Astrit gashi-Federata suedeze e futbollit, ka marrë vendim që të gjitha pajisjet e stadiumit kombëtar Rasunda, (ulëset(37 mijë), ndriçimi, karriget VIP, zërimin, portat lëvizëse, lokalet për gazetarë, zhveshtoret, kioskat për bileta dhe shumë pjesë përcjellëse) të ja dhurojë FFK-së. Ky stadium është ndërtuar më 1937 dhe në te për herë të parë është paraqitur Pele në ndeshjen Suedia-Brazili. Ky stadium do të rrënohet dhe do të ndërtohet i riu. Por para rrënimit do të zhvillohet një ndeshje ndërmjet Suedisë dhe Brazilit më 15 gusht e ku do të jenë të pranishëm edhe krerët e FFK-së. Kjo nismë ka nisur qysh më 2006, por që realizimi do të bëhet këtë vit. FFK-ja vetëm do të merr përsipër vetëm bartjen e pajisjeve.