Bashkimi Demokratik Kombëtar përmes një komunikatë për shtyp reagoi ndaj incidentit të djeshëm të armatosur, ku humbën jetën katër të rinjë shqiptar.

“Incidenti i djeshëm i armatosur, ku humbën jetën katër të rinjë shqiptar, ashtu si edhe zbulimi i para disa ditëve i një sasie të madhe të armëve në afërsi të Bllacës, ne si Bashkimi Demokratik Kombëtar-BDK, vlerësojmë se ka krijuar një situate me përmasa të mëdha të pasigurisë tek të gjith shqiptarët”, thuhet në komunikatën e BDK-së.

BDK thotë se, kjo rikujton vazhdimsin e incidenteve të mëparshme, ku poashtu viktima kanë qenë të rinjët shqiptar, gjë që e bën të dyshimt këtë aksion.

“Pas gjith kësaj që po ndodh, në hapsirën shqiptare në Maqedoni është mjaft alarmante, prandaj ne mendojmë se partit politike shqiptare nuk duhet të sillen me komoditet dhe të vazhdojnë aktivitetet me bërjen e politikës ditore, meqë kjo nuk po ndodhë diku nëAfrikë, por në Radush, Rashçe apo Bllacë të Shkupit, rajon i banuar me shqiptar”, thuhet më tej në komunikatë.

BDK, kërkonë që më në fund, të lehen anash interesat partiake, para interesave të përgjithshme kombëtare dhe urgjentisht të organizohet një takim i udhëheqësve të të gjitha partive politike shqiptare, në të cilin do të diskutohet rreth kësaj që po ndodh aktualisht në Maqedoni, si dhe rreth pozitës së shqipotarëve.

“Vetëm me një qëndrim të përbashkët politik, nga një takim i tillë, do të mund të krijojmë kushte dhe rrethana të reja për menaxhimin e kësaj krize. Këtë partit politike ua kan borxh qytetarëve shqiptar të Maqedonis, sepse pikërisht politkat e tyre të dështuar deri më tani, kanë sjellur popullatën në këtë krizë, që kanë për epilog ngjarje tragjike”, thuhet në fund të komunikatës.