…ora 4:00 e mengjesit, fiks 4…nuk mund te fle, po degjoj muzike ne radio, dhe te them te drejten te gjitha keto kenge me jane bere hite ne koken time…muzika ne njefare menyre me qeteson…por sonte jam e merzitur, paksa e trishtuar, frikesuar nga vetja ime…sdua me te vuaj...sikur te kisha guxim ti tregoja gjithqka…

gjithqka qe nga dita kur u pame e deri tani, se qfare kam filluar te ndjeje per te, te mendoj per te…te enderroj me te…marrezi, mbylle i them vetes, mos enderro kot, kjo nuk mund te quhet shprese, kjo quhet marrezi e zemres time…

Me vije inate se pse e takoje ne kete kohe, pse tani, kishim 3 vite qe studjojme ne te njejtin fakultet por drejtime te ndryshme, dhe ja tani, tani ne takohemi…sa qudi, vertet interesante, se kishim pare njeri tjetrin me pare, apo e kishim pare por se kishim verejtur…une nga ana ime e di se pse se kam verejtur, sepse kam qene e zene duke besuar genjeshtra te nje egoisti te shpellave te Sokratit, kurse ai…ndoshta ishte i zene edhe ai…por se besoj se me ka verejtur ndonjihere sepse heren e pare qe folem me tha: S`te paskam pare me heret ne fakultet… Hey e besoni dashurine ne shikim te pare ju ??? e di se thoni jo, ose mendoni qe jo, ashtu edhe une kam thene…por tani e besoj ose ose mund te them se e takova ate dashuri…prit , ndoshta s`eshte dashuri…por cka dreqin eshte, cka, kur mendoj per te sikur ta kisha njohur nje shekull te tere, edhe pse ate shekull s`do e jetoj, sikur ta kisha prekur edhe me pare, edhe pse ato prekje ja fala dikujte qe se meritonte…
…S`mund te jemi bashk edhe pse duam…une dua, se di ndoshta edhe ai do…se si me shikon tani qe flasim thuajse gjdo dite…eshte viti i fundit dhe shihemi shpesh…me pershendet me shikon, jo si shkohet dikush qe e ke nje miqesi ose shoqeri apo apo marradhenie kolegiale…me shikon ndryshe e ndjej, e shoh besomeni e shoh…kur me takon doren me shtrengon jo ne menyre vulgare, jo jo jo…ne nje menyre miresie…une, hmm dridhem, mbrenda meje jam ajo Helena e cila shikon me dashuri, simpati, mallengjim per dashurine qe se pa kurre edhe pse e besoi nje kohe se ishte e tille, por gabohej…por jasht meje perpiqem te jem ajo Helena e forte qe te gjithe e njohin, dhe sillem shume ftoht…e nderpres ne mes te bisedave dhe largohem kinse s`kam kohe…dhe ai, ai me shikon sikur don te thote edhe me shume…se di ndoshta vetem po me duket keshtu…se di…
…S`mund te jemi bashk…por kurre sdo harroj 3 dite ne nje udhetim qe kishim me shoqerine, aty u takuam u njohem…shikuam ndoshta edhe i jemi bere bajat te themi me nje fjale njeri-tjetrit sepse shpesh ndesheshim me shikime…derisa une i thash vetes: mbaju mos u bej budallaqe!!
Se harroj se si me ka prekur nje nate kur po benim muhabet me shoqerine per deshirat se ku do donim te studjonim…dhe per qudi ju betohem te dy donim te studjonim ne te njejtin vend…dhe, e besoni u fiken dritat e hotelit sepse ne oren 3 te mengjesit aty fikeshin dritat…me preku leht ne krahe…dhe une ja largova duart…perseri tentoi, perseri ja largova duart…s`guxoja, frikesohesha…nga asgje me shume se nga ajo se qfare do lind me vone, sepse ne s`mund te jemi bashk, por as ai s`guxoi me…se di a ishte ajo provokim nga ana e tij apo..se dii ahh…dhe une s`dua te vuaj prap…jo s`dua pamarre parasysh se sa do jete e veshtire ta shoh gjdo dite…pastaj po ate nate me shoqeri ne erresire vetem me nje drite qe dikush nga ne kishte leshuar sa per te dalluar njeri tjetrin, me tha ben te te bej floket gershete…hahaha paramendojeni, smund te besoja…ai po me prekte floket, ai qe kisha filluar te ndjeja diqka per te…ai qe tani e mendoj edhe ne oren 4:15 te mengjesit…e pseee???
…me prekte floket dhe po bente nje gershete te cilen me dhimbsej ta prishja ate nate kur shkova te flija…bile kur e perfundoj me ngacmonte ne buze me floket e mija…kurse une behesha nervoze….jo se ai luante me floket e mija, per ate isha e lumtur, por sepse s`doja te ndeja me asgje….asgje….Smund te jemi bashk…
Dje e pashe, me foli…u ndal s`mendova se do ndalej…por u ndal, sa embel me shikonte…kurse une dredhoja shikimin tjeter vend…s`mund tu rezistoja syve te tij…sa i mire qe eshte… dhe shume i sjellshem… e kam verejtur edhe ne udhetimin me shoqerine, sillej shume mire me te gjithe, me te gjithe…kishte nje sens humori te embel….nje buzeqeshje qe gjdo femer e magjepse…
Nuk e di pse jetoj kete ndjenje…dua te jem e lire nga kjo…sepse ne 2 s`mundemi kurre te jemi bashk…e dini pse sepse nje ZOT na ka krijuar na ka falur jete…por pse na ndau ne fe, une dhe ai…kemi fe te ndryshme…mua s`me pengon kjo, as atij…e kuptova gjate bisedave tona mes shoqerise kur flisnim per religjion…por nje fjale e urte thote: ” si eshte vendi, mbahet kuvendi”…
Nuk mund te them e dua, sepse kete fjale e pata thene njehere, ndoshta isha ngutur teper shume te vrapoj drejt asaj qe me dukej e persosur dhe me doli e kalbur…nuk mund ta quaj dashuri…por mendoj shume per te…
Shpresoj qe te jete vetem feja ajo qe na ndane…dhe asgje tjeter !
Por…edhe nese s`do kemi kurre bashkim…mjafton qe te dy te jemi te lumtur ne rruget e jetes…
…kam kaluar shume gjera ne jete, do e kaloj edhe kete!
Gj… te pershendes shume sonte, ti je ne gjume, kurse une, Helena…sikur HELENA e trojes po mendoj per ty…ushtarin tim!
Ok…ika ne gjum…flm nese keni lexuar shkrimin tim…!! Peace Lena

E pyes veten pse rash n’dashni.Ah moj nene qka te bej.Jeta ime perfundoj.Per nje vajze qe e deshta shume ma bani zemren ma dogji shkrum.Ma thej zemren si nje gote por qka te bej e dua kot.Jeta pa te me digjet flake syte e mi po derdhin gjak.E dashurja ime te prita me mall une tash po vdes ma ben hallall.Pse t’jetoj kur sjam me ti ma ktheve shpinden me le N’vetmi.

Sikur f’mi me le tuj k’ja si nuk te erdh aspak gjuna.Mi more shpresat e u largove dashnin tone ti e lendove.Ti shkove e me le te vuaj askend tjeter une nuk do ta dua,por edhe kujtimet tona une do ti ruaj.Dije se ne zemren time shpurt nuk ka vend per asnje tjeter emer.Arsyen pse vdeka kejt ne ta din ishte arsya EMRI YT.Jeto se une kam vdek per ti shko e mos me lyp me sy.Dashuroje tjetren e cila te gezon se per ne te dy dashuria perfundoj.Ti mu me lendove tradheti me tjetrin me dhurove.Qe une shume te deshta bema ti hallall,por pse me tradhetove ti te koft haram.S’Mundesh me me harru se te deshta pa hile,nuk jam une si ti me zemer katile.Kur te bie shi dije kush po qan,eshte ai djali me zemer te vrare.Ti je fajtor se ma prishe jeten,deshte me jetu me nje zemer tjeter.

Tash more vesh se m’ke humbur mua,dhe i kerkon fjalet vetem ty te dua.sikur te ishim sebashku sabah per sabah vet i ke fjalet se lipe me u nda.Pi kujton ditet se ishe me mu vone e kuptove se me ke lendu.E lendove edhe veten se poo don me tu kthy vone e more vesh se zemren ma ke thy.Une po martona por i lumtur sjam.Si te martona kur vec ti ne zemer te kam.E dashurja ime ne darsem po te thrras,per me me shiku ti kur zemra me plas.Ne krahet e tu une dua me vdek po ta le amanet kurr mos me harro per jete.Deshira ime ke qe une me ti te martona por nuk mrrina e dashur dhe sun e perjetova.KUSH NE NA NDAU E VRAFT PERENDIA,SEPSE E VRAU NJE GJE QE QUHET DASHURIA.Me kujtimet e vjetra une tash poo jetoj ditet qe i kaluam smundem ti harroj.Koka po me thot mos qaj e mos vuaj.

Por zemra spo me len ti me te harruar.sepse vetem, ty te deshta dhe te thash fjalen te dua.Prap erdhi koha te ecim rrugeve tona e kisha dasht nje perqafim per te fundit takim.N’Doshta me kurr nuk do te shoh,per jete.Se dita se keshtu qenka Fati te mbet pa ty i shkret.Vec edhe njeher te shoh me sy.Ti preki buzet e tua me lotet e mi.Ndegjoje zemren time qish po te te thot.Mos shko te lutem e dashur mos me le ty vet.Zemren do ta bej gur ti sdo te harroj kurre.Per takim te fundit thuaj diqka te mir vec jo ate fjalen qe quhet “LAMTUMIR

Të qenit e bukur, nuk është diçka e lehtë. Gratë më të bukura në histori, nuk lindën të tilla. Ato bënë shumë përpjekje dhe sakrifica, dhe në ndonjë rast përdorën kimikate, ujin e zogjve të zier. Pra pas çdo bukurie të madhe në histori, ka një sekret të “pistë”.

  1. Perandoresha austriake Elisabet: Një maskë fytyre, me mish viçi të papërpunuar

Gruaja më e bukur në bokë në shekullin XIX-të, ishte Perandoresha Elizabet e Austrisë. Ajo ishte e njohur në të gjithë Europën për lëkurën e saj të butë, dhe flokët ngjyrë gështenjë të gjatë deri në fundin e këmbëve. Për të mbajtur të bukur lëkurën e saj, ajo do të shtypte luleshtrydhe mbi duar, fytyrë dhe qafë, do të lahej në vaj ulliri të ngrohtë, dhe flinte gjumë me një maskë fytyre të bërë me mish viçi të papërpunuar.  

  1. Mbretëresha e Egjiptit Kleopatra, lahej me qumështin e gomerëve

Mbretëresha Kleopatra, fitoi zemrat e njerëzve më të pushtetshëm të kohës. Për të qëndruar në formë, ajo përdorte trajtimin më luksoz nga të gjithë:banjo në qumështin e athët të gomarit. Shërbëtorët e saj, do të mjelnin 700 gomerë çdo ditë, në mënyrë që të mbushnin një vaskë me qumështin e tyre. Asokohe, besohej se kjo do të reduktonte rrudhat, dhe në fakt mund të ketë funksionuar. Laktoza e tharë kthehet në acid laktik, i cili mund të heqë shtresën sipërfaqësore të lëkurës nga trupi i një gruaje, duke zbuluar lëkurën më të butë dhe pa njolla.

  1. Faraonesha egjiptiane Nefertiti, përdorte shumë ‘makeup’, i mjaftueshme për të vrarë një person

Ndonëse varri i saj nuk është gjetur, varret e bashkëkohësve të saj, na japin një ide shumë të mirë se si ia dilte të ishte ndër femrat me të bukura të kohës. Nefertiti ishte tërësisht pa flokë. I gjithë trupi i saj rruhej nga koka deri te këmbët me një brisk. Ajo përdorte një grim aq të rëndë dhe me përmbajtje plumbi, sa që studiuesit mendojnë se pikërisht ky i fundit i shkurtoi jetën.

  1. Mbretëresha e Anglisë Elizabeta I: E lyer kokë e këmbë me plumb

Gjatë epokës së Elizabetës, produkti më i njohur për kujdesin ndaj lëkurës, ishte diçka e quajtur “vena veneciane”, që ishte thjesht një përzierje e plumbit dhe uthullës, që gratë do ta vendosnin në të gjithë lëkurën e tyre, për t’i bërë ato të dukeshin të bardha si prej porcelani. Askush nuk e përdorte më shumë atë sesa vetë Mbretëresha Elizabeta, aq sa ishte tërësisht e panjohshme pa të.

  1. Mbretëresha e Francës, Maria Antoneta, përdorte në fytyrë ujin e pëllumbave të zier

Ashtu si Elizabeta e Austrisë, Antoneta flinte përherë me një maskë fytyre, të prodhuar nga një përzierje e konjakut, vezës, qumështit pluhur dhe limonit. Ajo do ta fillonte mëngjesin, duke larë fytyrën me një pastrues fytyre të bërë nga pëllumbat. Produkti etiketohej me krenari “Eau Cosmetique de Pigeon”, dhe premtonte se çdo shishe ishte prodhuar nga “8 pëllumba të zier”.

5 Meri, mbretëresha e Skocezëve: Banjo me verë

Mbretëresha e Skocisë, nuk ishte një bukuri natyrore. Ajo lindi me një hundë pak të madhe, dhe një mjekër paksa të mprehtë, por qe mbretëreshë dhe ishte e vendosur të bëhej e bukur. Për të mbajtur lëkurën e saj sa më të bukur, ajo i urdhëronte shërbëtorët e saj të mbushnin një vaskë me verë të bardhë. Kjo tingëllon si diçka e dalë mode, por është në fakt diçka që njerëzit e bëjnë ende sot. Sot, quhet vinoterapia, dhe ka vende në të gjithë botën, ku ju mund të përjetoni ndjesi të ngjashme me ato të Merit.

  1. Perandoresha e Bizantit Zoe Porfirogenita ngriti një laborator vetjak kozmetike

Zoe Porfirogenita, ishte një nga gratë më të bukura të Perandorisë Bizantine. Ajo nuk dukej e bukur vetëm kur ishte e re. Edhe kur ishte në të 60-tat, ngjante si një 20-vjeçare. Dhe sigurisht që kishte punuar mjaftueshëm për të. Pasi u bë perandore, Zoe ngriti një laborator të madh kushtuar prodhimit të kozmetikës së saj.

  1. Lukrecia Borxhia, shpenzonte ditë të tëra për larjen e flokëve

Poeti anglez Lord Bajroni, tha dikur se flokët e Lukrecia Borxhias ishin “më të bukurat në botë”. Flokët e Lukrecias ishin të ndritshme dhe bjonde. Të gjithë të tjerët në familjen e saj kishin flokë të errët. Por ajo bëri të mundur që flokët e saj të shkëlqenin si dielli, duke i shpëlarë ato në lëng limoni për orë të tëra, dhe duke i tharë në dritën e diellit.

  1. Helena e Trojës, bënte banjo me uthull

Helena e Trojës ishte një grua kaq e bukur, saqë për nderin e saj vdiqën mijëra njerëz. Sipas Iliadës, ajo lahej në një banjo me uthull. Sot njerëzit priren të supozojnë, se ajo përdori uthullën e mollës ose se e hollonte atë në ujë, thjesht sepse përndryshe tingëllon shumë e tmerrshme.

Dhe në fakt kjo formulë funksionon. Uthulla balancon nivelet e pH të trupit, të cilat mund të kenë një efekt pastrues.

  1. Simoneta Vespuçi përdorte arsenikun, shushunjat dhe urinën e njeriut

Simoneta Vespuçi, ishte muza e disa prej piktorëve më të mëdhenj të Rilindjes. Ajo u zgjodh për të modeluar perëndeshën e dashurisë, Venusin. Në periudhën e Rilindjes, të gjithë donin të dukeshin si ajo. Dhe kështu gratë kopjuan regjimin e saj kozmetik – shushunja, helme të ndryshme, gjithçka.

  1. Meshkujt e ndershem, nuk jane te bukur.
  2. Meshkujt e bukur nuk jane te ndershem.
  3. Mashkulli i bukur dhe i ndershem eshte homoseksual.
Read More

Xhelozia, buron nga dashuria apo paralajmëron fundin e saj?

Read More

1. Kur do të sigurosh simpatinë e një vajze, lëvdo bukurinë e saj: sidomos kur ajo

Read More

E pyes veten pse rash n’dashni.Ah moj nene qka te bej.Jeta ime perfundoj.Per nje vajze qe e deshta shume ma bani zemren ma dogji shkrum.

Read More