Edhe nje shqiptare magjistron ne Danimarke
Danimarka , krahas vendeve të tjera evropiane është nikoqir i nje numer të konsiderueshem të shqiptarëve nga trojet tona etnike .Konsiderohet se mese 15 mije shqiptarë jetojne e veprojne ne ketë vend skandinav dhe koheve të fundit verehet nje tendencë pozitive e shkollimit të të rinjve ne univerzitetet me renome jo vetem të ketij vendi por që gezojnë reputacion edhe ne botë.
Vetem ne dekaden e fundit jane me dhjetere të rinjë shqiptarë që kane perfunduar studimet ne Univerzitetet daneze. Me 14 maj 2012 vargut të ketyre të rinjve iu shtua edhe nje emer : Shqiponja Bytyqi ( 1985 ) e cila me sukses mbrojti temen e magjistratures ne teknologjinë e ndertimit ne univerzitetin teknik danez ( DTU ) ne Lyngby . Paneli i perbere nga profesoret : Per Goltemann , Oldrich Svec , Lars Nyholm Thrane dhe Thomas Cornelius Buch- Hansen ( shkenctar ) duke e pergzuar Shqiponjen per punen e saj e vlerësuan ate me noten 10.
Tema e diplomes ” projektimi dhe optimimi pllakave të betonit me armaturë të kombinuar ” dhe ekspozeu profesional i Shqiponjes kishte zgjuar interesim edhe te shume studentë tjerë që kishin formuar nje audotorium dinjitoz , me crast ne takuam disa studente shqiptarë që studionin ne ketë univerzitet si Taxhedin Selmani , Merita Sadiku , Mr. Hava Alija etj të cilet e vlersuan lartë paraqitjen kompetente të Shqiponjes me ketë rast.
Ne ketë eveniment mori pjesë edhe ekipi televiziv i rtvzik prandaj ne vazhdim po ju sjellim disa nga prononcimet e të pranishmve por fillimisht të dëgjojme protogonisten e kesaj ngjarje Shqiponja Bytyqin :