Nuk i bleu “Play-Station”, djali 4 vjeçar vret babainRIYADH-Një 4-vjecar i inatosur vrau babain e tij sepse nuk i bleu “play station”. Ngjarja ndodhi në Arabinë Sauditë në jug të qytetit Jizan.

Sipas mediave arabosaudite, 4-vjeçarit të llastuar i ishte premtuar më pare blerja e kompiuterit dhe vrasja ndodhi pasi babai u rikthye në shtëpi pas pune pa “Play-Station”.

Sipas të përditshmes arabe “Arshad”, babai ishte zhveshur dhe kishte lënë armën poshtë, të cilën e mori menjëherë fëmija që qëlloi disa herë, duke e lënë të vdekur në vend prindin. Dinamika e ngjarjes ka bërë policinë të besojë se bëhet fjalë për një vrasje të paramenduar, diçka e pabesueshme, duke llogaritur dhe moshën e vrasësit.

Sipas “Arshad”, fëmija kishte luajtur më parë tek disa miq të tij disa lojra që përfshinin veprime të dhunshme dhe vrasje, duke zhvilluar kështu një karakter agresiv