Dy ditë pas kritikave të shumta për bojkotimin e seancës parlamentare të 1 shtatorit, ku duhej të votohej Marrëveshja për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, Lista Serbe u lëshua në sulm të
Arkivi RTVZIK 2016
Bardhyl Mahmuti-Letër Publike drejtuar organizatave mediaatike në Kosovë
Letër Publike drejtuar: Asociacionit të Medieve të Pavarura Elektronike të Kosovës ;Asociacionit të Gazetarëve Profesionistë të Kosovës ;Këshilli i Medieve të Shkruara të Kosovës
Bekim Qoku kritikon antishqiptarët e ” Mbrëmjet Strugane të Poezisë”, sigurimi e largon nga salla!
Në press konferencën për media të laureates së “Kurorës së Artë” të Mbrëmjeve Strugane të Poezisë, ka ndodhur një incident ku shefi i kabinetit të kryetarit të Komunës së Strugës ish deputeti Bekim Qoku, iu drejtua laureates, Margaret Atwood me pyetje që kanë të bëjnë me mosperfilljen e gjuhës shqipe nga drejtoria e festivalit MSP.
Tahir Veliu-Serbia dhe Greqia duhet të paditen për gjenocidin ndaj shqiptarëve
Kjo letër, është dokumenti përmes së cilit, më 13 gusht 2016, Greqia fashiste më shpalli person i padhëshirueshëm (non grata). Ashtu sikurse Greqia, njejtë veproj edhe Serbia, e cila më 7 gusht
Shqiptarja Eordea Cabrati me veshje kombëtare, i dhuron buqetën me lule, MBRETËRESHËS MARGRETHE II.
Me kalimin e viteve mërgimtarët shqiptarë secilën herë e më shumë po integrohen në shtetet e BE-së.
Deri sa në të kaluarën, ata ishin vetëm krah pune, kryesisht në ndërtimtari e bujqësi, sot bashkëatdhetarët tanë në mërgim, me sukseset e tyre, duke studjuar në Universitetet e qendrave Europiane, kanë arritur të depërtojnë në pozita të larta pune, si në politikë, administratë, kulturë, mjekësi, ekonomi e lëmi tjera.
Njëri prej tyre është edhe Muj Berisha, i ardhur në DK nga qyteti i Pejës, i cili është Kryetar i Këshillit për integrim në Komunën e Lollandit në Danimarkë.
Qytetarët e kësaj Komune sot patën nderin e madh që si musafire t’a kenë Lartëmadhërinë e saj, Mbretëreshën e Danimarkës, MARGRETHE II.
Për bukuroshen, Eordea Cabrati nga Prizreni, ishte dita më e gëzuar e saj këtu në Danimarkë. Ajo e veshur me veshjen kombëtare, e shoqëruar nga Astrit Grepi, Doresa Demaj dhe fëmijë e qytetar tjerë të Komunës së Lollandit, ishte e para që duke i dhuruar buqetën me lule, i dëshiroj mirëseardhje Mbretëreshës MARGRETHE II.
Si një MIKESHË e MADHE e Shqipëtarëve, Mbretëresha MARGRETHE II, e përshëndeti Eordea Cabratin, duke ju drejtuar asaj me fjalët e ëmbëla: OOO.. JU JENI SHQIPTARE!!!
Të gjithë të pranishmit u habitën nga fjalët e Mbretëreshës, ku AJO e njohu veshjen kombëtare shqiptare!
Pranë Eordeas ishte edhe Z. Mujë Berisha i cili poashtu i dëshiroj mirëseardhje në Komunën e Lollandit, Lartëmadhërisë, MBRTËRESHES SË DANIMARKËS, Znj. MARGRETHE II.
Festohen ditët e kulturës shqiptare në Kopenhagen
Në datat 1 dhe 2 maj 2016, në hollin qendror të Bashkisë së Frederiksbergut, në Danimarkë, u zhvilluan disa aktivitete promovuese kulturore në kuadër të Ditëve të Kulturës Shqiptare.
Këto aktivitetet u organizuan nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Danimarkë në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës së Kosovës dhe Radiotelevizionin Zëri i Kosovës në Danimarkë (RTVZiK), me mbështetjen e Bashkisë së Frederiksbergut.
Lajm senzacional:Kosova është anëtarja më e re e UEFA’s.
UEFA edhe zyrtarisht ka pranuar Kosovën si anëtaren e saj të 55’të dhe atë me efekt të menjëhershëm
Kosova ka marrë 28 vota, 24 ishin kundër dhe vetëm dy vota të pavlefshme.
Edhe Perëndia vuan nga idiotizmi i shqiptarëve
Unë (dhe familjarët e mi) nuk kam asnjë Konflikt Interesi në trojet arbërore. Aktiviteti im motivohet vetëm prej dashurisë ndaj atdheut të gjyshërve të mi. Ashtu që, detyra ime atdhetare (vullnetare) nuk është t`u jap shqiptarëve atë që është objektivisht më e mira, por atë që është imja me sa më pastërti, sinqeritet e atdhedashuri që të mundem. Sa më shumë individë të jenë të aftë të vërejnë me qetësi dhe sy kritik Skenën Absurde Shqiptare, aq më i vogël do të jetë rreziku i çmendurive të mëdha kolektive e shqipfolësve, dhe në radhë të parë, i luftës vëllavrasëse.
DITËT E KULTURËS SHQIPTARE NË DANIMARKË Prill/Maj 2016
Libertas: VMRO dhe BDI ndryshojnë ligjin nga frika e Fatime Fetait
Pas paralajmërimeve të Prokurorisë speciale për hetime të përforcuara dhe rasteve të reja që ka hapur, VMRO-DPMNE dëshiron që me procedurë të shpejtë të ndryshojë Ligjin për procedurë penale me të cilin të akuzuarve u jepet afat më të madh për mbrojtje si dhe mundësi për marrëveshje me prokurorët.








