Emin Azemi-Protestat e tanishme nuk mjaftojnë për të rikthyer baraspeshat e humbura politike midis shqiptarëve dhe maqedonasve, por kjo mund të jetë pikënisja e duhur që do të diferenconte vrapin për pushtet-komoditet aparatçikësh nga përpjekja për të ndërtuar politika të dinjitetshme përfaqësimi.
Arkivi RTVZIK 2014
Përfundoi pa incidente protesta masive në Shkup
(E plotësuar)- Organizatori i protestës ka thirrur protestuesit që të tërhiqen, një pjesë e madhe e protestuesve janë tërhequr por vërehet ende një pjesë me një numër të vogël që gjenden përballë kordonit policor në Bit Pazar.
U mbush kupa
SHPËTIM POLLOZHANI-Edhe ena më e madha derdhet nga pika e fundit. Procesi më antishqiptar i “Monstrës” është pika e fundit e enës së mbushur, dhe i cili është një ndër shumë proceset kundër shqiptarëve. Protestuesit nuk duhet ta kufizojnë marshimin e tyre vetëm kundër këtij procesi, i cili e demaskoi qëllimin e pushtetit maqedonas që nga fillimi,
MPJ maqedonase: Deklaratat nga Shqipëria, ndërhyrje në punët e brendshme
Pas takimeve disa orëshe, Ministria maqedonase e punëve të jashtme u ka dorëzuar notë proteste ambasadorëve të Shqipërisë dhe Kosovës në Shkup, ku gjykon deklaratat e zyrtarëve shqiptarë lidhur me zhvillimet në Maqedoni, si dhe ndezjen e flamurit maqedonas në Kosovë. Në komunikatën zyrtare të ministrisë s jashtme Maqedonase,
Kim Mehmeti: Ja cilat janë kërkesat e protestuesve shqiptarë
Intelektuali i njohur shqiptar Kim Mehmeti, ka postuar në “facebook” vlerësimin e tij lidhur me kërkesat e rinisë shqiptare që po proteston në Maqedoni. Demokracinë konsensuale, ai e ka përmendur si kërkesë të parë të protestuesve.
Maqedonia ndodhet në një udhëkryq
Braçe: VMRO DPMNE, parti kokëboshësh
Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe, i është përgjigjur në stilin e tij VMRO DPMNE-së së Nikolla Gruevskit. Ai në një postim në profilin e tij në facebook, ka thënë se kjo parti është e mbushur me kokëboshë.
Maqedonia, më keq se Lindja e Mesme. Eksperti amerikan: Hendeku etnik po thellohet
Eksperti i çështjeve të Ballkanit Edward Joseph thotë se tensionimet e fundit të marrëdhënieve ndëretnike në Maqedoni janë mjaft serioze. Në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe ai tha se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do të ndihmonte për përmirësimin e këtyre marrëdhënieve. Zoti Joseph është ekspert i Qendrës së Marrëdhënieve Ndëratlantike në Uashington.
Protestë në Kumanovë: “Monstër” është gjyqësori në Maqedoni
Ka përfunduar qetë dhe pa incidente protesta e shqiptarëve në Kumanovë kundër dënimit në rastin “Monstra”. Rinia shqiptare e Kumanovës është solidarizuar me të dënuarit në këtë rast, duke vlerësuar se autorët e vërtetë të vrasjes së pesëfishtë i dinë vetëm “organet që inskenuan këtë ngjarje”.
Në Prizren u mbajt protestë mbështetjeje për bashkëkombësit në Maqedoni
Rreth 200 protestues,shumica dominante e tyre të rinj,kanë qenë pjesë e protestës së sotme paqësore në mbështetje të shqiptarëve të IRJM-së pas ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur në shtetin fqinj.Protestuesit marshuan nga hyrja e Kompleksit Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit deri në sheshin Shatërvan.

