cili me ardhjen e bullgarëve në Shkup, deklaroi: “Prej sot lufta e jonë mbaroi, Maqedonia është e lirë”.

PREAMBULLA

Ndërsa, në Proklamatën nga mbledhja e parë e KAÇPM-së deri te populli maqedonas për mbledhjen e mbajtur të KAÇPM-së (që si dokument konkret i KAÇPM-së propozohet të futet në Preambulën e re kushtetuese), në asnjë vend nuk përmenden shqiptarët e as qytetarët e tjerë, por dominojnë shprehjet: “shteti maqedonas”, “populli maqedonas”, “gjuha popullore maqedonase si gjuhë zyrtare”, “patriotët dhe patriotet maqedonase”, etj.

Te preambula vullneti i të gjithë shqiptarëve është që pas këtij definicioni ku përmendet  shteti maqedonas”, “populli maqedonas”, të vazhdojë populli shqiptar dhe shteti i Maqedonisë dhe popujt tjerë. Ndërsa shqiptarët kanë treguar patriotizëm në këto troje, nga Kryengritja e Dervish Cares, Kongresi i Manastirit, në luftën e Parë Ballkanike dhe në luftën kundër sudimit bullgar 1915-1918 dhe 1941-1944 në luftën e Dytë Botërore. Shqiptarët  morën pjesë aktive edhe kundër rregjimit të vjetër jugosllav 1941.

Pra, lidhur me këtë Proklamatë të KAÇPM-së, përfaqësuesit shqiptarë në Parlament do vendosin midis heqjes nga Preambula të përmendjes së shqiptarëve si: “fashistë shqiptaromëdhenj”, “fashistë shqiptarë”, “vëllezër arnautë” dhe futjes në Preambulë të një dokumenti konkret të traditës shtetërore-juridike që në asnjë vend nuk i përmend shqiptarët dhe ku dominojnë shprehjet: “shteti maqedonas”, “populli maqedonas”, “gjuha popullore maqedonase si gjuhë zyrtare”, “patriotët dhe patriotet maqedonase”?!

Pra kjo Preambulë e propozuar ku përmendet vetëm populli maqedonas, si themelues i këtij shteti, ku me të padrejtë në aspektin historiko –juridik nuk përmenden fare shqiptarët, por manipulohet me 20/%, që për shqiptarët është një term fare i panjohur. Pasi askund në historinë moderne nuk ka popull në botë që përcaktohet me përqindje.

-Nëse me këtë projekt Amendament kushtetues, përmes të përmendurit të marrëveshjes kornizë të Ohrit në Preambulë si traditë shtetërore-juridike, do konsiderohej se, në Kushtetutë futet edhe preambula në variantin origjinal të kësaj marrëveshjeje (Aneksi A), e cila theksonte identitetin qytetar në vend të atij etnik, atëherë a do të thotë kjo se, preambula e re nuk do kufizohet vetëm me komunitetet që përmenden aty, por do të përfshijë edhe komunitetet që nuk përmenden aty, si bie fjala: vëllehët, turqit, bullgarët, grekët, boshnjakët, serbët dhe kroatët, etj;

-Nëse me këtë projekt Amendament kushtetues, do konsiderohej se, në Kushtetutë futet edhe preambula në variantin origjinal të marrëveshjes kornizë të Ohrit (Aneksi A), atëherë a do të thotë kjo se, edhe vendimet e KAÇPM-së (të perceptuara nga Greqia si vendime irredentiste që promovojnë agresionin për shkak të thirrjes: “Maqedonas nën Greqi dhe Bullgari, bashkohuni”), në të ardhmen do vazhdojnë të mbeten si traditë shtetërore-juridike meqenëse si të tillë në mënyrë eksplicite theksohen në variantin origjinal të marrëveshjes kornizë të Ohrit (Aneksi A),

-Në çmasë preambula aktuale kushtetuese, në tërësi do t´i nënshtrohej një procesi të rishikimit serioz kritik, sidomos në aspektin e sendërtimit të funksionit koheziv të saj, meqenëse ajo e mbithekson karakterin etnik të shtetit, duke u nisur nga fakti se, njëri komunitet etnik në veçanti shquhet si etnos (komb), gjë që e forcon bindjen se, pjesëtarët e komuniteteve të tjera etnike janë qytetarë të rendit të dytë.

Pra, sa i fuqishëm do të ishte funksioni koheziv i preambulës së re kushtetuese, dhe a do e ketë ajo potencialin e duhur që të shërbejë si një “material lidhëz” për të unifikuar qytetarët e RM-së apo do vazhdohet edhe në të ardhmen me ndarjen e qytetarëve të RM-së, në popull Maqedonas (termi Maqedonas i shkruar me germë të madhe) si dhe në qytetarë që jetojnë brenda kufijve të shtetit, të cilët janë pjesë e popullit shqiptarë, popullit turk, popullit serb, popullit vlleh, popullit romë, popullit boshnjak dhe të tjerët,

Edhe pse preambula aktuale i vendosë qytetarët si element konstitutiv të shtetit, megjithatë, popullin Maqedonas e përkufizon si etnos (komb), ndërkaq, shqiptarët si pakicë nacionale gjë që paraqet një diskriminim të hapur etnik të qytetarëve që juridikisht i përkasin këtij shteti.

-Prandaj jemi të bindur thellë se propozimi për këto ndryshime kushtetuese e dëmton rëndë etninë shqiptare që jeton me shkuj në këto territore që sot quhet Maqedoni,

Politika maqedonase, mbledhjen e  parë të ASNOM-it e konsideron si fitore të madhe të popullit maqedon, e cila u dedikohet edhe “pakicave nacionale” të cilat për të parën herë  në historinë e tyre do të gëzojnë po ato të drejta që do ti gëzojë populli maqedonas. Kjo e thënë mbështet në pikën e dytë të deklaratës së ASNOM=it, ku figuron edhe kjo e dhënë “Pakicave nacionale në Maqedoni u sigurohen të gjitha të drejtat  për liri në jetën kombëtare”, kurse në pikën e pestë të Deklaratës thuhet”Të gjithë qytetarëve të  u garantohet e drejta e të folurit, shtypit, grumbullimit, marrëveshjeve lirisë së bashkimit.[5] Fjala është për të drejta qytetare.

Të drejtat e pakicave nacionale në Maqedoni u “siguruan” edhe në Manifestin e aprovuar nga ana e Kuvendit  të ASNOM-it, ku në një pjesë të tij theksohej momenti  se populli maqedonas hyn si anëtarë  i barabartë në Jugosllavinë e re demokratike dhe federative, duke respektuar tërë të drejtat për vetëvendosje. Ndërsa për “pakicat nacionale” thuhet “Vëllezër Shqiptar, turq dhe vlleh”… Bijtë tuaj marin pjesë në ushtrinë maqedonase dhe zënë poste komanduese. Luftarët tuaj marinë pjesë si deputet, përfaqësues  të popullit në Kuvendin popullor. Kuvendi i Parë maqedonas ka proklamuar liri dhe barazi për tërë pakicat e Maqedonisë.[6]

Në Aktet normative që aprovoi ASNOM-i, shqiptarët e Maqedonisë i trajtoi edhe zyrtarisht në  kategorinë e minoriteteve. Kjo do tëthotë se PartiaKomuniste e Maqedonisë, duke u mbështetur në përvojën historike të PKJ, për çështjen nacionale, zbatoi politikën e dy vijave paralele, nga njëra anë atë publike, parimore, ku shqiptarët i pagëzonte si popull, i cili lirisht do të vendosë për fatin e vetë, domethënë ua njohën të drejtën për vetëvendosje.[7] Dhe nga ana tjetër atë tinëzare të fshehtë, nacionaliste, me trajtimin e shqiptarëve për “pakicë kombëtare”, me vendimet “historike” që aprovoi ASNOMI-i. Udhëheqësia Komuniste e Maqedonisë  me një akt të tillë, përcolli në heshtje padrejtësit historike të shqiptarëve si dhe mundësit e ndarjes në këtë territor, ku pas vitit 1944-45, deri më sot çështja shqiptare në Maqedoni mbeti e pazgjidhur, ku situata politike e shqiptarëve të Maqedonisë u rëndua edhe më shumë me aprovimin e kushtetutës se re  e ashtuquajtur “Demokratike”, e aprovuar pa vullnetin e deputetëve  shqiptarë në Parlamentin e Maqedonisë  nëvitin 1991, ku shqiptarët kurrë nuk e pranuan… Pasi ishte diskriminuese ndaj aspiratave të tyre për një demokraci reale dhe të barabartë në shtetin e ri midis dy popujve (maqedonasve dhe shqiptarëve), pas rënies së komunizmit.Kërkesat e shqiptarëve të cilët nuk gjetën vend në veshin e shurdhët të politikës maqedonase të asa kohe prodhoi konfliktin e 2001, që solli një katastrofë për të gjithë, në shtetin e ashtuquajtur demokratik, ku sundonin forcat e  errëta të politikës maqedonase.

Koncepti i shtetit njënacional të Maqedonisë së re është fazë e kaluar  që na la komunizmi titist nga mesi i shek.  të XX-të, që ishte kundër vlerave historike të dy popujve shumicë që jetojnë bashkërisht në Republikën e re. Prandaj ndajmë mendimin se ky concept unitar i mbshteturr vetëm në historikun e popullit maqedonas, arbitrarisht bënë një padrejtësi ndaj shqiptarëve të cilët që nga viti 1944 jetojnë bashkarisht në Republikën e Maqedonisë dhe janë të orientuar nga Europa. Njëherit paraqet edhe shkelje flagrante të së drejtës Ndërkombëtare.

Prandaj krejt në fund shqiptarët e Maqedonisë kurrë nuk do të pranojnë një kushtetutë e cila sipas parametrave të paraqitura  për diskutime në Parlament  paraqet si popull 20/%. Ky term është denegrus dhe i pa pranueshëm për Shqiptarët e Maqedonisë që ende politika maqedonase tenton ti fshijë nga kombi i tyre dhe ti trajtojë pa emër dhe mbiemër, si përqindje në vendin e tyre të lashtë.  Më poshtë, pasojnë nënshkrimet e 10 profesorëve të USHT.

Prof, dr. Vebi Xhemaili, 2.Prof. dr. Halim Purellku, 3. Mr. Ismet Jonuzi-Krosi,

4.  .dr. Isak Sherifi, 5. Prof. dr. Muhamet Racaj, 6. Prof.dr. Zeqirja Idrizi, 7.

Prof. Florim Ajdini, 8 Prof. dr. Bashkim Selmani, 9. Prof. Nuri Bexheti, dhe ngeli pa nënshkruar, Ylber Sela-nga Struga, nëshkruar më 12 nëntor 2018, e kanë dhën këtë reagim ALSAT, dhe Botuar në gazetën Lajm më 10/11/ 2019  TETOVË.


[1] Historia na makedonskiot narod, INI Shkup 2003, f. 269.

[2] Zbornik na dokumenti na na ASNOM- 1944-1964-Skopje 19964, dok.5,  f.138-139.

[3] Istorija na makedonskiot narod, Skopje 1972, f. 396.

[4] Istorija na Makedonskiot narod, kniga treta, Skoje 1969, f. 383.

[5] Zbornik na dokumenti na na ASNOM- 1944-1964-Skopje 19964, dok.39,  f. 235—236.

[6] Zbornik na dokumenti na na ASNOM- 1944-1964-Skopje 19964, dok.40,  f. 239 dhe dok.52, f. 242-266.

[7] Istoriski arkiv KPJ, tom VII, Knj.2, dok.74, f. 222-223.

Arsye për këtë, u tha se është, akomodimi i numrit të madh të folësve gjatë debatit shumë të polarizuar.

Debati parlamentar ishte caktuar të përfundojë më 24 janar, mirëpo zyra e kryetarit të Parlamentit tha se nuk kishte kohë të mjaftueshme për t’i lejuar të gjithë deputetët të regjistrohen gjatë debatit.

Qeveria e kryeministrit grek, Alexis Tsipras dhe homologu i tij maqedonas, Zoran Zaev, arritën marrëveshje në qershor të vitit 2018 për të ndryshuar emrin e Republikës ish-Jugosllave, në Maqedonia Veriore.

Ata i dhanë fund kështu mosmarrëveshjeve për emrin që kanë ekzistuar për disa dekada, përcjell REL.

Sipas marrëveshjes, pas ndryshimit të emrit, Greqia nuk do të jetë më pengesë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.

Sot me Date 23.01.2019 në moshën 81 vjecare është ndarë nga jeta edhe një veteranе e arsimit të Tearcës, mësuesja e devotshme, Mysherefe (Qerimi) Sadullai. Varrimi i të ndjerës do të bëhet nesër me Namazin e Drekës në Varezat e Tearcës.

Me Rrespekte djali EROLLi, vajzat Besa dhe Mirushja si dhe mbarë familja Sadullai .
U PREHSH NË PAQË!

Shqiptarët në shtetin me emra sezonal, e cila posa ndëroi emrin në Maqedoni Veriore, me dekada janë të diskriminuar në të gjitha fushat e jetës. Mjafton që të frekfentohen institucionet që duhet të financohen nga autoritetet shtetërore nëpër fshatrat dhe qytetet me shumicë shqiptare, dhe do të ballafaqoheni me mjerimin dhe neglizhencën e shtetit për të siguruar nevojat bazë të institucioneve të ndryshme, sic janë spitalet,zyrat e vendit,shkollat etj. Për tu bindur edhë më shumë, se shteti me dekada ka përdorur dhunë dhe diskriminim racial ndaj popullit shqiptar, mjafton ta prezentojmë një nga qindra shembujt, të mjerimit të shkollës fillore shqipe në fshatin Llazhec të Manastirit.

Ish ministri i Punëve të Jashtme dhe nënshkruesi i Marrëveshjes së Prespës, Nikos Koxias ka shkruar në Tuiter me rastin e votimit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

“Kam biseduar me Zoran Zaevin dhe Nikolla Dimitrovin, duke kujtuar vështirësitë, lidhjen, tensionet, besimin e ndërsjellë dhe shpresat që kemi pasur gjatë punës për Marrëveshjen. Ne ëndërruam për të ardhmen e përbashkët të dy popujve tanë. Maqedonia e re e mirëpritur në jetën tonë, historia duhet të jetë një shkollë, jo një burg”, shkruan Koxias.

Me 81 vota “për” dhe asnjë kundër, Kuvendi i Maqedonisë, votoi ndryshimet kushtetuese, duke kurorëzuar kështu procesin e Marrëveshjes së Prespës. Tashmë emri zyrtar i shtetit është Republika e Maqedonisë së Veriut.

Me 81 vota “për” dhe asnjë kundër, Kuvendi i Maqedonisë, votoi ndryshimet kushtetuese, duke kurorëzuar kështu procesin e Marrëveshjes së Prespës. Tashmë emri zyrtar i shtetit është Republika e Maqedonisë së Veriut.

Deputetët e opozitës maqedonase VMRO-DPMNE nuk ishin të pranishëm në seancë, sipas tyre ata nuk donin t’i jepnin asnjë lloj legjitimiteti ndryshimit të Kushtetutës së vendit, qoftë edhe me prezencë. Paraprakisht shumica e deputetëve votuan kundër amendamentit të deputetes Elizabeta Kançeska Milevska, e cila kishte kërkuar që, termi “Republika e Maqedonisë Veriore” të përdoret vetëm për përdorim të jashtëm-ndërkombëtar, ndërsa në përdorim të brendshëm, në të gjitha dokumentet, të mbetej emri i deritanishëm,  “Republika e Maqedonisë”.

Ndryshimet kushtetuese u miratuan pas negociatave të gjata me opozitën shqiptare që kishin të bënin me disa amendamente të saj për pozitën e shqiptarëve në Kushtetutë. Si përfundim u pranuan amendamentet e partive opozitare shqiptare nga Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët. 

Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami,  janë marrë vesh që kërkesat e opozitës shqiptare të realizohen përmes ligjit kushtetues dhe jo përmes amendamenteve plotësuese.

Sipas kësaj marrëveshjeje çështja e shtetësisë në dokumentet personale për maqedonasit do të jetë sipas formulimit /maqedonase/ qytetar i Maqedonisë së Veriut, ndërsa për shqiptarët e Maqedonisë/ qytetar i Maqedonisë së Veriut. Opozita e kishte kontestuar variantin e parë pasi sipas saj predikonte përkatësinë etnike të shqiptarëve si maqedonas.

Zaevi i lehtësuar 

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, e ka vlerësuar vendimin e Kuvendit si shumë të rëndësishëm për të ardhmen e Maqedonisë, pasi ai mbyll kështu grindjen 27-vjeçare me Greqinë për çështjen e emrit që ka mbajtur për aq kohë të bllokuar edhe anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian.

“Kuvendi i Maqedonisë që nga pavarësia ka sjellë vendime të shumta, por vendimi i sotëm është ndër më të rëndësishmit. Është vendim i rëndë, por është vendimi më i mirë i mundshëm me Greqinë për të ardhmen e vendit. Edhe VMRO DPMNE-ja e di se vendim më të mirë nuk mund të arrihej. Ajo gjithashtu e di se pa një marrëveshje me Greqinë nuk mund të ketë as NATO e as BE”, ka deklaruar kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.

Urime nga  shumë anë

Mbas votimit aktorët politikë në Maqedoni kanë marrë shumë urime nga politikanë të ndryshëm brenda dhe jashtë vendit. Ministri gjerman i shtetit për Europën, Michael Roth, e uroi  kryeministrin Zaev dhe për këtë “hap të madh në drejtim të BE-së”. Roth nuk i kurseu edhe fjalët lavdëruese për kryeministrin Zaev: “Lidershipi i mirë është kyç!” tha ai. Kjo është diçka e mirë për maqedonasit, grekët dhe rajonin dhe Europën. Urime! Përfundon mesazhin politikani gjerman.

Edhe komisioneri i BE-së përgjegjës për zgjerimin, Johannes Hahn, i uroi aktorët e politikës dhe qytetarët për këtë votë: “Shpresoj që ky vendim historik do të krijojë një dinamikë pozitive për pajtim në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, shkroi Hahn në një status në Tweeter. 


Urime i kanë shprehur shtetit fqinj edhe krerët e politikës nga Kosova dhe Shqipëria. Ndër mesazhet e përfolura më shumë në mediat e Tiranës ishte ai i ministrit të Jashtëm ende në detyrë Ditmir Bushati, shkarkimi i të cilit po refuzohet nga presidenti Ilir Meta. Bushati në mesazhin e tij urues vuri në dukje ndër të tjera edhe rolin “pozitiv të shqiptarëve” në këtë vendim.

Protesta para Kuvendit

Ndërsa 81 deputetët votonin emrin e ri, VMRO-DPMNE-ja protestonte para Kuvendit, duke e kritikuar marrëveshjen si “kapitulluese për kombin, identitetin, gjuhën dhe kulturën maqedonase”. Nga VMRO DPMNE-ja gjithashtu kanë akuzuar qeverinë se ka përdorur forma të ndryshme kërcënimesh ndaj deputetëve dhe cilitdo që kishte kundërshtuar marrëveshjen në një farë mënyre. 

“Në lojë janë para, premtime për lirim nga përndjekja politike me kusht që të mbështesin ndryshimet kushtetuese për ndryshimin e emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë. Maqedonia po bëhet shtet i okupuar”, ka deklaruar zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Naum Stoillkovski.

VMRO-DPMNE-ja iu bashkua kështu kësaj radhe grupit pro-rus dhe kundër NATO-s “Maqedonia Bllokon”, që po protestonte kundër Marrëveshjes së Prespës. “E ftojmë popullin maqedonas që të dalë dhe të mos lejojë që të na ndërrojnë emrin. Do të ngelemi në këtë të ftohtë dhe do të kryejmë trysni derisa nuk heqim dorë nga ndryshimi i emrit ”ka thënë Dragan Ugrinovski” nga “Maqedonia bllokon”.

Me ndryshimin e Kushtetutës zbatohet Marrëveshja e Prespës për emrin me Greqinë, e cila u arrit më 17 qershor 2018. Që të jetë e plotfuqishme, Marrëveshja për emrin duhet të ratifikohet edhe nga Parlamenti i Greqisë. Marrëveshja e arritur i jep fund bllokadës së Greqisë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe nisjen e negociatave të saj me BE-në, gjë që pritet të vendoset në samitin e BE-së në fund të qershorit.

Mbrënë me 11.01.2019 reth ores 19:00h ka ndëruar jetë mësuesi i nderuar i shumë gjeneratave të nxënësve të Tearcës, Nexhat Sadullai. Varimi i të ndjerit do të të bëhet sot me 12.01.2019 mbas namazit të Iqindisë ne Varezat e Tearcës. Me Rrespekte, Erolli dhe mbare familja Sadullai .

Ministria e Punëve të Brendshme pas njoftimit nga Gjykata Penala që nuk ka mundur të gjejë të akuzuarin Nikolla Gruevski për t’i dorëzuar vendimin që menjëherë të paraqitet në burg, ka nënshkruar fletarrest, informon Alsat-M.

Ju njoftojmë se Gjykata Themelore Shkupi 1 ka dhënë urdhër për arrestimin e Nikolla Gruevskit dhe në datë 12.11.2018 në ora 16:30 e dorëzoi në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup dhe ka kërkuar njoftim për urdhërin e arrestit. Menjëherë pas dorëzimit, MPB-ja vepron sipas kërkesës.”

Gjykata penale u përpoq por pa sukses t’ia dorëzojë ish kryeministrit Nikolla Gruevski vendimin, me të cilin ai duhet menjëherë të paraqitet në burgun e Shutkës. Ndonëse korrieri gjyqësor ishte këmbëngulës dhe disa herë ka qenë në shtëpinë e ish-kryeministrit, nuk ka arritur vet personalisht t’ia japë dokumentin në dorë, me arsyetimin se të gjitha kërkesat për shtyrjen e shkuarjes në Shutkë i janë refuzuar. Gjykata të premten vendosi t’i refuzojë kërkesat e Gruevskit për të mos shkuar në burg. Po atë ditë, korrieri u përpoq ta dorëzojë vendimin, por përpjekjet ishin të pasuksesshme. Përgjigjja e gruas së tij ishte se Nikolla nuk ishte në shtëpi. Përndryshe, burgu hetues i Shutkës tashmë ka dërguar njoftim në Penalen se i dënuari Nikolla Gruevski nuk u paraqit më 8 nëntor në portën e burgut. Ai u dënua me 2 vite burg për blerjen e Mercedesit të blinduar.

Biznesmeni nga Gostivari flet për megaskandalin e qeverisë së kaluar koruptive të Maqedonisë: Kërkuan 700 mijë euro “para për kafe” , për të lejuar investimin zviceran