Kaurët “Musliman”

PROTESTAT VAZHDOJNE….
Shkruan Musa LamallariNë protestën 11 maj 2012 mesazhi i protestuesve në Shkup për kaurët slav dhe kaurët “musliman” ishte i qartë: Nuk jemi vrasës dhe nuk jemi radikal. Ndalë proceseve të montuara dhe sajesave të shërbimeve të Mihajllkovit dhe fallangave të tyre që s’kane as din e as vatan. Poshtë partitë e shitura, Ali tradhtari, etj. etj. Ne çdo protestë mund të ketë edhe incidente, është normale, kjo punë ndodh edhe në Londër… Nuk është e preferueshme, por mund të ndodhin, kurse te shqiptarët e Shkupit ka një mijë arsye mllefi i tyre, nuk është fetar, as kombtar, mbi të gjitha është njerëzor për të jetuar..
1.
Në fillim një shpjegim: kaur si fjalë e shqiptarizuar që përdoret sot ndër shqiptarët dhe e dëgjuar në protestat e Shkupit, është fjalë e librit të shenjtë Kur’anit, që në përkthim do të thotë: kur dikush mohon të vërtetën e Krijuesit se jemi krijesa të tij, nuk i falenderohet Atij për të gjitha që i ka dhënë dhe nuk është i drejtë dhe shkaktonë në tokë çregullime për interesa personale ose grupore në emër të miteve, tagutëve që historisë i kanë sjellur vetëm luftra dhe kanë riprodhuar idhuj të rrejshëm në kokat e njerëzve përmes dhunës dhe terrorit.
Pra, në infinit (masdar: arabisht) kjo fjalë ka tre shkronja K, F, R, që në shqip mund ta ketë poashtu kuptimin modern Kaurët Fyen Religjionin.
Në këtë shkrim do të përqendrohem te kaurët “musliman”. Ne shkrimin tjetër te kaurët slav.
Shqiptarët kurrë, hiq, kurrën e kurrës nuk kanë pasur problem as me katolik, as me ortodoks shqiptar që kanë kultivuar besimin e tyre, as me dervish, as me shehler, as me Teqe, as me krishterë tjerë në shtetet perëndimore tash e qindra vjet që jetojn shqiptarët, ku kanë edhe martesa të përziera, janë “ehli kitab” (popuj që kanë libra të zbritura nga Allahu). Shqiptarët kanë pasur problem dhe janë rrezikuar si komb gjatë historisë nga kishat nacionaliste serbe dhe greke dhe kjo vazhdon dhe do të jetë kështu deri kur të paraqitet Mesihu me caktimin e zotit ku edhe përfundon historia. I vetmi shqiptar që ka amnistue kishën serbe dhe e ka ndarë nga politika gjenocidiale e Millosheviqit është Arben Xhaferi në simpoziumin e organizuar në Tiranë në vitin 2002. Ky ka qenë gabim i madh i tij, ndoshta ka qenë nën eufori, ndoshta nuk ka kuptuar as rolin e vehabizmit në Arabin Saudite dhe aleancën e tyre të përjetshme me pax Britanica dhe pax Americana, ndoshta si njeriu më i preferuar dhe me i “mençuri” qe ka mundur të futet atje sa për të shitur gogla nëpër ndejat e kaurëve të Tiranës. Por, më e keqja ka qenë se ka marr rolin e studjuesve të islamit pa as një ditë në mejtep, pa as një vizitë në Lindjen e Mesme dhe këto gogla i ka shitur nga këndvështrimi i literaturës slave dhe folesë së trans nacionales së tij radikale. Dikujt mund t’ju duken shqiptarët e Maqedonisë aziatik, arab, e tash edhe talibanca, por në politikë ka interesa dhe shqiptarët e Maqedonisë dhe të Shkupit shkaku i këtyre interesave në mbrotje të qënies së tyre biologjike kanë ndëshkuar në të gjitha zgjedhjet partinë e Xhaferit dhe Thaçit dhe kanë përkrahur kaurin enverist Ali Ahmetin, pasi ky kurr nuk ka pranuar se e kemi humbur Shkupin.
Gjithashtu, shqiptarët nuk kanë pasur kurr problem edhe me Ibrahim Rugovën, që mbante fotografin e Papës, ndaj shqiptaret musliman e votonin me shumicë. Sot Isa Mustafa mund të bëhet edhe me musliman se i perfoluri Shefqet Krasniqi, njëjtë edhe shefi i Halil Matoshit, Veton Surroi, më papë se Papa, por s’mund ta kenë shumicën e votave të muslimanëve në Kosovë siç e kishte Ibrahim Rugova. A e dini pse, pergjigjen e keni se këta besonin në riparimin e ish-jugosllavisë me shoqata të ndryshme. Sa herë qe do dalin në zgjedhje do humbin nga simpatizantët e motrave Mustafa, o Halil Matoshi. Un mund të shkoj edhe në Tora Bora, qe ti mua ma preferon, pasi un jetoj në Londër, kam tre shtetsi, por ti ke vetem një të kombit artificial kosovar dhe me siguri një tjetër të Serbisë që e mban ndër kauq, por që nuk e tregon. Te garantoj nga Londra se një ditë do të pajisesh edhe me pasaporte të Shqipërisë etnike dhe do ta fusish kosovarizmin në bërllog! Ne mund të të pranojm si kaur, ama vetem si kaur, jo edhe si musliman deri sa na fyen tekbirin Allahu Ekber dhe ndjenjat fetare islame. Ti pasaportën e Shqiperisë etnike mund ta refuzosh, me zor ne nuk ta japim…
Kush janë kaurët musliman? Enver Hoxha ka pasur babën hoxhë, emrin musliman, por ka qenë kaurë dhe shpirtin e ka pasur te Stalini dhe Lenini. Njëjtë kjo punë është kështu edhe me Ali Ahmetin, vetëm emrin e ka Ali Ahmeti, por balli i tij kurr sexhde s’ka rënë, edhe pse rrjedh nga një familje hoxhallarësh. Sot në Kosovë kaurët musliman janë me bollik. Disa janë edhe konsumatorë të devotshëm të “Skopsko Pivo” dhe keksave serb “Plazma”. Kurse në Maqedoni i kemi pak apo edhe hiq, edhe ata që janë i kemi futur në vrima të miut. Vetëm një e kemi që bëlbzon ende me shpirtin e Enver Hoxhës dhe e ka mik Menduh Thaçin kundër bashkëqytetarit të tij Ali Ahmetit duke i sajuar dosje për të ardhur ai në vendin e tij.
Në Kosovë kaurët ndahen ne dy grupe. Kemi kaurët e Enverit dhe kaurët e notaligjisë për Beogradin. Me kaurët e Enverit mund të bashkëpunohet, edhe pse janë dinsëza, megjithatë në tabanin kombtar janë OK, nuk janë nostalgjik për Beogradin. Pjesa dërmuese janë qytetar normal që i përgjigjen proceseve në mënyrë të natyrshme, siç ishte rasti me LDK-n e Ibrahim Rugovës dhe jo të Isa Mustafës. E sot elasticitetin e Rugovës e ka përvetsuar Hashim Thaçi me partinë e tij PDK-n me të cilën Albin Kurti ka problem dhe s’mund të ballafaqohet me kandidatët e tij në zgjedhje se ka krijuar armiqësi të panevojshme me shqiptarët musliman shumicë të Kosovës.
Cilët janë kaurët e dëmshëm “musliman” atëherë në Kosovë? Ata janë analistët e llojit të tipit të Halil Matoshit, Enver Robellit e ca të tjerëve që nuk përtojnë të sajojn edhe komb kosovar, që në xhep mbajnë raki smederefka dhe mundohen të na shesin mend nga ndonje pub i Prishtinës për shoqëri multietnike në Maqedoni. Ani kujt, neve që kombit i kemi dhënë dy nobelista, pa dallim feje, ua kemi dhënë edhe alfabetin që këta dinsëza na fyejn identitetin tonë fetar islam, e shumë tjera. Këta pinjolla per shefa njohin: Arben Xhaferin dhe Veton Surroin, edhe njeri edhe tjetri, gjatë këtyre dy dekadave i kanë mjelë të huajt dhe shqiptarët në emër të shqiptarisë dhe janë bërë kapo bandat me pasuri të pamerituar, ndaj nuk është çudi pse vjedhin vnerë kundër fuqisë të shtetit modern Turk në rajon si anëtare e NATO-s dhe mundohen ta paraqesin historinë me parametrat e shekujve të kaluar dhe nuk shohin përtej hundëve të tyre asgjë më shumë për të kuptuar aleancën e pathyeshme të shqiptarëve me Amerikën, Britaninë dhe Turqinë në proceset e reja globale.
Sa herë kur ndodh diqka në Maqedoni, këta i dalin në ndihmë Menduh Thaçit, që haptazi u deklarua në konferencë për shtyp kundër protestave dhe thirri shqiptarët të mos dalin dhe i quajti thirrrësit e tyre sajesa të shërbimeve serbe, duke përfshirë këtu edhe Diogardin, ambasadën amerikane në Shkup, diasporën shqiptare në Amerikë, Evropë, Lëvizjen e FKSH-së, Bardhyl Mahmutin, autorin e këtij teksti, listën e Shqipërisë natyrale të Koço Danajt, që thanë dilni dhe protestoni kundër diskriminimit dhe sistemit unitar të pushtetarëve të Shkupit. I vetmi që dështoi mbeti Aleanca Kuq e Zi e Kreshnik Spahiut dhe matematikat gabim të Albin Kurtit. Tash me kujtohet shkrimi i Kalosh Çelikut, na erdhën faqezinjët edhe në Shkup!?
Ky që na quan sajesa të shërbimeve serbe është person nongrata në Perëndim dhe kurr hiq këmba e tij nuk ka guxuar me shkelur tokat anglo-amerikane. A e dini pse, pergjigjen gjenja vet pasi në shtetet slave ky i ka dyert hapur deri sa edhe paguan sigurimca pensionera të UDB-së nga e kaluara kundër atyre që nuk mendojn si ai.
Mirëpo dexhalli nuk do të ishte dexhall me PHD në Mashtrim nëse nuk do t’i bind fallangat e tij se ky e ka patjetër kështu të deklaron, se me zemër edhe ai thërret tekbir Allahu Ekber, nuk është si Alija që kur ballin sexhde s’i ka rënë. Kjo pozitë e tij kështu bëhet edhe me keqe, munafikllak, dyftyrsi, ngase shqiptarët musliman në fillim të Kuranit janë të qortuar nga Allahu të kenë kujdes nga kjo kategori e njerëzve. Ndaj Ali Ahmeti çdo here ka fituar zgjedhjet në Maqedoni, ka qenë kaur, por kaur i Enverit, kurse ky tjetri si kaur është marr dhe ende mirret me dosje të Beogradit. Rahmet te past shpirti, o dr. Asllan Selmani! E kishte pas kërcnuar me dosjet e Dosta Dimovskes, nëse nuk bënë çka të them un, ta nxjerri dosjen se ke qenë udbash. E ky, dr. Asllani Selmani e kishte pas çuar në RR. S. me këngën e Adelina Ismailit. Nëse ka dikush që i rrin këtij Toptani shkaku i kërcnimeve të tij, sa më parë ikni sa nuk ju ka rrok tërmeti.
Ja kujtoj deklaratën e tij te zyrja e LSH-së në Shkup, që me Mashtrim e thirr në partinë e tij liderin e ri te saj, që më vonë të amortizon aktivitetin politik të tij “un gjithnjë kam qenë per federalizim, por kam pasur konsiderate faktoret e huaj per mosndryshimin e kufijve”. Ja kujtoj poashtu deklaratën në ambasadën amerikane të publikuar në Wikileaks se “platforma ime është për Marketing, por vet un nuk mendoj ashtu…” Ndaj apeloj te anëtarsia e kësaj partie të jenë syçel dhe ta largojnë këtë munafik qe ka PHD në “deception” dhe jo ne stomatologji. Rahmet te past shpirti, o Jakup Hasipi!
Shkupjanët e kanë lehte me kaurin Ali Ahmetin për ta larguar nga BDI-ja, por ju në Tetovë duhet ta kryeni misionin e juaj. Numri i juaj në protestë nuk ishte me numër të konsiderueshëm si në Shkup. Rritni protesta para të dy selive, jo vetëm te njëra. Menduh Thaçi s’ka seli në Shkup dhe nëse ka, do ta ketë në çajtore me ndonjë skutë. Nese ai ende nuk largohet, atëherë hudhnja librezat para zyrës së tij në protestën e ardhshme. Vetëm duke i hjekur këta dy pole të kundërta shqiptarët e Maqedonisë mund të ecin përpara dhe sistemi i shteti unitar do të shkatrrohet dhe procesi i integrimeve do të dezhbllokohet.
Të jeni të sigurtë se këta dy vetëm atëhere do të flasin për bashkëpunim, por jo. Pendimi i tyre nuk do të pranohet nga shqiptarët shumicë musliman, është vonë. Do të shihni se do të përpiqen të kërkojnë ndihmë te kaurët slav se janë zënë ngushta nga radikalizmi islam shqiptar në Maqedoni, nga “haxhiqamilët e Shkupit”, sa qesharak do të dalin atëherë se nuk është koha e princ vidave dhe e magogëve të fuqishëm ruso-serb të para 100 vjetëve, janë në fundin e vdekjes në këto toka që quhen iliri.
Vetem me tekbir “Allahu Ekber” keto dy lider mund t’i largojmë dhe t’i fusim në kantat e bërllogut. Ata që nesër do të pretendojnë vendin e tyre në përfaqësim të shqiptarëve do të marrin shembullin e këtyre dyve dhe do të jenë më ndryshe. A ju kujtohet kush reagoi për Gadafin kur me tekbir e ekzekutuan, i vetmi reagim që erdhi, pa dyshim, ishte reagimi nga magogi rus Vladimir Putin… sa qesharak që jane kaurët “musliman” kur na sulmonjnë se me “islam radikal” po ua prishim imixhin e rakisë “smederefka” dhe birrës “skopsko”… Ju sigurojm se kemi ca, por vetëm ca që në dukje ju duken se janë si Bin Ladeni, por dosja e tyre është kriminele dhe asgjë s’kan të përbashkët me fenë e Allahut dhe si mbrotje ata kanë strukturat e policisë. Ata askund s’kanë qenë në protesta dhe askund nuk guxojnë të shfaqen se janë të gjallë se i njohim ne shkupjanët të bëmat e tyre.
Eshtë për t’u përshendetur sjellja e mirë nga Tirana, ishin më të kujdeshëm në lidhje me protestat në Maqedoni, nuk reaguan sikur që reaguan kaurët “musliman” nga Kosova. Në Tiranë u organizua edhe protestë në përkrahje të shqiptarëve në Maqedoni dhe Kosovën Lindore. Tipat e Velos dhe Lubonjave nuk u shfaqen askund, pasi ekonomia e shtetit shqiptar gjatë sundimit të Gruevskit ka pësuar më së shumti dhe janë bërë ngecje të shumë mega projekteve të shteteve të Perëndimit për shkak të mendjemadhësisë me histori të vjedhur të Nikolla Gruevskit me bekimin e magogëve ruso-serb.
Nëse deri tash Ali Ahmeti është thirrur në legjitimitetin e shqiptarëve, duke mbledhur njerëz servil rreth vetit dhe jo të aftë, prej 11 Majit 2012 ai këtë legjitimitet më nuk e ka, lëre që nuk e ka, por i kërkohet edhe përgjegjësi politike, morale, luftarake. Nga kjo përgjëgjësi Ali Ahmeti nuk mund të ikën me shkarkime në partinë e tij. Ai ka një përgjegjësi historike të dorëzojë përfaqësimin në mënyrën sa më të butë të mundshme dhe më më pak dëme deri te një elitë tjetër politike që është në ardhje me emrin e një koalicioni të madh shqiptar në Maqedoni ku do të përfshiheshin të gjithë, por ku aty nuk do të ketë vend për Menduh Thaçin, jo pse nuk dojmë, por ku shkel këmba e tij, aty bari ma nuk mbinë. Kush do tjetër prej PDSH-së po, por Menduh Thaçi dhe Arben Xhaferi jo. I pari ka vizën e ndalesesë me shkelur mbi tokat e miqëve tanë anglo-amerikan, kurse ky i dyti ka problem me shqiptarët musliman dhe aleatët e fuqishëm dhe besnik të miqëve tanë amerikan, Turqin dhe Arabinë Saudite.
Këshilli organizativ i Shkupit duhet të vazhdoj punën e protestave çdo të Premte para selisë se Ali Ahmetit, në mënyrë paqësore, pa dhunë, pa incidente, me dinjitet, deri sa ky ta lëshoj qeverinë 3 të Gruevskit. Ju në Tetovë duhet ta bëni të njejtën me Menduh Thaçin. Tash më pjesa dërmuese e shqiptarëve të Maqedonisë janë lidhur rreth idesë së Diogardit të veprohet ndryshe. Kjo iniciativë ka qenë e dhënë para zgjedhjeve parlamentare, por atëherë refuzimi erdhi nga kapricat e interesave personale të shkurtpamësisë, kurse tani të gjithë subjektet tjera janë pro Diogardit dhe Lobit shqiptar në Amerikë dhe Evropë. Këtë apel e riaktivizoi Bardhyl Mahmuti, e pranuan edhe të tjerët, shoqatat e ndryshme dhe lëvizja FKSH, por e pranoi edhe Rufi Osmani dhe të tjerët me rend, duhet t’i thirrim brenda në këtë koalicion edhe studentët, forumet e ndryshme, shoqatat humanitare në Maqedoni dhe të veprohet bashkarisht që palës tjeter t’i japim ofertën e fundit serioze se ka po shkon Maqedonia? E doni me ne, apo në të kundërtën e paguni haraqin dhe e ndajmë, por jo siç ka menduar Arben Xhaferi dhe Menduh Thaçi pa Shkupin.