Thyhen xhamat e xhamisë në fshatin Sopot të Kumanovës

Në fshatin Sopot të Kumanovës është njoftuar nga banorët për demolimin e xhamisë së fshatit nga persona të panjohur.

Policia është informuar me rastin, ndërsa në vendin e ngjarjes është konstatuar se janë thyer disa xhama të xhamisë. Deri tani nuk dihen autorët e këtij akti makabër, ndërsa banorët kanë apeluar që organet e rendit të zbulojnë vandalët. 

Ky është sulmi i radhës ndaj një tempulli fetar islam, pas atyre në rajonin e Manastirit dhe Prilepit. MPB ka theksuar se janë ndërmarrë të gjitha masat në drejtim të zbardhjes së këtij rasti në fshatin Sopot të Kumanovës. (INA)