Me kërkesën e prokurori i EULEX-it, Maurizio Salustro, Gjykata Themelore në Mitrovicë ka vendosur që t’u vazhdohet paraburgimi edhe për 1 muaj Sylejman Selimit, ish komandant i Shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, dhe 6 ish – bashkëluftëtarëve të tij. Lajmin për Koha.net e ka konfirmuar Tomë Gashi avokat i Sylejman Selimit.
Arkivi RTVZIK 2013
Rita Ora: Gjyshi,më bëri të famshme!
– “Më mungon gjysh…Të dua shumë…Ti më bëre të besoj se kjo është e mundshme. Ti besove te unë, para se unë vet[ të besoja në veten time. Të do Rita Pita! Rita (Sahatçiu Ora)” . Ky është dedikimi i vetëm që ka bërë Rita Ora në librin monografik kushtuar gjyshit të saj Besim Sahatçiu, por pak vet e dinë se ajo u ngjit aq lart duke plotësuar një amanet të gjyshit, ëndrrën e hershme të fëmijërisë së tij
Monica Bellucci ka pozuar për “Vanity Fair”
Monica Bellucci ka pozuar për “Vanity Fair”. Aktorja dhe modeluesja italiane shfaqet tepër seksi në setin e fotove të kësaj reviste, në të cilën ka folur dhe për ndarjen nga bashkëshorti, Vincent Cassel pas 18-vjetësh.“Kemi qenë bashkë për 18-vjet dhe për llojin e jetës që bëjmë ne aktorët ky është një rezultat i arrirë. Jemi dashur gjithmonë me sinqeritet për sa i përket ndjenjave dhe me të njëjtën gjë jemi
Abuzime me “aftësinë e kufizuar”
Një audit i kryer nga Ministria e Mirëqenies Sociale në strukturat e pushtetit lokal ka zbuluar fryrje abuzive të numrit të personave që përfitojnë nga skema e aftësisë së kufizuar.
Në një seancë dëgjimore në Komisionin e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë, ministri Erjon Veliaj tha se vetëm gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, numri i personave të përfshirë në listën e
Babai fanatik djeg të gjallë të bijën 15 vjecare!
Një 15-vjeçare në Jemen u dogj e gjallë nga babai i saj fanatik, pasi komunikoi me të fejuarin përpara martesës. Informacioni u raportua zyrtarisht nga policia e vendit më të varfër të Lindjes së Mesme.
Babai 35-vjeçar u arrestua pas vrasjes të së bijës, në fshatin e largët të Shaabës, në krahinën e Taizit.
Prishtinë, inaugurohet terminali i ri
Në hapësirën prej 44 mijë metrash katrorë ka zënë vend terminali i ri i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës. Konsorciumi turko-francez “Limak Aeroport De Lyon” investoi shumën prej 140 milionë eurosh, me të cilën aeroporti i Prishtinës bëhet modern e i ngjajshëm për nga infrastruktura me aeroportet e vendeve të zhvilluara.
Policia pengon protestën e gazetarëve
Protesta e gazetarëve kundër dënimit për gazetarin Tomisllav Kezharovski, e paralajmëruar të mbahet para muzeut të VMRO-së, u pengua nga policia. Kordoni policor i vendosur rreth 100 metra para ndërtesës së muzuet, pa ndonjë arsyetim dhe shpjegim ndalonte gazetarët që ti afrohen vendit të parashikuar për protestë. I pari para muzeut arriti ekipi i televizionit Alsat. Policia, pasi njëherë kërkoi
Seli Murati-ME TY
Me gjithë lutjet e mëngjesit
lusja dimrin për të ikur
kalendarin ngriu acari
asnjë muaj nuk kishte zbritur.
Numëruam muaj ,vite
Numëruam orë , minuta
mbaruan lutjet e çdo dite
mos ma bën me hile.
"Shqip": Diplomacia e re shqiptare
Politika e jashtme e qeverisë Rama, marrëdhëniet me fqinjët dhe rajonin, ato me Europën, emigrantët, diaspora, ambasadat, këshilltarët e huaj, çështja e detit, çështja çame, e të gjithë çështjet e vjetra që do të marrin zgjidhje të reja, të gjitha këto u vendosën në fokusin e vëmendjes së emisionit të përjavshëm “Shqip” të Rudina Xhungës, në një bisedë me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.
Hiqen "billborderat" përgjatë autostradës Tiranë-Durrës.
Gjatë mbrëmjes së djeshme janë prishur të gjithë “billborderat” përgjatë autostradës Tiranë-Durrës. Aksioni u ndërmor nga Policia e Shtetit dhe Inspektorati i Ndërtimit, pas urdhrit të dhënë nga Ministria e Brendshme. Aksioni nisi rreth orës 19:00, me qëllim shkatërrimin e të gjitha “billbordareve” të ngritura në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.Sipas një analize, rezultonte se të gjitha nuk e kishin