Për zgjidhje të plotë të çështjes shqiptare
Ngjarjet e dhjetë vjetëve të fundit dhe sidomos ato të këtyre ditëve tregojnë qartazi se çështja shqiptare në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë dhe çështja shqiptare në Maqedoni mbeten të pazgjidhura. Shqiptarët që jetojnë në këto territore janë të nënshtruar në vazhdimësi presioneve dhe dhunës së pushtuesve serb e maqedonas, me të vetmin qëllim: spastrimin e këtyre hapësirave nga shqiptarët.
Institucionet shtetërore të Prishtinës dhe të Tiranës dhe partitë shqiptare në Maqedoni, Preshevë, Bujanoc e Medvegjë në vend të reagimeve të rëndomta duhet urgjentisht ta shtrojnë hapur këtë çështje. Përndryshe, ne do të vazhdojmë të reagojmë “ashpër”, ndërsa pushtuesit do të vazhdojnë ta bëjë punën e tyre deri në shqiptarin e fundit.
Lëvizja për Bashkim përkrahë demonstratat e shqiptarëve Maqedoni dhe Kosovë Lindore dhe kërkon nga të gjithë faktorët vendorë dhe ndërkombëtarë që të angazhohen seriozisht për zgjidhjen çështjes shqiptare në Maqedoni e në Kosovën Lindore.
Lëvizja për Bashkim
Prishtinë,
5.5.2012