MPB heton të arrestuarit në Novosellë
| 14/05/2010 12:41:17 | |
![]() |
|
|
Të arrestuarit në Novosellë pohojnë se armët i posedonin nga konflikti i vitit 2001, mirëpo MPB ka shprehur dyshime për mundësinë e përfshirjes së tyre në grupin e vrarë në Radushë Në aksionin e mbrëmshëm të policisë në fshatin Novo Sellë të komunës së Zhelinës është arrestuar 59 vjeçari Demir Miftari dhe tre djemtë e tij, në shtëpinë e të cilit janë gjetur armë. “Ka disa indikacione për përfshirjen e këtyre personave në aktivitetet me disa prej personave që ishin pjestarë të grupit të eliminuar në Radushë. Në bisedën nuk bën të ditur se përse disponon me armët, por MPB po vazhdon të punojë në këtë rast, por edhe në verifikimin e qëllimeve të tij, kontaktet me grupin në Radushë dhe përfshirjen e mundshme edhe të personave të tjerë në këtë grup”, ka bërë të ditur zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski.
Sipas MPB-së në shtëpinë e tij u gjetën pushkë automatike, pistoleta, mina dhe municion. “Pronari i armëve pranoi veprën dhe bëri të ditur se ai vetë e kishte porositur dhe fshehur armatimin dhe se pjesa më e madhe e tyre e ka origjinën nga konflikti i vitit 2001”, ka theksuar Kotevski. Gjatë ditës kundër tij do të ngritet padi penale për armbajtje pa leje dhe tregti me armë. (INA) |
|
