Itali, 80-vjecari seks me 3 femra, vdes në hotelin e luksit

MILANO- Një 80 vjecar nga Venecia ka vdekur në mënyrë të pazakontë dhe mediat italiane ngrenë pyetjen nëse e dinte ai se çfarë po i shkaktonte vetes. Nata e shfrenuar, ka qenë e fundit për të.
Biznesmeni i pasur, ka zgjedhur një hotel luksoz në Milano, aty ku kanë fjetur yje si d’Annunzio, Charlie Chaplin, Peron Evita, Woody Allen, Take That dhe Madonna, për të kaluar natën me tre femra.
Në dhomën e hotelit polica ka gjetur viagra dhe doza kokaine, përzierja e të cilave duket se ka qënë fatale për të.
Nga përdorimi i këtyre përzierjeve 80-vjecari ka pësuar një atak kardiak, ka rënë në koma e më pas ka vdekur.