BSHM : Përshëndesim Aleancën e re shqiptare
Bashkësia e Shqiptarëve të Maqedonisë në Zvicër ka përshëndetur nismën e re të unifikimin e partive shqiptare RDK, DR dhe BDSH rreth një platforme të përbashkët.
“Lajmi për unifikimin e partive politike shqiptare RDK, DR dhe BDSH rreth një platforme të përbashkët bëri që të gëzohemi pak, pas asaj që i ndodhi popullit tonë gjatë muajve shkurt, mars, prill, maj 2012! Ky unifikim për të cilin tani më flasim me dekada të tëra, edhe pse dikujt i duket si mini-bashkim, në fakt është një bashkim i mirëfilltë kombëtar, duke marrë parasysh angazhimin jetësor të personaliteteve siç janë Prof. Dr. Rufi Osmani, Dr. Kastriot Haxhirexha dhe Mr. Bardhyl Mahmuti. Ne si bashkësi e shqiptarëve të Maqedonisë në Zvicër fuqishëm qëndrojmë pas këtij unifikimi , duke u rreshtuar rreth kësaj nisme të nxitur nga bashkëatdhetarët tanë në SHBA të udhëhequr nga ish-kongresisti Joe DioGuardi”, thekson BSHM.
Kjo shoqatë që tubon shqiptarët në Zvicërr uron që të mbyllet një kapitull kaq i gjatë për shqiptarët e Maqedonisë me atë që kësaj nisme t’u bashkëngjiten të gjithë pa përjashtim, duke shpresuar se më në fund edhe intelektualët e mirëfilltë të japin kontributin e tyre moral duke inkurajuar popullin se ky bashkim ka qëllime të qarta, të pa luhatshme, ka qëllim që të ngrit vetëdijen popullore, etj.
“Do të shfrytëzojmë rastin të përshëndesim vëllezërit tanë në SHBA të cilët dhanë kontribut të konsiderueshëm në ngritjen e vetëdijes kombëtare duke punuar ditë e natë me miqtë tanë Amerikan për një të ardhme më të lumtur për gjeneratat që vinë. Njëkohësisht falënderojmë shqiptarin e pa lodhur Joe Gioguardi i cili bëri të mundshme që ky unifikim i faktorit realisht shqiptarë në Maqedoni të kurorëzohet me sukses dhe të marrë në dorë fatin e popullit i cili tani për tani ka ngelur jetim », thekson BSHM.
Sipas BSHM, Aleanca e re e ka përkrahjen e diasporës në Evropë dhe SHBA, përbëhet nga njerëz të ditur dhe kombëtar