Kjo është bërë e ditur nga drejtues të Shoqatës Maqedonase të Veteranëve të Mbrojtjes dhe Sigurisë në Maqedoni (SHBMSM). Sipa drejtuesve të kësaj shoqate, në Maqedoni po përgatitet një krizë e kontrolluar në rajonin përreth fshatrave Vaksincë, Llojan, Sllupçan, Likovë, Haraçinë, Tanushë, Bllacë e deri në Jazhincë. “Presim eskalimin e gjendjes së sigurisë, megjithë mendoj se kemi kapacitet për t`iu kundërvënë të gjithë këtyre tentimeve për destabilizim të Maqedonisë, ndërsa me këtë bashkësia ndërkombëtare do të kuptojë se me kë kemi punë”, ka theksuar Ivan Babanovski nga kjo shoqatë, i njohur edhe si ish-pjesëtarë i sigurimit dhe profesor në Universitetin e Sigurimit në Shkup. (INA)