Ambasadorët: 'Kujeds me paqen'
Krerët e misionit të Bashkimit Evropian, NATO-s, OSBE-së dhe SHBA-së sot lëshuan deklaratën e mëposhtme:
“Ne dënojmë vrasjet e tmerrshme që ndodhën në afërsi të fshatit Smillkovë dhe shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet e viktimave.
Jemi në dijeni se autoritetet po hetojnë këtë krim dhe janë në kërkim të autorit apo autorëve. Ne mbështesim përpjekjet e qeverisë që të vazhdojë procedurat hetimore dhe juridike në mënyrë sa më të shpejtë të mundshme,i dhe inkurajojmë bashkëpunimin e qytetarëve në grumbullimin e të gjitha informacioneve në dispozicion lidhur me këto vrasje.
U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të qëndrojnë të qetë, të përmbahen nga spekulimet apo pohimet e pabazuara, dhe të tregojnë durim për rrjedhjen e procesit hetimor. Kur qytetarët inkuadrohen në dhunë apo bëjnë përpjekje për të marrë ligjin në duart e tyre, kjo vetëm se largon policinë nga hetimi dhe e bën më të vështirë nxjerrjen e vrasësve para drejtësisë. “