Ngecja e Maqedonisë do të aktivizonte radikalizmin

Ngecja e procesit evroatlantik për Maqedoninë do të nënkuptonte aktivizim të sërishëm të radikalizmit dhe nacionalizmit.Këtë e ka theksuar kryeministri shqiptar Sali Berisha në një intervistë për servisin shtetëror turk TRT, duke folur mbi zhvillimet në vendin fqinj.

“Bllokimi i procesit evroatlantik, për Maqedoninë do të nënkuptonte aktivizim të sërishëm të radikalizimit dhe nacionalizmit, dhe kjo aspak nuk është e nevosjhme në këtë koment”, ka deklaruar kryeministri Berisha.

Ai ka nënvizuar se me rëndësi të veçantë për rajonin është zgjidhja e kontestit të emrit.

“Sipas meje, është e nevojshme që të ketë marrëveshje në raport me kërkesën për ndryshimin e emrit dhe të emrave të rinj, në kontestin për zgjidhjen e emrit të Maqedonisë. Të dyja palët si Athina ashtu edhe Shkupi duhet të bëjnë lëshime dhe në një mënyrë të arrijnë marrëveshje”, ka theksuar kryeministri shqiptar.

Ai ka shtuar se shpreson se në Samitin e NATO-s në ]ikago do të arrihet ndonjë zgjidhje për kontestin e emrit. Berisha ka komentuar edhe marrëveshjet e fundit midis Prishtinës dhe Beogradit, duke nënvizuar se shpreson se të dyja palët të respektojnë marrëveshjet.