Tepelenë, gjendet i vdekur policiGjendet i vdekur në Tepelenë 46-vjeçari, Ylli Elmazaj, me profesion polic në burgun e Bënçës në këtë rreth. 

Elmazaj u gjet i pajetë në banesën e tij, të cilën e kishte marrë me qira në orët e pasdites së enjte.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe nga hetimet e para dyshohet se bëhet fjalë për vetëvrasje. Burime nga uniformat blu pohojnë se 46-vjeçari i ka dhënë fund jetës me armën e tij.

Dyshohet se shkak i vetëvrasjes është bërë depresioni, megjithatë hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.