Shkruan Musa Lamallari

Pse kaurët Ahmeti dhe Kelmendi nuk mbushen mend?

Në verën e vitit 1914 në Sarajevë u vra trashigimtari i fronit Austro Hunagrez, princi Ferdinand. Ezekutorët e këtij atentati kanë qenë serbët e rinjë të Bosnjës me urdhërat e shërbimit sekret të Serbisë. Por, ideja, planifikimi dhe urdheresa ka qenë pjesë e politikës ekspansioniste të Rusisë Cariste, që i ëndrronte detrat e ngroht të Evropës jugëlindore. Në këto plane ka pasur edhe qarqe tjera, që kanë qenë të involvuara, që kanë ndihmuar nga prapaskena, por kurrsesi nuk kanë guxuar të lënë gjurmë të cilat do të hidhëronin aleatët e tyre të fuqishëm Perëndimore. Një involvim i tillë i Serbisë në atentatin e Sarajevës, pa dyshim atëherë patë detyruar mbretërinë austro-hungareze që t’i shpallte luftë Serbisë dhe Rusisë. Ndodhi lufta e parë botërore, luftrat ballkanike dhe më vonë edhe lufta e dytë botërore dhe apetitet pansllave disi u kënaqen, por kurrë nuk u ngopën pasi e vazhduan terrorin, vrasjet, dëbimet me aparatet e shteteve komuniste mbi pupujt që nuk kishin asgjë të përbashkët me idelogjinë pansllave: komunizmin. Ata që pësuan më së shumti, por kurrë nuk u gjunjuzuan ishin shqiptarët, por edhe popujt tjerë, etnikumet tjera të Ballkanit.

Tani jemi në vitin 2012. Një vit që pritet të sjell shumë ngjarje të rëndësishme. Kemi lojrat olimpike në Londër. Kampionatin evropian në futboll. Kemi përfundimin e kalendarit të Majës në dhjetor. Kemi rrrugët e qyteteve të Sirisë të lara me gjakun e njerëzve që kërkojnë largimin e despotit Bashar al Assad. Kemi reinkarnimin e Putinit në Kremlin. Kemi kërcnimet e Natanjahut kundër programit nuklear të Iranit. Kemi paraljmërimin e Pejgamberit, shpëtimi dhe paqa qoftë mbi të, nga lumi Eufrat një mal me thesar ari…

Nuk do të ndalem te shpjegimi i thënies së Profetit. Nuk kemi kohë. Jemi te jubilet dhe manifestimet e ndryshme nëpër botë, jemi te 100 vjetori i shqiptarëve, jemi në pritje edhe të luftrave të reja..!

Nuk dihet, gjithçka është e mundshme! Ashtu janë ka flasin, ashtu janë ka deshifrohen simbolizmat dhe paralajmerimet e profetit të fundit.

Askush nuk mendon se edhe tjerët përreth nesh, gjithashtu, kanë 100 vjetoret e tyre, kanë ide, projekte, plane dhe, si target, i kanë shqiptarët, përkatësisht arnautët musliman të Vaso Çubrilloviqit? A keni menduar se diversiteti i brendshëm shqiptar i pengonë dikujt, i ngjallë neveri, i shkakton shqetësim, nuk është mësuar të shoh shqiptarët të ecin para, të prosperojnë, të kenë miqë në Perëndim dhe Lindje, të kenë një ekonomi në rritje, një shtet modern, një shtet ku institucionet i kryejnë punët me profesionalizëm?

Për ne shqiptarët më keq s’mund të bëhet në këtë 100 vjetor, por më mirë mund të bëhet nëse jemi syçelë dhe veprojmë në kohë, duke i venduar situatat nën kontrol tonin, duke qenë të përgatitur për të papriturat që mund të na vijnë, qoftë nga natyra, qoftë nga prapaskenat, qoftë nga lufa, që mund të na imponojnë të tjerët.

Çka ju kujton 2014, çfarë përvjetori, cilin 100 vjetor ua kujton 2014? A duhet un nga Londra t’ua vizatoj vijë për vijë 2014 shqiptarëve në përgjithësi?

Ta zëmë se unë jam i krisur, jam jasht kohës dhe hapësirës suaj, ndërkaq 2014 s’ka lidhje me 1914. Jemi në Europë dhe “kush luan me kufijtë e Ballkanit luan me Bashkimin Europian”. Kështu ishte porosia e tyre ditëve të fundit. Por, çka nëse dikush tjetër ka vendosur të futet në këtë lojë dhe zgjedh si instrument aleatët e moçëm të 1914-së për një përfundim tjetër vizatimor të hartave në Ballkan. Deshtëm apo nuk deshtëm ne do të jemi të përfshirë aty, por si?

A kemi plane me germa A, B, C?

Kjo është një pyetje që duhet të na preokupojë të gjithë neve si shqiptar, me përjashtim të atyre, që lëngojne nga shkollat ruso-serbe dhe, si veremlinjë te kuq, kërkojnë aleancë dhe mbështetje te nacionalizmi kishtar serb kundër arnautëve musliman, duke u fshehur me petk të shqiptarizmës. Për këta veremlinjë kam paraljmëruar dy dekada më parë që sot i ke në krye të politkës shqiptare në Maqedoni.

Unë nuk besoj se paraqitjet e tyre islamofobe te shqiptarët mund të jenë vetëm të rastit. Nuk besoj në rastësi. As nuk mendoj se kjo ka të bëjë me liritë e individëve në qasje për të ardhmen e shqiptarëve, pasi nga këta dëgjojmë vetëm fyerje, abuzim mbi lirine e të tjerëve, që shfaqet përmes mllefit të tyre racist për realitetin dhe zgjimin islam në trojet shqiptare. Ata janë në detyrat e mercenarëve për të realizuar strategjinë e magogëve serb të Ballkanit, që kanë gjetur një mënyrë tjetër për ta ruajtur prezencën e tyre ndër shqiptar: për të inkurajuar një përçarje mbi baza ideologjike, por edhe fetare. Loja e tyre është e dekonspiruar, kurse shqiptarizma e mercenarëve të tyre ndër ne nuk është asgjë tjetër vetëm se instrument për të provuar edhe një herë djallëzitë e tyre sikur gjatë shekullit të kaluar.

Asnjë shqiptar nuk beson se arabët-turqit kanë pretendime territoriale të dalin në detrat shqiptare. Nuk ka logjikë kjo propagandë e tyre politike, por akoma bëhet më neveritëse kur islamofobizmin e tyre e lidhin me sundimin 500 vjeçar të perandorisë osmane në këto troje. Kjo është anakronike dhe jashtë logjikës së përceptimit të njeriut të shëndoshë, që vepron mbi parimet dhe raportet e reja globale mes shteteve. Vetëm shkijeve shqipfolës dhe magogëve serb të Balkanit ju pengojnë xhamitë, minaret dhe islami politik (për këtë term më gjersisht në një shkrim tjetër) që ka filluar të shfaqet jashtë xhamive. Në vitet e ardhsme kjo shfaqje do të bëhet edhe me e madhe. Nuk keni se çka të frikësoheni, pasi shumica e shqiptarëve që ju votojnë sot nuk frikësohen me paraqitjen e islamit politik, ndërkaq edhe më pak keni të drejtë ta paraqitni këtë zgjim si gogol në sytë e Europës. Nga fakti se Europa nuk ju beson dhe nuk ju sheh ndryshe përveç se mercenarë të magogëve ruso-serb, kurse SHBA-ja mund edhe të ju ndëshkojë shumë keq.

Nuk është e udhës unë të tregoj prej Londre se pretendime territoriale mbi tokat shqiptare kanë vetëm grekët dhe serbët, shkijet, idetë e tyre kishtare për një panslavizëm mbi kurrizin e arnautëve musliman që po imponohet me enverist të tipit të Ibrahim Kelmendit dhe Ali Ahmetit në Shkup. Nëse pyetni çdo të ri, në Kosovë dhe Maqedoni: Kush kanë pretendime territoriale mbi tokat shqiptare, përgjigjen do ta merrni me një rezultat njëqind për qind se grekët dhe serbët, shkijet janë ata që kanë pretendime territoriale mbi tokat e stërgjyshërve të tyre të trashëguara brez pas brezi.

Çdo shqiptar musliman e ka të qartë nga shkolla e Pejagmberit a. s. se kalifati do të restaurohet në përfundim të historisë me ardhjen e Mesihut, birit të Merjemes në dualitet me imam Mehdiun, duke ja bërë me gisht “Ky është Mesihu (Jezu Krishti), biri i Merjemes, në xhamin e Shamit, në Damask” Kjo është akoma larg, por jo edhe shumë, por nuk mund të ndodh para se Dexhalli të kompleton misionin e tij dhe të shfaqet në dimensionin tonë të kohës dhe hapësirës.

Askush nga shqiptarët musliman nuk kërkon islamin e sterotipeve mediatike, një islam puritan fjalë për fjalë. Krejt çka kërkojn është sistemi politik, institucionet e shtetit të jenë në funksion të qytetarëve, të lirive dhe të drejtave të tyre dhe jo anasjelltas.

Nuk kemi faj aspak pse kauri enverist Ali Ahmeti dhe ideologu i tij Ibrahim Kelmendi janë të painformuar, nuk i kuptojnë këto paralajmërime, as nuk marrrin parasysh raportet e reja globale, as nuk e kanë iden se çka është terrorizëm global, kurse edhe më pak kanë të drejtë të na hudhin pluhur syve për Maqedoni antike. Kujt i ha palla në tregun global për konvertimet e njerëzve, elitave politike, midiokëreve shkencor kur aplikacionet e androidit janë shtylla e të nesërmes për ekonomi dhe treg të lirë. Në tregjet globale mbijetojnë të mëdhenjët, fuqia punëtore, lidhjet e njerëzve, ndaj Ibrahim Kelmedi ka kuptuar mbrapsht refuzimin e Greqisë në raport me emrin. Si duket, ai po na tregon haptazi platformën panslaviste të Ali Ahmetit, kurse harron se shqiptarët e Ohrit, ata në Turqi, çamët në Shqipëri ende mbajn tapit e tokave rreth e përreth Selanikut dhe Prevezës.

Ibrahim Kelmendi, që hedh vnerë mbi muslimanët dhe Ali Ahmeti, që, për konsum të brendshëm, kapet për stereotipe mediatike “islam tradicional dhe fustanella”, së fundi janë futur në vetëvrasjen e fundit politike, për të legjitimuar strategjinë panslaviste të frikës, dhunës, terrorit mbi shqiptarët musliman të Maqedonisë, në njerën anë dhe, në tjetrën, për të arsyetuar aleancat e tyre të fshehta me slavët e Gruevskit për vijën Beograd – Athinë. Kjo aleancë viteve të fundit vet ka krijuar kushte mediatike për disa pseudohoxhallar pa ferman institucional të dalin në sipërfaqe me shpjegim puritan që i bëjnë islamit fjalë për fjalë, të ndërtojnë alibi nesër për ofensivë kundër “burokracisë se Zotit”, qysh e quan Ali Ahmeti në wikileaks punën e BFI në Maqedoni, që kërkon kthimin e tokave të uzurpuara, kështu edhe operacioni policor monstër është vetëm paralajmërim për ofensivat tjera nesër që do të ndodhin dalëngadalë me fut nën kontrol këtë institucion shekullor islam në Maqedoni, por edhe për t’i eliminuar kundërshtarët politik dhe luftën e tyre kundër sistemit unitar të Shkupit.

E njejta situatë ka qenë me Arben Xhaferin dhe Menduh Thaçin. Ata çdoherë me dhunë dhe manipulime janë imponuar në skenën politike të shqiptarëve në Maqedoni. E shkatrruan lëvizjen shqiptare, PPD, i vënduan thikë pas shpine, i shpallën gjithë tradhtarë dhe menduan se do të jenë të përjetshëm në Arabati baba Teqe. Në vitin 1998 hapin e parë që ndërmorën, pas pompoziteti politik “liruam Rufi Osmanin”, ka qenë hapi mediatik kundër BFI dhe nxitja e disa beslagunëve me petk fetar për protestë para selisë së saj. Rastësisht e pata takuar Menduh Thaçin te parkingu Mavrovka në Shkup, pa asnjë djallëzi i pata thënë “pse po mirresh me punët e hoxhallarëve, ata i rregullojnë punët vet. Kqyr bënë punë të hajrit, pasi ke pushtet, ngaqë Allahu ka qortu Davudin, e jo ty!” Hapi i dytë që ndërmori e shndrroi partinë e tij në Agjencion privatizimi duke kontrolluar bizneset e shqiptarëve të varfër dhe më pastaj duke kontrolluar edhe cigaret e Shuturkovit. Ju kujtohen fjalët e tij “Prej Grupçin dhe deri Dibër sundon Partia Demokratike Shqiptare” Me këtë slogan atëherë na thoshte: “sundon Menduh Thaçi vojvoda” Ka qenë i kënaqur me një principatë të vogël në Arabati baba Teqe aq sa ka qenë oreksi i tij për t’u pasuruar në kurriz të shqiptarëve të Tetovës.

Prandaj, ju them rrini pritni se “një ditë magari do të flutërojë”. Sa të krisur janë në kokë ata që mendojnë se unë se dij se “magarit” i thojnë gomar në gjuhën shqipe! Ndaj, ju them se nuk mund të më kuptoni, duhet të largoheni nga wotka ruse, të pendoheni, që t’i kuptoni simbolizmat që përdori unë në shkrim. Por, unë gjithnjë nuk jam i obliguar me ju treguar detajisht kaptinën e krismës për Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin!

Ne këtë seancë të pendimeve nuk ka vend vetëm per Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin. Pendimi i tyre nuk pranohet. Ka marr fund. Nuk është ka lind dielli për këta dy nga Lindja, ka ndryshuar drejtim dhe kemi një Pol Shift, ka filluar të lind nga Perëndimi. Edhe njëri dhe tjetri janë bashkëautorë dhe ndihmës të projektit Shkupi 2014 për një manifestimit jubilar 100 vjet nga vrasja e princ Ferdinandit në Sarajevë. Historianët na kanë mësuar se Austria ka qenë më meritorja të kemi shtetin shqiptar. Apo, mos jam gabim! E ky far kauri enverist Ibrahim Kelmedi del dy vjet përpara na flet për NATO dhe firmën nga Austria EVN.

P.S.
Mos më sulmoni, ju zagoria e Ali Ahmetit dhe Menduh Thaçit pa e lexuar edhe Vazhdimin! Ikni, vëllezër sa më shpejtë! Inatit askush nuk ja ka pa hajrin!