Abdilhalim Kasami, drejtori i financave të BDI-së që ndërroi jetë dy vite më parë përmendet në dëshminë e publikuar nga Komisioni për Siguri dhe Bursa të SHBA-ve lidhur me hetimet e skandalit korruptiv prej 7,5 milion euro nga Magjar Telekom dhe përfshirjen e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë të Qeverisë së Maqedonisë dhe liderëve politik të periudhës së viteve 2005 – 2006.

Read More

“Në aferën Telekom, si pasoj e mospajtimit për ndarjen e parave ka pasur edhe vrasje të një funksionari të lartë të BDI-së në vitin 2012. Kurse, kjo vrasje është shfaqur si “vetëvrasje”, – shkruan gazetari Zoran Bozhinovski, duke theksuar se për këtë çështje do të del me detaje më të hollësishme nesër, shkruan Tetova Sot.

Read More

BDI ka komentuar për Televizionin Telma dëshminë e ish-shefit të shërbimit sekret Slobodan Bogoevski se krerët më të lartë të kësaj partie Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferri kanë pranuar 5 milionë euro mito nga kompania e telefonisë celulare “Magjar Telekom”.

Sipas BDI-së, dëshmia është e ndërtuar në ngjarje dhe rrethana jo-ekzistente.

Read More

Në pjesën e dëshmisë së ish shefit të policisë sekrete të Maqedonisë dhe ish këshilltarit të Qeverisë Sllobodan Bogoevski, dhënë avokatit të Komisionit amerikan për letër me vlerë (SEC), lidhur me rastin “Magjar Telekom” dhe kompanisë së sajë motër – “Telekomi i Maqedonisë”, Bogoevski në mënyrë të hollësishme i përshkruan të gjitha operacionet dhe aktivitetet në të cilat ka marrë pjesë edhe ndërmjetësuesi i tyre, i angazhuar nga biznesmeni kontravers grek Dimitris Kondominas.

Read More

Me një njësi zgjedhore do të shkatërrohet regjimi autoritar i Gruevskit dhe do t’i jepet fund sundimit të vetëm 2 partive politike në Maqedoni. Kështu theksoi sot kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, duke shtuar se ky model zgjedhor do të siguronte barazinë e votës si mes njësive zgjedhore, ashtu edhe votën brenda vendit me votën e diasporës. Lidhur me kundërshtimet e VMRO DPMNE-së dhe BDI-së ndaj modelit me një njësi zgjedhore, Zaev theksoi se liderët e sinqertë nuk duhet pasur frikë nga partitë më të vogla.

Read More

Andrea Stefani-E sulmonin ditë më parë kolegun Mustafa Nano. Demek qenka i keq sepse urren Berishën! E kanë bërë, e bëjnë dhe do ta bëjnë edhe me mua, Mero Bazen e të tjerë kolegë, të gjithë zelotët që rrëmbejnë “penën” për të mbrojtur “udhëheqësin e dashur të partisë dhe të popullit”. Ata, mjerisht, nuk kanë shpëtim. Sepse është edhe karakteriale kjo punë.

Read More

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është shndërruar sërish në një arenë përplasjesh mes ministrit të Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiç.
Anëtarësimi i Kosovës në UNESCO është një temë me të cilën Serbia nuk pajtohet, por ministri i Jashtëm Thaçi kujtoi se disa shtete në botë janë bërë anëtare të UNESCO-s pa qenë anëtare të OKB-së.

Read More

Duket se vetëm një ditë pasi u arrestua, valltarja Kallashi edhe është liruar.

Burime të Telegrafit konfirmojnë se Kallashi është liruar nga arresti dhe tash ajo është e lirë teksa të tjerët besohet se po mbahen ende. Në ora 07:15 ajo është parë duke dalë nga stacioni.

Read More

Aktivistët qytetarë dënojnë ashpër dhunën e tepruar të policisë së Maqedonisë ndaj emigrantëve në afërsi të Gjevgjelisë. Zdravko Savevski nga shoqata ‘Solidariteti’, thekson se brutaliteti i tepruar i policisë maqedonase është kundër normave të së drejtës ndërkombëtare, që obligon shtetet të pranojnë dhe ndihmojnë emigrantët e ikur nga vendet në luftë.

Read More

Nëse dikush ia ka shkatërruar imazhin UÇK-së, ti je Ai o Ilir Deda, bashkë me disa shokë t’u nga shoqëria civile, në krye me Grupin Koha, që është grup i urrejtjes patologjike ndaj UÇK-së.
Ju jeni ata që menjëherë pas luftës, e quajtët popullin shqiptar fashist.
Natë e ditë kurrë pa pushu’ jeni angazhu’ kundër UÇK-së.

Read More