Sot është Dita Ndërkombëtare e Radios, e cila ka për qëllim të kujtojë fuqinë unike të radios në funksion të promovimit të qasjes në informacion dhe të lirisë së shprehjes si dhe ta promovojë atë.

Për herë të parë, Dita Botërore e Radios është shënuar më 13 shkurt të vitit 2012. UNESCO ka shpallur këtë festë për të promovuar radion dhe të gjitha mundësitë që ajo ofron.

U zgjodh pikërisht kjo datë u zgjodh për të nderuar 13 shkurtin e vitit 1946, ditën kur Radio e Kombeve të Bashkuara ka nisur programin e saj të parë.

Një student kinez vdiq si pasojë e një ataku kardiak gjatë kohës që po shikonte një revistë erotike në një dhomë private në bankën e spermës.

Mjekët e Universitetit Vuhan (aty ku ishte vendosur banka) vunë re vetëm pas dy orësh që 23-vjeçari Zhen Gang nuk kishte dalë ende nga dhoma.

Kur shkuan për të kontrolluar, panë të riun të shtrirë pa ndjenja në tokë dhe pavarësisht përpjekjeve nuk arritën dot ta shpëtonin.

Kjo ngjarje u mësua nga opinioni publik pasi familja e të ndjerit e hodhi në gjyq bankën e spermës duke e akuzuar se ishte përgjegjëse për vdekjen e tij.

Por, gjyqi vendosi që Zhen Gangu ishte në gjendje të merrte vetë vendimet mbi jetën e tij, përfshirë futjen në programin e bankës së spermës. Në këtë mënyrë, u hodh poshtë kërkesa e familjes për një dëmshpërblim nga banka prej 700 mijë dollarësh.

Në kinë një vajzë ka zbuluar, pas 24 vitesh se i mungonte një pjesë mjaft e rëndësishme e sistemit nervor qendror, truri i vogël. Kjo është një histori e vërtetë dhe mjaft e rëndësishme për të kuptuar sesi truri ynë mund të përshtatet shumë mirë me gjithë pjesën tjetër të sistemit nervor edhe pse në mungesë të një pjese të saj.

Edhe pse ka vetëm 10% të trurit, llogaritet të ketë 50% të neuroneve. Truri i vogël kontrollon lëvizjet, specifikisht përsa i përket koordinimit të lëvizjeve muskulore të vullnetshme dhe jo të vullnetshme. Kjo pjesë e trurit ka gjithashtu një rol të rëndësishëm në mbajtjen e ekuilibrit. Edhe pse është relativisht i vogël, ka gjithashtu një rol të rëndësishëm në mësimin e gjuhës dhe lëvizjeve në fazën e parë të rritjes. E pavarësisht kësaj, kjo 24-vjeçare ja ka dal shumë mirë edhe pse zbuloi që kishte një boshllëk në trurin e saj.

Vetëm pasi u drejtua në një spital të provincës së Shandong, duke u treguar mjekëve se kishte marrje mëndësh dhe të vjella, me anë të një aparature të mjekësisë kineze të quajtur Tac, u zbulua se në sistemin nervor, mungonte truri i vogël. Ky lajm u trajtua edhe nga revista “New Scientist” dhe nga revista e neurologjisë “Brain”. Mjekët dhe vajza mbetën të habitur nga ky lajm, ndërkohë që edhe mamaja, pas këtij lajmi filloi të kuptoi pse e bija kishte filluar të ecte aq vonë, në moshën 7-vjeçare, e të fliste në mënyrë të qartë e të kuptueshme vetëm në moshën 6-vjeçare. Revista “New Scientist” ka treguar se rasti i 24-vjeçares është rasti i i nëntë i zbuluar. Ata kanë shpjeguar se pjesa më e madhe e të tjerëve kanë vdekur që në fëmijëri dhe problemi është zbuluar vetëm gjatë autopsisë.  “Këto raste të rralla janë interesante pasi na ndihmojnë të studiojmë se si punon truri dhe si e kompenson pjesën që mungon”, ka shpjeguar për revistën shkencore, Mario Manto, studiues i çrregullimeve cerebrale në universitetin e Brukselit.

Shpjegimi i ekspertëve

Sipan Gian Giacomo Consalez, drejtor i Bashkimit Gjenetik dhe Zhvillimit Nervor në spitalin San Raffaele në Milano, të habit fakti që pavarësisht një mungese kaq të madhe në sistemin qendror të trurit, vajza e re mund të bëjë një jetë kaq normale. “Ky rast na tregon se ndërkohë që truri luan një rol fondamental në kapacitetin tonë për të koordinuar lëvizjet (pacientja lëviz dhe flet në mënyrë anormale, nuk di të vrapojë e as të hidhet dhe ka treguar mangësi në një sërë testesh neurologjik), pjesa tjetër e sistemit nervor është në gjendje të kompensoj një difekt në të, qoftë gjatë zhvillimit embrional, qoftë pas lindjes”, shpjegon ai.

Ky është viçi me tre sy që në Indi po konsiderohet si një ikonë shpirtërore. Hindutë e quajnë këtë kafshë si një bekim që kur ka lindur me një sy shtesë në mes të ballit para dy javësh.

Pronari krenar i këtij viçi e përshkruan si një mrekulli, ndërsa banorët e tjerë të zonës besojnë se ky viç është rimishërimi i Perëndeshës hindu me tre sy me emrin Shiva.

Qindra persona shkojnë tashmë në Tamil Nadu për të parë këtë viç dhe për t’iu lutur kafshës.

Fëmijët e prekin viçin në kokë pasi besojnë se kjo gjë do i sjellë fat të mbarë.

Dy motra janë paksa të mërzitura për faktin se kur kënkon në Google “snapchat sluts” u del fotografia e tyre.
Sarah dhe Elizabeth Turner pretendojnë se në vitin 2011 ato ishin kontaktuar nga Evan Spiegel, i cili në atë kohë ishte një student Stanford dhe zhvilloi një aplikacion për iPhone të quajtur “Picaboo.” 
Vajzat kanë thënë se Evan i ka fotografuar ato duke luajtur në plazh, dhe sipas tyre ky ishte një nder falas vetëm për të promovuar Picaboo, transmeton oranews.
Por tashmë Picaboo është pjesë e Snapchat që sipas motrave vlen 10 bilion dollarë. Ato duan shpërblim për prishjen e imazhit të tyre sepse të jesh në një aplikacion chati për seks është një gjë e  rëndësishme.
Motrat duan pjesën e tyre të parave të cilat përfshijnë një shumë të madhe parash

Tingëllon si diçka nga një film fantashkencë, por një pilulë që vonon procesin e plakjes mund të bëhet realitet.

Shkencëtarët në Rusi po testojnë një formulë të re, për të cilën ata pretendojnë se vonon plakjen dhe shpresojnë se kjo do t’i mundësonte njerëzve të jetojnë deri në moshën 120 vjeçare. Aktualisht pilula është duke u testuar te minjtë, peshqit dhe qentë.


Shkencëtarët janë duke përdorur një ‘lloj të ri antioksidanti’ që ndikon në mitokondri, të cilët kanë funksion të prodhojnë energjinë qelizore dhe nga ku mendohet se shkaktohet procesi i plakjes.

Studiuesi Maxim Skulachev, pjesë e Universitetit Shtetëror të Moskës, ka thënë se pilula do të ndikojë në shumë sëmundje, të cilat do të zhvillohen më ngadalë.

“Mitokondritë janë shkaktarë për shumë sëmundje në zemër, gjithashtu ndikojnë edhe te sëmundjet e Alzheimerit dhe të Parkinsonit”, tha Skulachev.

Mohammed Saeed nga Emiratet e Bashkuara Arabe është bërë personazh për mediat.

Kjo, duke qenë se ai ka 24 fëmijë nga 16 martesa të ndryshme.

Megjithatë, edhe pse është 70 vjeç, ai kërkon të bëjë sërish fëmijë.

Fëmija i tij më i vjetër është 47-vjeç, ndërsa më i riu vetëm dy muajsh. Ai ka ka 60 nipa e mbesa

Aktualisht ka vetëm dy bashkëshorte.

Mohammed është martuar për herë të parë vetëm 12 vjeç.

Një akademik britanik ka zbuluar një fotografi të gruas të përshkruar nga disa si dashuria e vërtetë e Vladimir Leninit, pasi fotoja kishte humbur për gati një shekull.

Dr Robert Henderson, ekspert i historisë ruse në Queen Mary University në Londër, zbuloi fotografinë e Apollinariya Yakubova, një revolucionare ruse, e cila ka jetuar në Londër në fillim të shekullit të XX.

Yakubova dhe bashkëshorti i saj ishin bashkëpunëtorë të ngushtë me Leninin dhe gruan e tij, Nadezhda Krupskaya. Henderson e gjeti fotografinë në Arkivin e Shtetit të Federatës Ruse në Moskë në muajin prill, ndërsa hulumtonte për jetën e një revolucionar i ri, Vladimir Burtsev, për një libër.

Sipas akademikut, Lenini e quante Yakubovan “Liroshka”, një formë përkëdhelëse për njeriun që do.

Ajo u burgos, si Lenini, në një kamp siberian për idetë e saj revolucionare, nga i cili u arratis dhe pas një udhëtimi të gjatë prej 7000 miljesh arriti në Londër, ku u shndërrua në një nga figurat më të rëndësishme të Partisw Social Demokrate Punëtore në mërgim.

Ajo madje thuhet se e refuzoi propozimin për martesë të Leninit, një plagë që liderit historik rus nuk iu mbyll kurrë.

Apollinariya përshkruhet nga bashkëkohësit si “një person i mrekullueshëm, inteligjente, e vendosur, dhe jashtëzakonisht e sinqertë”. Nuk dihet se çfarë u bë me Yakubovan, por besohet se ka vdekur mes viteve 1913 dhe 1917.

I burgosuri i cili para 56 vjetësh ka qenë në burg në Shawshank, për të cilin është bërë filmi legjendar “Arratisja nga Shawshanku” është arrestuar të martën.

Zyrtarët kanë deklaruar se kanë gjetur 79 vjeçarin Frank Freshvoters, i cili e ka përdorur emrin Williams Coke , pasi ata morën informatën se jeton në Melburn.

“Ne iu afruam, ia treguam një fotografi nga viti 1959 dhe e pyetëm nëse e kishte parë një person ndonjëherë. Ai është përgjigjur se nuk e kishte parë një kohë të gjatë”, e ka përshkruar takimin me të arratisurin Tod Gudjir nga policia lokale.

Freshvorters nga viti 1959 ka jetuar me emër të rrejshëm, nuk ka ardhur në situatë që të jetë në kontakt me policinë, por edhe ka fituar ndihmë sociale.

Kjo bukuri e rrallë natyrore vjen nga kanioni i Shejës në Bicaj të Kukësit.

Fotoja është shkrepur në këto ditë të ftohta të janarit nga biologu Arben Palush