LULZIM Z. HAMIDI  ,, Partitë politike të cilat nuk ndëgjojnë zërin e anëtarësisë,që nuk respektojnë vlerat e individëve në rradhët e veta,dhe që nuk freskojnë subjektin politik dënohen me shuarje të dalëngadalshme.,,  !!!

Shumë autorë  kur shkruajnë rreth çështjes së demokracisë brendapartiake , rëndësi të posaçme i kushtojnë marjes së vendimeve,mënyrës përzgjedhjes së personave për funksione politike,partiake ,shtetërore…,mënyrës së zgjedhjeve brendapartiake , konkurencës .!Gjithashtu sipas tyre freskimi i rradhëve të subjekteve politike me anëtarë të rij duhet të jetë vizioni partiak.Shpërblimet , lëvdatat dhe avancimet politike duhet të jenë pjesë e politikës së elitës së organizatës , por në një fazë kur do të vërehet një pozitivitet në punën e të ,,nominuarve,,!!!

Kur në arenë politike  fillon proçesi i ashtuquajtur, rikonstruim i bartësve të funksioneve ,subjektet politike shëndrohen në qendra  të interesimit.! Është i çuditshëm ky fenomen,por edhe i rëndësishëm.Sikur bëhet ringjallje e anëtarësisë,simpatizantëve dhe atyre që në ndonjë mënyrë u preket privilegji të cilin kanë gëzuar një kohë të gjatë , duke qenë pjesë e elitës udhëheqëse të organizatës politike . Kjo çështje e angazhimeve partiake,në funksione politike të individëve të ndryshëm , kërkon së pari një respekt ndaj parimit të vlerave,personalitetit,karakterit ,patriotizmit  dhe guximit .Nëse një person i posedon këto vlera që do ishin  fakte se do të ketë rezultate gjatë punës së tij  në fushën e ,,mbrojtjes , dashurisë  dhe  përparimit   të popullit,,atëherë dhënia e besimit për të ushtruar një funksion politik justifikohet në fazën e parë.Por nëse një funksionar ,nuk është në vijën e realizimit të të lartëpërmendurës , bile edhe ka dështime në punën e tij,atëherë falë vetëdijes që posedon një individ ,e që e dallon nga bota tjetër e gjallë , ai do të tërhiqet , duke lëshuar vendin dikujt që do të punonte në një mënyrë tjetër ,krejt në dobi të popullit  të vet.!

 

Ditëve të fundit jemi dëshmitarë,duke u ndërlidhur me të lartëshënuarën ,të nje ataku të ashpër ndaj partive politike shqiptare e në veçanti ndaj partisë politike ,participiente në pushtetin egzekutiv,ligjëdhënës dhe gjyqësor ,për shkak të ngjarjeve të arestimit të disa të dyshuarve në vrasjen e paradokohëshme të pesë personave.Këtu do të bëj një digresion dhe do të them se MPB , pushteti gjyqësor  dhe çdo deklaratë e dhënë nga ndonjë funksioner politik nuk  hanë bukë në popull,sepse në të kaluarën janë bërë aq gabime nga këto institucione sa që edhe sikur  çdo gjë të jetë e vërtetë,askush nuk beson.Ky është ai fenomeni i pabesueshmërisë tanimë i mbjellur në qytetarët tonë dhe tregon gjendjen momentale në vendin ku jetojmë.Prandaj edhe përmenda demokracinë brendapartiake , duke aluduar në mënyrën e zgjedhjeve të bartësve të pushtetit sipas shijes së anëtarësisë dhe qytetarëve,që kjo situatë të tejkalohet e jo të vazhdohet edhe më tutje duke ripërsëritur fuksionerët dhe duke i shëndruar në njerëz të paprekur.!

Demokracia brendapartiake nënkupton udhëheqjen apo ushtrimin e pushtetit partiak nga ana e anëtarëve.Nëse vendimet në një subjekt nuk meren nga anëtarësia me asistim të simpatizantëve ,atëherë për atë parti politike mund të flasim se nuk ka demokraci brendapartiake dhe shumë shpejt ky subjekt do të shkojë në margjina dhe dalëngadalë do të shuhet.!Pse e them këtë!?

Sepse nuk egziston egziston demokracia brendapartiake dhe ka një shkelje evidente të drejtave të anëtareve të subjektiteve politike .Disi shkohet në atë mënyrën të keqshijuar në monizëm , ku të servohej një individ dhe sikur në lojë të urdhërohej ,ja zgjidh.!E çfarë të zgjedhish kur ke vetëm një kandidatë.?!Bile edhe kandidatët nëper organet më të ulta të partive politike , nuk kanë ndonjë vizion se si do të udhëheqin ,por thjesht pa programë pune  thonë dy tri fjalë të mësuara përmendsh nga e kaluara e afërt komuniste në stilin e ,,falemenderimit për zgjedhjen dhe se punët do të kryhen në mënyrë të përkryer,,.Dhe kaq,u zgjodh një një lider i ri lokal që do ta ketë fjalën kryesore në çdo moment,për çdo punë dhe do të  jetë rrobaqepës për çdo asistencë qoftë në rrafshin më të ngushtë,qoftë të takohet me kryetarët e degëve,ministrat bile edhe me liderin partiak,duke vulosur ardhmëritë e anëtarëve ashtu ,kuturu,pa mos respektuar vlera.!

E dyta,e që mendoj se është e rrendësishme për një subjekt politik serioz,është mënyra e zgjedhjes së bartësve te funksioneve në pushtet,punësimeve eventuale,anëtarë nëpër qindra komisione e këshilla,(që për fat të keq shumica e anëtarësisë nuk kanë njohuri,sepse më mirë të jesh anëtar i një komisioni të parlamentit ,se sa një mësues,sepse pagën atje e ke së paku 40000 denarë).Por kjo nuk është më e rrëndësishmja!Është mënyra e praktikimit të një fenomeni ku njerëz që në një mes nuk i duan,nuk  i respektojnë ,zgjidhen në vende për të cilat nuk kanë dijeni të mjaftuar për të udhëhequr,bile edhe me mandate të pakufizuara,individë që kanë një punë profesori universitar ,janë edhe në së paku dhjetë komisione apo këshilla !Prandaj nuk mund të ketë demokraci brendapartiake!Mund të ketë vetëm elitarizëm partiak,të përzier me nepotizëm dhe mospërfillje të vlerave individuale!Këtu dhe është problemi i paraqitjes së keqmenaxhimeve të ndryshme,pakënaqësi në anëtarësi,korupcioni dhe keqpërdorimi i detyrës nga padituria dhe që është më e keqja ,rezultatet sa i përket popullit atje poshtë ,në këtë rënditjen vertikale është e mjerueshme.!Sot nuk të duhen vlera të asnjërës natyre,sot të duhen antivlera që të mund të përparosh edhe në karierë edhe në pasuri.!!!!Aty ku nuk ka rrend,aty nuk mund të ketë progres,ashtu siç nuk ka demokraci brendapartiake ,nuk mund të ketë parti politike të fortë!!

E gjithë kjo ,por edhe diç që nuk më lejon koha  ta paraqes në këtë moment , ka krijuar një pabesueshmëri në parti politike , pushtet, bartës të pushtetit…….!!!!

 

 

maj,06. 2012.                                                                                                         Lulzim Z. Hamidi prof.

                                                                                                          lulzimz-hamidi@hotmail.com

                                                                                                                              070875833