Një ish-spiune e Shërbimeve Sekrete Ruse (FSB, ish-KGB), Anna Chapman, është duke korrur tashmë sukses në pasarelat e modës.

30 vjeçarja, e zbuluar nga CIA pas tentativave të saj për t’u infiltruar në rangjet e larta të funksionarëve amerikanë,

së bashku me nëntë studentë bashkëkombës, u kthye në Rusi në 2010-ën me një operacion këmbimi me katër agjentë amerikanë

të kapur në vend.

 

 

Pas disa angazhimeve politike, tashmë Chapman duket se ka vendosur t’i dedikohet plotësisht botës së showbizit dhe pas disa pozave erotike

në disa revista për meshkuj, tashmë po i vendos hiret e saj në shërbim të modës.

Stilistët Hikmet Eraslan dhe Dosso Dossi vendosën ta bënin pjesë të paradës së tyre në Turqi, ku Chapman u shoqërua në pasarelë

nga dy meshkuj të veshur si agjentë sekretë.

E rejadeklaroi se të gjitha paratë që grumbulloinga pjesëmarrja në këtë eveniment,do t’i dhurojë për fëmijët e varfër të qytetit të Volgogradit.