Protestuesit nga Qeveria drejt Bit Pazarit: Shqiptarët nuk janë terroristë dhe radikal islamik4 maj-Protesta ka kaluar e qetë dhe se ka pasur tentime individuale nga ana e protestuesve për të përplasur me pjesëtarë të njësive speciale policore

Protestuesit janë larguar nga Qeveria në drejtim të Bit Pazarit , ku edhe janë rrëzuar disa kontejnerë bërlloqesh dhe janë djegur në rrugë.Akoma nuk dihet marshimi i tyre i mëtejm, për shkak se bëhet fjalë për turma të mëdha njerëzish, një pjesë e të cilëve është shpërndarë pas protestës para Qeverisë, kurse disa jane drejtuar drejt komunes se Çairit.

Protesta ka kaluar e qetë dhe se ka pasur tentime individuale nga ana e protestuesve për të përplasur me pjesëtarë të njësive speciale policore.

“Vrasës”, “Kaurë”, “Pederastë politikan”, “Poshtë partitë”, “Ndal proceseve të montuara politike” kanë qenë disa nga parullat e tjera që janë dëgjuar nga protestuesit.