imageTIRANË- Kuvendi konsumoi edhe kete raund te dytë për zgjedhjen e Presidentit pa votim, në mungesë të një kandidati konsensual.

 

Kuvendi nisi rreth orës 10:48 të së hënës seancën e parashikuar për raundin e dytë të votimit për presidentin e ri të Republikës, ndërsa në parlament, sikurse dhe në raundin e parë, nuk pati asnjë kandidat zyrtar për këtë post. Në nisje të seancës kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli informoi deputetët me raportin e komisionit të Ligjeve, ku konstatohet se deri në afatin e përcaktuar (ora 09:00) të ditës së sotme asnjë kandidaturë për president të Republikës nuk u depozitua në Kuvend. Topalli lajmëroi thirrjen e konferencës së kryetarëve për caktimin e datës për raundin e 3-të.

 

 

 

Të enjten (31 maj) Kuvendi konsumoi raundin e parë pa votim, pasi në konkurrimin për garën presidenciale nuk u paraqit asnjë kandidat zyrtar. Më herët maxhoranca propozoi kandidaturën e gjyqtarit Xhezair Zaganjori për postin e Kreut të shtetit, por pa e depozituar zyrtarisht në komisionin e Ligjeve, ndërkohë që opozita u shpreh kundër saj, duke e konsideruar kandidaturë të njëanshme nga ana e shumicës.

 

Seanca sot, e deshtuar qe ne nisje u ndoq nga lozhat e Kuvendit per aq pak kohe sa zgjati dhe nga ambasadoret e huaj te akredituar ne vendin tone.

 

 

 

Pas seances rreth 1 minuteshe u bene nje sere prononcimesh nga perfaqesues te politikes dhe ata nderkombetare.

 

 

 

Pavaresisht se raundi i II deshtopi, ende nuk dihet data për Raundin e III të votimit të Presidentit.

 

Konferenca e Kryetarëve vendosi sot që të enjten në seancën parlamentare të radhës të caktohet dhe data kur do të zhvillohet raundi i III i votimit të presidentit në Kuvend.

 

 

 

ARVIZU TAKON BERISHEN

 

Ora 12:50-Pasi mbylli takimin tek selia rozë me Ramën me një prononcim për mediat në orën 12:00 ambasadori u gjend në zyrën e kryeministrit Berisha. Takimi në kryeministri zgjati për rreth 45 minuta.

 

 

 

META NE KONFERENCE SHTYPI: OPOZITA TË BËJË PROPOZIME, JO SHKËMBIM IDESH

 

Ora 12.10-Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Ilir Meta teksa përshëndeti sot takimin e mbrëmshëm Rama-Berisha, i bëri thirrje opozitës të paraqesë propozime konkrete për zgjedhjen e Presidentit.

 

 

 

“Përshëndes takimin Rama-Berisha. Shpresoj që zgjidhja të vijë në raundin e tretë. Lidhur me qëndrimin e mazhoranëcs dua ët theksoj faktin se mazhoranca ka dalë nga konjuktura politike. Kurse opozota të kontribuojë në proces jo vetëm me ide dhe kritika, por dhe me propozime”, theksoi Meta në një konferencë shtypi sot nga selia i LSI.

 

Më tej kreu i LSI vlerësoi figurën e Xhezair Zaganjorit.

 

Mazhoranca përzgjodhi pas diskutimit të emrave të tjerë gjithashtu një figurë tepër bindëse, atë të Zaganjorit, me bindjen se përfaqëson standarte të larta për postin e presidentit dhe me bindjen që është një figurë që nuk ka asnjë bindje të arsyeshme për ta kundërshtuar”.

 

Sipas kreut të LSI, procesi për zgjedhjen e Presidentit, ëshë një proces jo aq perfekt.

 

“Procesi nuk ka qenë perfekt deri tani, por kjo nuk do të thotë të mbetesh në paragjykime që do të ktheheshin në tegel për procesin. Opozita të jetë interaktive dhe të bëjë propozimet e saj sepse mazhoranca nuk është refraktare”.

 

 

 

META: KA SHANSE PER RAUNDIN E 3-TE, PAS TAKIMIT BERISHA-RAMA

 

Ora 11:40 Kreu i LSI-së Ilir Meta, në një prononcim për News24, pas dështimit të raundit të II-të të votimit, deklaroi se ka shanse për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit të raundin e 3-të të votimit pas takimit mes kryeministrit Berisha dhe kreut të PS-së Edi Rama.

 

 

 

“Mendoj se janë të gjitha mundësitë për kompromis në raundin e tretë. Ky ishte gjtihë qëllimi i kontakteve dhe takimeve dha ai i mbrëmshëm mes Berishës dhe Ramës. Unë besoj se janë mundësitë për të zgjidhur cështjen e presidentin në raundin e 3-të. Takimin e kam kërkuar prej kohësh, po të ishin takuar më parë do ishte zgjidhur presidneti, por edhe raundi i tretë nuk është keq.”,- deklaroi Meta, ashtë ambienteve të Kuvendit.

 

 

 

ARVIZU SËRISH TAKIM ME RAMËN

 

Ora 11:00-Ambasadori amerikan Alexandër Arvizu zhvilloi edhe sot takimin e radhës me kryetarin e PS, Edi Rama.

 

Takimi sot, ndryshe nga një ditë më parë që u zhvillua në një nga lokalet e Tiranës është realizuar në selinë e PS. Takimi dje u krye pak orë para tryezës Rama-Berisha.

 

 

 

Takimi vjen pas dështimit të raundit të II të Presidentit.

 

 

 

PS, KLOSI: RAUNDI II JO I HUMBUR SI I PARI, TANI NISËN NEGOCIATAT

 

Ora 10:50-Deputeti i Partisë Socialiste Blendi Klosi u shpreh për TvNeës24 se pavarësisht që ky raund i II për votimin e Presidentit u dogj, ekziston vullneti mes palëve për një president konsensual. Sipas Klosit ky raund i II nuk ishte i trishtë dhe i humbur si raundi i I.

 

“Një shans i humbur, kjo jo aq i trishtë sa hera e parë pasi në prag të kësaj seance të humbur patëm takimin e kryetarëve të partive më të mëdha, pati një procesverbal që do cojë në zgjedhjen e presidentit sipas një procesi të rregullt. Do dalë një president që dëshmon se kjo nuk është një betejeë mes dy partive, por në kuadër të integrimit europian të vendit”.

 

 

 

Klosi theksoi se PS nuk po ofron emra, por kërkon nga qeveria që të negociohet për të patur një proces të rregullt. “PS ofron votën, jo emrin për president. Ky moment të jetë momentn reflektimi dhe seanca sot është sërish një shans i humbur dhe do vazhojmë kontaktin në nivel kryetraësh. Pak rëndësi ka niveli i përfaqësimit, shpresojmë që këtë javë të jetë java presidenciale”.

 

I pyetur rreth kandidimit të Fatos Nanos, Klosi nuk dha asnjë përgjigje vec theksoi “gatishmërinë e PS në procesin për zgjedhjen e Presidentit”.

 

 

 

KUVEND, DESHTON RAUNDI I DYTE PER PRESIDENTIN

 

Ora 10: 44- Kuvendi nisi rreth orës 10:48 të së hënës seancën e parashikuar për raundin e dytë të votimit për presidentin e ri të Republikës, ndërsa në parlament, sikurse dhe në raundin e parë, nuk ka një kandidat zyrtar për këtë post. Në nisje të seancës kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli informoi deputetët me raportin e komisionit të Ligjeve, ku konstatohet se deri në afatin e përcaktuar (ora 09:00) të ditës së sotme asnjë kandidaturë për president të Republikës nuk u depozitua në Kuvend.

 

 

 

“Komisioni i ligjeve i mbledhur para një ore i ka shpërndrë raportin Kuvendit. Në raundin e dytë nuk ka asnjë kandidat, bazuar në Kushtetutë votimi quhet i kryer. Duke e cilësuar të kryer, kam detyrë të thërras konferencën e kryetarëve për të vendosur raundin e trertë të votimit”,- deklaroi Topalli.