image

Protestuesit të cilët kanë shprehur sot revoltën kundër arrestimit të shqiptarëve në aksionin “Monstër”, pas përfundimit të protestës para Qeverisë së Maqedonisë, janë nisur drejt Komunës së Çairit, objektin e së cilës e kanë goditur me gurë dhe gjësende të tjera, duke thyer xhamat e saj. Të punësuarit në Komunë kanë qenë të detyruar të largohen nga objekti. Policia për momentin po heton rastin dhe ka bllokuar rrugën që çon drejt Komunës, ndërsa protestuesit janë shpërnda, raporton KOHA.