Zbulohet edhe një varr masiv me viktima shqiptare i shtetit kriminal serb
Rashkë – Vendi ku është zbuluar varreza masive.
Serbia ka zbuluar një varr masiv, ku gjenden trupat e pajetë të rreth 250 shqiptarëve. Ata besohet se janë vrarë gjatë konfliktit të viteve 1998-1999 në Kosovë. Lajmi është bërë i ditur nga Prokuroria e Serbisë për krime lufte. Zyrtarët kosovarë presin fillimin e shpejtë të gërmimeve. Ata thonë se Beogradi zyrtar e di vendndodhjen e të gjithë të zhdukurve.
“Duke iu falënderuar bashkëpunimit me EULEX-in, sipas informacioneve tona, kemi një varr në afërsi të Rashkës, me rreth 250 trupa. Bëhet fjalë për trupa të shqiptarëve. Kohë më parë, nëse ju kujtohet, para një ose dy vjetësh, është kërkuar ky varr, kemi pasur dëshmitarë që kanë thënë se aty diku mund të gjendet. Megjithatë, atëbotë, varreza nuk është gjetur”.
“Tash mendojmë se kemi lokacionin e duhur dhe do të bëjmë gjithçka që të kryhen sa më parë çështjet teknike, që të ekshumohen trupat dhe, natyrisht, me procedurë të rregullt t’u jepen të të afërmve”, tha në një deklaratë për Byronë e Radios Evropa e Lirë në Beograd zëvendësprokurori për krime lufte, Bruno Vekariq.
Zëvendëskryeministri Ramë Manaj, që njëherësh drejton takimet e komisionit qeveritar për të pagjeturit, tha se informacioni për këtë varr masiv ka ekzistuar kohë më parë, por pala serbe, sipas tij, asnjëherë nuk ka gërmuar në vendin e duhur.
“Ne kemi pasur informacion se numri duhet të sillet mes 200 dhe 450, por në fakt do të shohim se sa do të jetë numri i trupave të varrosur aty. Aty, vite më parë, janë bërë gërmime, por nuk janë bërë pikërisht në vendin ku në fakt ndodhen trupat”, tha Manaj.
Në Kosovë figurojnë mbi 1800 të zhdukur nga konflikti i viteve 1998-1999. Zëvendëskryeministri Ramë Manaj i tha Radios Evropa e Lirë se Beogradi zyrtar e di vendndodhjen e të gjitha viktimave.
“Të gjitha krimet që janë bërë, janë bërë nga organet e shtetit serb, nga ushtria, policia, në bashkëpunim me paramilitarët. Ka pasur evidenca të sakta dhe të gjitha informacionet që i kërkojmë që 11 vjet, pritet të vijnë më në fund nga pala serbe”, tha Manaj.
Prokuroria e Serbisë për Krime Lufte ka bërë të ditur se ekshumimi i trupave të pajetë, të gjetur në Rashkë, mund të bëhet pas disa ditësh. Prishtina nuk e ka këtë informacion, ndërkohë që ende nuk dihet nëse do të ketë të pranishëm nga Kosova gjatë ekshumimit.
Deri tani, varri masiv më i madh në Serbi është zbuluar në vitin 2001, në rrethinat e Beogradit. Aty gjendeshin kufomat e 800 shqiptarëve të Kosovës.
një varrezë masive në Serbi

Një varr masiv me rreth 250 trupa të shqiptarëve është gjetur në Rashkë, vendbanim ky në jug të Serbisë. Informacioni është konfirmuar nga vetë Prokuroria e Serbisë për krime lufte.