Koalicioni i lidhur para më shumë se një viti në mes të LDK-së dhe Alternativës, u shkëput mbrëmë nga kjo e fundit. Në Lidhjen Demokratike të Kosovës i kanë thënë Gazetës Express se ata nuk kanë qenë në dijeni për një gjë të tillë. Mirëpo, thonë se ka qenë pikërisht LDK-ja, që i ka ndihmuar ata të bëhen deputetë. E ky koalicion duket se i ka lënë shije të hidhur partisë së Isa Mustafës, pasi siç thonë zyrtarët e saj, ky mund të jetë koalicioni i vetëm parazgjedhor që ka bërë LDK-ja ndonjëherë, shkruan Express

Vepruan brenda një grupi parlamentar për më shumë se një vit, por mbrëmë vendosën që t’i ndajnë rrugët. Koalicioni parazgjedhor i lidhur në maj të 2017-ës në mes të LDK-së dhe Alternativës, u shkëputë mbrëmë nga kjo e fundit.

Sipas kryetares së Alternativës, Mimoza Kusari-Lilës, arsyeja e largimit nga koalicioni është pasi që partia ka ardhur në një pikë ku i duhet më tepër fokus promovimit dhe hapësirë më të madhe, jashtë LDK-së.

“Po, kemi dal nga grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Tash unë dhe Iliri do të jemi deputetë të pavarur në Kuvendin e Kosovës, duke e përfaqësuar Alternativën” ka deklaruar Kusari- Lila për Express.

Por, në Lidhjen Demokratike të Kosovës thonë se ata nuk kanë pasur ndonjë informacion për tërheqjen e tyre nga koalicioni, dhe thonë se kanë pasur hapësirë mjaftueshëm brenda LDK-së. 

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri i ka thënë Gazetës Express se informacionin për daljen e Alternativës nga Grupi Parlamentar, ai e ka marrë vesh përmes portaleve.

Beqiri thotë se partia e Kusari-Lilës ka pasur hapësirë mjaftueshëm brenda Grupit Parlamentar. Madje, deklaron se është pikërisht Lidhja Demokratike e Kosovës që I ka ndihmur ata të bëhen deputetë.

“Informacionin për daljen e tyre nga Grupi Parlamentar i LDK-së, e kam pa në portale, pra nuk kemi pas ndonjë informacion se kjo do të ndodhë. Ne e respektojmë të drejtën e tyre që të jenë të pavarur, dhe padyshim ajo ombrellë, siç ka deklaru kryetarja e Alternativës, siç e lexova ombrellë e madhe e quajtur LDK, padyshim që iu ka ndihmuar të bëhen deputetë”, ka thënë Beqiri për Express.

Deklaron se është e drejtë e tyre që të të veprojnë si të pavarur, por thotë se nuk kanë ndonjë informacion për arsyeshmërinë e daljes së tyre, përveç asaj që kanë lexuar në portale.

E siç duket koalicioni me Alternativën duket se i ka lënë shije të hidhur partisë prej nga vjen Beqiri, pasi që siç thotë tërheqja nga koalicioni do t’I bëjë të mendojë më shumë që ky të mbetet i vetmi rast që LDK-ka ka bërë koalicion parazgjedhor.

“LDK-ja pra e ka pas një koalicion parazgjedhor, dhe është hera e parë që LDK-ja ka pas koalicion parazgjedhor jo vetëm me Alternativën por edhe me AKR-në, dhe ndoshta kjo na bën me mendu më shumë që ky të mbetet i vetmi rast që LDK-ja ka bërë koalicion parazgjedhor. Paszgjedhor sigurisht që duhet të bëhet, pasi që në Kosovë është vështirë për të fituar zgjedhjet si parti e vetme”, tha ai.

Beqiri deklaron se Alternativa nuk mund të ketë nuk mund të kenë asnjë arsyetim ose pretekst që kanë dal nga LDK-ja për ndonjë arsye të pengesave për ato që kanë dasht me i shpreh. Shton se uron vetëm suksese tash e tutje.

“Nuk qëndron absolutisht që nuk kanë pas hapësirë. Gjithmonë grupi parlamentar, jo vetëm deputetëve nga Alternativa por asnjë deputeti nuk i ka penguar që ta japin mendimin e tyre, ose e kanë shpreh ndonjë pakënaqësi. Nuk është e vërtetë dhe është totalisht e paqëndrueshme”, tha Beqiri për Express.

Ndërkohë, sipas Kusari-Lilës edhe pse janë larguar nga koalicioni, bashkëpunimi me LDK’në do të vazhdojë në kuadër të opozitës.

“Nuk ka ndryshim në politikat edhe qasjen në atë se çka ne jemi deklaruar deri tash sa i përket bisedimeve, qëndrojmë në të gjitha ato pika, sa i përket domosdoshmërisë së ndryshimit të formës së qeverisjes” u shpreh ajo


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një prononcim për media tha se qytetarët përmes referendumit do të vendosin për marrëveshjen Kosovë-Serbi, raporton “Zëri.info”. 

Sipas tij, nuk do të ketë shkëmbim të territoreve.

“Sot kemi zhvilluar takime me liderët e institucioneve të Kosovës. Ajo që është e rëndësishme agjenda e institucioneve të Kosovës do të jetë e përbashkët. Kanë qenë takime shumë të mira për konsultime për hapa të mëtutjeshme. Të gjitha proceset do të shkojnë në koordinim me SHBA NATON BE. Do të marrim pjesë në takimin e 7 shtatorit gjithmonë duke punuar për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe qe i garanton Kosovës njohjen nga Serbia. Me mundësi që lugina e Preshevës ti bashkëngjitet Kosovës. Të gjitha autoritetet ndërkombëtare e mbështesin dialogun. Askush s’duhet ti frikësohet bashkimit të Preshevës e Bujanovcit. Përmes referendumit qytetarët do te vendosin për marrëveshjen Kosovë Serbi. Synimi është që Kosovën ta anëtarësojmë në BATO BE dhe OKB. Këtu s’mund të hyjmë pa marrëveshjen Kosovë Serbi. Është një mundësi që na është dhënë nga Bashkimi Evropian.”, tha ai.

Ai ka treguar se në takimin e ardhshëm në Bruksel do të diskutohet për Preshevën. Sipas tij, Mitrovica nuk do t’i jepet asnjëherë Serbisë.

“Unë do ta shtroj kërkesën e qytetarëve të Preshevës Metvegjës dhe Bujanovcit në Bruksel. Duhet të vihet kufiri me Serbinë. Jam i bindur që të gjithë akterët janë që te vihen vijat në Kosovë. Ata që flasin për shkëmbim janë zëra të huaj. Dua të punoj edhe me opozitën i ftoj të bëhen pjesë e këtij angazhimi. Këtë shans që na është dhënë për të diskutuar ne duhet ta shfrytëzojmë. Mitrovica është e Kosovës dhe nuk ka njeri që e cenon. Arritja e marrëveshjes me Serbinë është pothuajse e pamundur por është mundësi që duhet ta shikojmë. Asnjë marrëveshje s’do të ndodhë pa pëlqimin e SHBA”, tha ai./Zëri/

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, thanë se kanë biseduar me telefon me ndihmës sekretarin amerikan të shtetit për çështje evropiane dhe euro-aziatike, Wess Mitchell, për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, raporton VOA.

Presidenti Thaçi, tha se me zotin Mitchell janë pajtuar që të shtohen përpjekjet për të arritur një marrëveshje, “e cila njëherë e përgjithmonë do t’i mbyllë armiqësitë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. Ai tha se ndihmës sekretari Mitchell është zotuar se Kosova do ta ketë mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara në këtë proces.

Presidenti i Serbisë, tha se Shtetet e Bashkuara i japin mbështetje të plotë procesit të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe shpresojnë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe afatgjatë.

Në një njoftim të zyrës së tij, thuhet se presidenti serb i ka thënë zotit Mitchell se “do të jetë shumë e vështirë që të arrihet një marrëveshje”, por ai do të bëjë gjitha çfarë është e mundur për qëndrueshmërinë afatgjate ne Ballkanin Perëndimor.

As njëri dhe as tjetri nuk i përmendën idetë e tyre për normalizimin e marrëdhënieve ndonëse gjatë ditëve të shkuara kanë kërkuar mbështetje për një marrëveshje që do të përfshinte edhe ndryshimin e kufijve, nënvizon VOA.

Gjatë ditës, presidenti Thaçi takoi edhe ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie dhe ambasadorin amerikan në Serbi, Kyle Scott, për të diskutuar procesin aktual politik me Serbinë.

Presidenti Thaçi po përballet në shtëpi më kundërshtimin e idesë së tij për “korrigjimin e kufirit”.Partitë opozitare synojnë që më 4 shtator të mbajnë një seancë të jashtëzakonshme të parlamentit ku do të hidhet për miratim një rezolutë që, siç thuhet “i ndalon presidentit dhe kujtdo tjetër të negociojë për tërësinë territoriale të Kosovës”.

Presidenti Thaçi gjatë të enjten takoi në dy raste drejtuesit e institucioneve të Kosovës për të diskutuar këto çështje.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, tha pas takimit të parë se procesi i bisedimeve nuk nënkupton diskutim të territorit as të kufijve të Kosovës.

“Edhe presidenti shprehu pozicionin e tij se respekton jo vetëm territorin dhe integritetin e sovranitetin e vendit por vetëm i ushtron funksionet e veta kushtetuese dhe nuk pranon që të diskutohet territori i vendit”, tha kryeministri Haradinaj.

Ai tha se institucionet e vendit duhet të dalin me qëndrim të përbashkët kundër përfshirjes së kufijve në bisedime.

“Ajo që është shumë me rëndësi është që të qartësohen pozicionet institucionale pra që të kemi qëndrim të qartë institucional që territori dhe kufijtë nuk diskutohen, pra nuk janë çështje për diskutim në kuadër të dialogut. Mendoj që kjo është rëndësia pastaj po është shumë me rëndësi që opozita e të gjithë të jemi pjesë e bisedimeve”, tha kryeministri Haradinaj.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, sot nënshkroi kontratën për hartimin e projektit zbatues për ndërtimin e autostradës Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren, në gjatësi 91 kilometra.

Vlera e kontratës së projektimit është 1 milion e 039 mijë e 532 euro dhe do të përfundojë brenda 16 muajsh, ndërsa punëkryerës janë konzorciumi Infra Plus & Infra Tek, Prishtinë.

“Ky është edhe një hap tjetër i Ministrisë së Infrastrukturës për lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve të Kosovës, duke afruar qytetet mes vete me rrugë të standardeve evropiane”, thuhet në komunikatë.

Sekretari i përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka deklaruar se momentalisht Kosova nuk ka lider dhe kandidat

Read More

I vetmi ndriçim gjatë natës në autostradën “Ibrahim Rugova” mund të jenë vetëtimat, kur moti është me vranësira dhe shi.

Read More

Ministri për Punë dhe Çështje Sociale i Serbisë, Zoran Gjorgjeviq, sot në Kuvendin e përgjithshëm të Konferencës së Kishave Evropiane në Novi Sad,

Read More

Një hulumtim nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka matur qëndrimet e burrave lidhur me barazinë gjinore në Kosovë,

Read More

Qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizimin e vizave, kanë thënë përfaqësuesit e institucioneve.

Read More

Ministrat Lekaj e Nurkovic së bashku me bashkëpunëtorët e tyre, kanë vizituar urën që po ndërtohet në autoudhën “Arbën Xhaferi”,

Read More