Shumë faktorë ndikojnë në shëndetin tuaj, duke shkaktuar shfaqjen e shumë sëmundjeve, si për shembull të zemrës, kancerit apo mushkërive.

Sëmundje këto të cilat mund të parandalohen ose të kurohen nëse ju kushtohet vëmendja e duhur.

Prandaj ne po ju japim disa këshilla për një jetesë sa më të shëndetshme.

1. Mos pini duhan! Pirja e duhanit mund të shkaktojë sëmundje të zemrës dhe kancerit, sidomos nëse konsumoni kontraceptive oralë.

2. Kujdes me kolesterolin! Kolesteroli i lartë shkakton sëmundjet e zemrës, duke rritur kështu mundësinë e ndonjë ataku kardiak.

3. Kontrolloni peshën tuaj. Femrat të cilat nuk kontrollojnë konsumimin e ushqimit, rrezikohen nga rritja e kolesterolit.

Nëse jeni shumë e shëndoshë në bel rrezikoni të keni sëmundje si diabeti, atak zemre, etj.

Evitoni konsumimin e karbohidrateve, yndyrave dhe sheqernave.

4. Konsumoni më shumë perime. Një dietë e pasur me fruta dhe perime  ju ndihmon që të mbani kolesterolin e ulët.

Perimet që duhet të konsumoni janë perimet jeshile, kungulli i verdhë, karrota, brokoli, domate dhe hudhra.

Kujdesuni që këto perime të jenë të freskëta.

5. Mos konsumoni ushqime të yndyrshme! Zbulimet e fundit kanë treguar që njerëzit zakonisht vdesin nga mbipesha,

aksidentet, për shkak të zorrës së trashë ose kancerit të gjirit. Produktet që të shëndoshin janë: djathi, margarina,

vaji, mishi dhe produktet e qumështit.

6. Relaxohuni! Është shumë e rëndësishme që të relaksoheni. Ju mund t’ia arrini kësaj duke bërë meditime,

frymëmarrje të gjata ose të lexoni libra.

7. Sport! Përpiquni që të bëni sa më shumë aktivitete sportive ose të ecni sa më shumë. Evitoni përdorimin e makinave dhe të ashensorëve.

8. Bëni testin e kancerit rregullisht. Kjo gjë do t’ju ndihmojë që të dalloni sëmundjen në fazat e para.

9. Kontrolloni presionin e gjakut! Sa më lart të jetë presioni i gjakut aq më shumë jeni të ekspozuar ndaj sëmundjeve kardio-vaskulare.

10. Kontrolloni gjoksin tuaj çdo ditë, filloni të bëni mamo-grafinë rregullisht.